Administratori i OSSH në forumin shkencor “Smart Grid – Nga gjenerimi te shpërndarja e energjisë”, flet për sfidat e sektorit

Administratori i OSSH Petraq Lika mori pjesë në forumin shkencor “Smart Grid – Nga gjenerimi te shpërndarja e energjisë”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.

Në fjalën e tij, administratori Lika u ndal tek situata aktuale e rrjetit të shpërndarjes, strategjia mbi sistemet dhe rrjetet smart.

Ai theksoi se objektivat e punës së kompanisë OSSH janë reduktimi i humbjeve, rritja e arkëtimeve, përmirësimi i treguesve të performancës së rrjetit, rritja e efikasitetit të energjisë dhe plotësimi me fleksibilitet i nevojave për Energji.

Lika tha se bazuar në ligjin “Mbi sektorin e energjisë elektrike” të vitit 2015, në nenin 78 të tij detyrë e OSSH është  përgatitja e një vlerësimi ekonomik për zbatimin e matjes “inteligjente” dhe  një kalendari për zbatimin brenda 10 viteve, i cili do të miratohet nga ministri përgjegjës për energjinë.

“Në vitin e parë parashikohen rreth 320 GËh energji të kursyera, si pasojë e zvogëlimit të humbjeve teknike dhe joteknike”, u shpreh administratori i OSSH Petraq Lika.

Duke iu referuar strategjisë së Matjes, Lika tha se aktualisht  aparatet matëse që disponon OSHEE janë të tipit elektromekanike apo elektronike që i përkasin gjeneratës së shkuar.

“Këto aparate, u shpreh administratori Lika, nuk ofrojnë matje të parametrave të energjise si rryma, tensioni, faktori fuqise etj, nuk arrijnë të transmetojnë të dhëna në periudha të caktuara kohe pranë qendrave të grumbullimit të te dhënave”.

Administratori i OSSH Petraq Lika tha se si objektiv kryesor të saj kompania OSHEE ka pakësimin e humbjeve joteknike, pakësimin e humbjeve teknike dhe përmirësimin e eksperiencës së klientëve.

Lika tha se prej vitit 2007 kur u krijua kompania OSSH e deri në vitin 2020, niveli i humbjeve kryesisht në vitet 2013-2020 ka pësuar rënie nga 44.7 %  në vitin 2013, në 21.4 % në vitin 2020.

Teknologjia Smart Grid ka nisur të implementohet në dy fidera ku deri më tani janë instaluar 2540 Matësa Mono-Fazë, 790 Matësa 3-Fazore, 100 Matësa me Transformatorë të rrymës, 171 Data Control Nodes, 171 Pajisje Komunikimi Modem ëAN

Softëare Grid Ops, Grid Navi/Floë. Administratori i OSSH Petraq Lika shpjegoi gjatë fjalës së tij se objektivat kryesore të aktivitetit të OSHEE se Group janë fokusimi tek përmirësimi maksimal i procesit meter-to-cash (nga matësi tek paratë) dhe ulja e abuzimeve.

“Kjo zgjidhje ofron një mundësi tek OSHEE për të krijuar faturimin ( shpesh i quajtur procesi meter-to cash). Teksa ky proces automatizon mbledhjen e informacionit mbi përdorimin, një gjë e tillë shmang mundësinë për mashtrime”, tha Lika.

Lika tha se OSHEE ka mundur të reduktojë humbjet në rrjet dhe Humbjet joteknike duke shkuar në nivelin e 7%.

Kjo konsiderohet nje rezultat pozitiv pasi humbjet janë nën normat e lejuara.

Në fund të fjalës së tij, administratori i OSSH Petraq Lika tha se  me  instalimin e Sistemit të Matjes Inteligjente dhe Rrjetave Inteligjente, të cilat përfshijnë platformën e vendosjes se matësave inteligjente në konsumatorët fundore, platformën e vendosjes së matësave bilanciere në kabinat elektrike si dhe platformën e verifikimit dhe kontrollit të tyre.

Projektet për implementimin e programeve të implementimit do të sjellin pëermirësime të dukshme dhe të menjëhershme në operimin e rrjetit të OSHEE, përfitime financiare të matshme dhe të menjëhershme, një normë rikthimi të investimit i cili do të financojë investimet e nevojshme për modernizimin e rrjetit.

USAID ka bashkëpunuar me OSHEE për të bërë përmirësime operacionale në rajonet Shkodër, Durrës dhe Vlorë, duke kontribuar për të zvogëluar humbjet, për të rritur të ardhurat, për të regjistruar më shumë klientë në rrjet, si dhe për të rritur sigurinë e rrjetit dhe përballueshmërinë ekonomike të klientëve.

Në bashkëpunim me USAID, OSHEE ka nisur zbatimin e projektit për vendosjen e boxeve kolektive duke spostuar matësat jashtë pronësisë. Gjatë periudhës janar-qershor 2020, me mbështetjen e USAID OSHEE ka p zhvendosur rreth 9 000 matësa të energjisë, duke reduktuar humbjet komerciale në Shkodër, Durrës dhe Vlorë