Back

Situata në terren nga stuhia dhe rreshjet e deborës; OSHEE: Përmiriësim në raport me emergjencat e viteve të mëparshme

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Sh.a Group, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës.

Aktualisht janë në gatishmëri rreth 2200 punonjës, duke nisur nga Drejtoria e Tensionit të lartë, që ka përgjegjësi për rrjetin 35kV dhe nënstacionet, dhe më tej me 11 Drejtoritë Rajonale përkatëse, të cilat zbatojnë me përpikmëri masat tekniko –organizative, parashikuar në “Plani e Gadishmerisë 2021”.

Në raport me 24 orët e mëparshme, kemi një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike, referuar numrit të fiderave të stakuar, nga 70 në 21 që raporton OSSH.

Problematika e shkaktuar nga moti i keq ka sjellë dëme në rrjetin ajror, rrëzim shtyllash, për shkak të rrëshkitjes së dherave dhe stuhisë. Afro 95% e defekteve janë në zona rurale dhe rurale të thella.
Në disa zona, fshatra në Ersekë, Shkodër, etj, është e pamundur trnsportimi i bazës materiale për shkak të rrugës së bllokuar, që gjë pengon normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

Duhet të kemi parasysh se kemi raste që OSSH duhet të stakojë vetë disa linja si masë e sigurimit teknik, për të parandalimuar rreziqe me pasoja të mëtejshme në dëme materiale, deri dhe jetë njerëzish. Këto stakime ndodhin kur ka shkarkesa atmosferike, reshje shiu, etj.

Vlen për të theksuar se falë investimeve të bëra me nisjen e reformës, situata e paraqitur sot nga OSHEE do ishte tejet e rëndë.

Mjafton të përmendim periudha analoge, si moti i keq i fillimvitit 2015, kur për afro 3 javë kshim 237 mijë abonentë pa energji elektrike, ndërsa sot, nëse do e krahasojmë me pikën kritike që ishte 14 shkurti, ishin 96 mijë abonentë, pra 60% më pak të prekur.

Nga ana tjetër OSSH ka marrë të gjitha masat dhe po i kushton rëndësi furnizimit me energji elektrike institucioneve të rëndësisë së veçantë, duke nisur nga spitalet (sidomos covid19), pompave të ujit të pijshëm, hidrovorëve, etj.