Back

Vidhnin energji me linja të dyta, padi 14 abonentëve në Shkodër

OSHEE vijon kontrollet në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, konkretisht në Rajonin Shkodër.
Kontrollet në katër ditet e fundit bene te mundur kapjen dhe procedimin ne policinë e shtetit të 14 abonentë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës:

Furnizim me linje te dyte
Rilidhje e paligjshme
Pa kontrate, vjedhje

Abonentët e proceduar jane kryesisht nga Shkodra, pjesa ish-komunave, si dhe dy raste i takojne Lezhës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore.