Sqarim për akuzat e PD
Në lidhje me akuzat e PD-së, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se:
Për trajnimet
Tenderi ka qenë i hapur, online dhe i zhvilluar plotësisht me procedura transparente në APP. Thirrja për këtë tender është bërë kohë më parë, prej disa muajsh, dhe nuk u zhvillua befas.
Nisur nga fakti se prej vitit 2011 nuk është kryer asnjë trajnim, shërbimet dhe teknologjitë kanë avancuar, detyrimi ligjor, etj, OSHEE e pa mëse të nevojshme, pas një analize të thellë, në bashkëpunim me institucione të huaja, për të realizuar trajnimin e 5300 punonjësve në të gjithë vendin, nga shoqëri të specializuara në këtë fushë.
E gjithë kjo në shërbim dhe në kërkim të rritjes së produktivitetit, zhvillimit të personelit, motivimit si dhe rritjes së sigurisë së tyre në vendin e punës, zhvillim e tyre në aftësitë e forta (profesionale), aftësive të buta (komunikative dhe sjellimore) si dhe aftësive organizative, planifikuese, zbatuese dhe implementuese.
Menaxhim projektesh
- Aftësi për leadership dhe supervizim
- Ndërtimi i skuadrës së punës (team building)
- Menaxhimi dhe strategjia e burimeve njerëzore
- Aftësi në negocim
- Menaxhimi i kohës dhe rritjes së produktivitetit në punë
- Shërbim klienti dhe komunikimi efektiv
- Siguria në vendin e punës
- Kodet elektrike dhe standartet e sigurisë në punë
- Përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës
- Analizimi dhe planifikimi i sistemit energjitik
- Teknologjitë e reja dhe tendencat ndërkombëtare në nënstacion
- Zgjidhja e problemeve dhe komunikimi i duhur me konsumatorët
- Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja nga rreziku i rëniës së zjarrit
- Përgatitja e trajnuesve të brendshëm të shoqërisë
- Analizimi dhe menaxhimi i riskut
Për shërbimin e eventeve
Procedura është zhvilluar plotësisht transparente, online dhe e hapur, për cilindo që plotësonte kriteret.
OSHEE është ndër kompanitë më të mëdha publike në vend dhe bashkë me reformën e nisur, i është dashur të menaxhojë dhe një fluks aktivitetesh, të nevojshme për të informuar publikun, promovimin e vendimeve të rëndësishme për abonentët, investimet, etj.
Kjo kontratë do t’i mundësojë OSHEE-së realizimin në kohë dhe me standardin e duhur të atyre aktiviteteve që do të konsiderohen me rëndësi.
Shuma 6.5 milionë lekë është vlerë e parashikuar, në dispozicion të aktiviteteve me rëndësi që mund të ketë OSHEE gjatë 2016-2017, për të cilat do të nevojitet shërbimi i agjencisë, sipas parimit kosto për njësi, por nuk është e thënë të shpenzohet e gjitha.
Për shërbimin e makinave
Kontrata për shërbimin e makinave është lidhur në vitin 2010, kur OSHEE (me emërtimin CEZ Shpërndarjes) menaxhohej nga privati.
Kjo kontratë është e formës leasing (qira) operacional, pra kontraktori mer përsipër të ofrojë makina të reja (me 0 km) për një periudhë 3-vjeçare, duke përfshirë mirëmbajtjen periodike dhe të jashtëzakonshme të mjetit, si dhe detyrimet tatimore dhe lokale.
Në kushtet e plotësimit të nevojave për mjete transporti në të gjithë vendin, parimi i “leasing operacional”, konsiderohet me leverdi për kompani të mëdha dhe shtrirje të gjërë.
Procedurat e ndjekura për shërbimet e mësipërime kanë qenë plotësisht ligjore dhe transperente dhe këtë fakt e dëshmon edhe vet PD, e cila sot iu referua dokumenteve të marra nga APP.



