Back

Sezoni turistik, vihet në punë NST Mobile Himara, rrit sigurinë e furnizimit me energji për zonat turistike

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, në kuadër të masave që ka ndërmarrë për furnizim cilësor me energji elektrike gjatë sezonit të verës, me vëmendje të veçantë kryesisht zonat turistike, ka vendosur në punë prej disa ditësh NST Mobile Himara.Ky nënstacion me një fuqi transformatori 10 MVA 110/35 10kV, do të shërbejë për rritjen e sigurisë së aksesit të zonave përreth me energji elektrike si dhe do të mundësojë shpërndarjen dhe balancim të ngarkesave. Aktualisht nga ana 10Kv, furnizohet me energji fideri H1 i Himarës i cili ka një shtrirje gjeografike nga Panorama në Palasë duke furnizuar dhe gjysmën e zonës së Dhërmiut, zonën e ish-Kampit si dhe Vilat Qeveritare. Nga ky fider furnizohen me energji elektrike 1800 abonentët.Nga ana 35kV e këtij nënstacioni furnizohet transformatori 10MVA 35/10kV i NST Himara e Vjetër dhe praktikisht duke furnizuar fiderat F3 dhe F4 të këtij nënstacioni. Nga këta dy fidera furnizohen me energji 2502 abonentë nga zona e Himarës, Pilur dhe Potamit.Impakti i përgjithshëm I këtij investimi është 4200 abonentë.