Back
25 Tetor

Familjet në nevojë, Gjiknuri: Reduktim kamatash abonentëve korrekt

dsc_69761Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela ishin sot në një prej Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit në Tiranë ku bashkëbiseduam me familjarë përfitues nga skemat lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura të energjisë.

Për periudhën 2014-2016 rezulton të jenë nënshkruar në total 424,405 aktmarrëveshje mes abonentëve familjarë dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Rreth 65 mijë prej tyre janë lidhur prej abonentëve me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe me status të veçantë. Deri më tani, nga të gjitha aktmarrëveshjet për familjarë, kanë përfituar reduktim kamatash 225,312 abonentë në vlerën totale prej 4,6 miliard lek.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të familjeve në nevojë, ministri Gjiknuri tha se ata kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen e qeverisë ndërsa vlerësoi faktin se këta abonentë pavarësisht vështirësive ekonomike i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme.

“Janë 424 mijë konsumatorë familjarë të cilët i janë përgjigjur pozitivisht të gjithë këtij aksioni në dy vjet. Po diskutojmë tanimë dhe shqyrtojmë mundësinë që në fund të vitit, të mund të ndihmojmë edhe më tej familjet në nevojë. Pra të fillohet të eliminohet edhe një pjesë e borxheve të vjetra për qytetarët. Kuptohet për ata njerëz që kanë qenë të rregullt, siç keni qenë ju”, u shpreh z.Gjiknuri.

Ju garantoj, vijoi ai, se në fund të vitit do të keni lajme shumë të mira në këtë drejtim. “Të gjithë qytetarët e rregullt që iu bashkuan kësaj reforme kontribuan e ne ju kemi një borxh. Do t’jua kthejmë këtë borxh duke iu bërë lehtësira të tjera financiare. Pse? Kush është i rregullt shteti e shikon. Kontribuon në shtet dhe do të marrësh diçka mbrapsht”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Administratori i OSHEE-së Çela tha se kompania po investon në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes por edhe në përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.

“Sot jemi këtui në një qendër e cila është e re. Është investuar në këtë qendër jo vetëm pllaka e dritare, uniformat e personelit por është implementuar një sistem ku që nga momenti që hyn, secili nga ju merr një numër sipas procedurës që do të kryejë pagesë, ankesë, kërkesë, aplikim dhe ulet në sportelit përkatës. Gjithë këtë procedurë ne e monitorojmë online me kamera nga qendra. Për të parë edhe sjelljen e secilit punonjës”, u shpreh Çela.

Duke u ndalur tek angazhimi për mbështetjen e familjeve në nevojë, Çela sqaroi se po parashikohet që në fund të vitit, specifikisht për kategorinë e familjeve me ndihmë ekonomike, invaliditetit dhe pensionistët kryefamiljarë, të cilët kanë qenë të rregullt me pagesën e energjisë elektrike e të kamatëvonesave në aktmarrëveshje, të ketë një reduktime dhe të mëtejshme.

“Ndoshta edhe një pagesë simbolike dhe zerim të kamatëvonesës. Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja janë duke i parë, duke bërë llogaritë përkatëse dhe brenda Dhjetorit do të dilet me një propozim të ri që besoj do të jetë një ndihmë për familjet tuaja”, theksoi Çela.

20 Tetor

Çela me bizneset në Elbasan: 25% e privatit ka përfituar 50% reduktim kamate

featured-elbason
Mbi 20 mijë biznese kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE për t’i paguar detyrimet me këste lehtësuese, nga e cila rreth 25% prej tyre e kanë paguar menjëherë borxhin ndaj kompanisë, duke përfituar reduktim të kamatës me 50%.

Gjithashtu, kompania OSHEE është duke investuar si në rrjetin shpërndarës, ashtu dhe në atë të shërbimeve, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesave të vazhdueshme të abonentëve për rritje të cilësisë së furnizimit dhe ofrimit të produkteve/paketave që lehtësojnë bashkëpunimin dhe shlyerjen në kohë dhe sa më lehtë të detyrimeve.

Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela zgjidhi qytetin e Elbasanit për të zhvilluar një bashkëbisedim në formë pyetje-përgjigje me abonentët jo familjarë, pra me biznesin.

“Takimin po e zhvillojmë enkas këtu, në ambientet e reja dhe moderne të qendrës së Kujdesit ndaj Klientit në Elbasan, investim ky i OSHEE që synon zbatimin e një sistemi të ri menaxhimi të trajtimit të pagesave dhe kërkesë/ankesave të abonentëve. Janë ndërtuar gjithsej 14 qendra të reja moderne në të gjitha rajonet kryesore të vendit, dhe po punohet për futjen e sistemit të ri menaxhues edhe në 20 qendra të tjera.
OSHEE i ka kushtuar dhe vijon ta ketë në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj abonentit”, deklaroi kreu i OSHEE-së.

KNK-të “moderne”
Me anë të këtij sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap/procedure trajtimin e klienteve, që nga momenti i paraqitjes në sportel, deri në mbyllje të ciklit. Në momentin që paraqitet ne KNK, klienti pajiset me një numër nga kioska e informacionit, me ndihmën e specialistit për përdorimin e pajisjes.

Kioska elektronike ka dy opsione zgjedhjeje për të shtypur butonin e marrjes se shërbimit. Numri që klienti zgjedh përkon me numrin e tavolinës/sportelit ku do të shërbehet. Përmes këtij sistemi bëhet e mundur menaxhimi i radhës së klientëve, shkurtohet koha e pritjes së tyre pasi krijohet një standard kohor për çdo kërkesë/ankesë.

AKM-të, këstet
Duke u ndalur te skemat aktuale, Administratori tha se, aktmarrëveshjet e reja, miratuar në maj për bizneset, kanë trefishuar afatet e shlyerjes se kësteve, dhe kjo ka ndikuar në reduktimin e shumës së këstit.

Mbi 20 mijë kontrata të privatit kanë AKM me OSHEE, deri në gusht 2016, rreth 25% prej tyre e kanë paguar menjëherë detyrimin, duke përfituar 50% reduktim kamate ose 3.2 milionë euro.

KËSTET e rishikuara
Deri në 100 mijë lekë 24 këste (2 vjet)
100,001 – 500,000 lekë 84 këste (7 vjet)
500,001 – 1,000,000 lekë 120 këste (10 vjet)
Mbi 1 milion lekë 144 këste (12 vjet)

*Biznesi që paguan të gjithë detyrimin me një këst, i reduktohet kamata me 50%

Një pjesë e bizneseve të pranishme në takim kishin aktmarrëveshje me OSHEE dhe kryesisht u shprehën të kënaqur për mundësinë e zbatimit të skemës së re, në raport me të parën, pasi shpreheshin ata “kishte afate të shkurtra dhe këste të larta”.

Investimet
Administratori foli pak edhe për investimet në qytetin dhe rajonin e Elbasanit.
“Ka përfunduar në prill 2016 investimi i rikonstruksionit të rrjetit TU të 44 kabinave te tjera të qytetit Elbasan. Vlera investimit rreth 90 milionë lekë. Gjithashtu, kanë nisur në qershor 2016 dy investime të reja, me vlerë 180 milionë lekë në qytetin e Elbasanit”, tha Çela. Sipas tij, në total, investimet për Elbasanin deri në 2016-n arrijnë në 4.7 milionë Euro.

Shqetësim për bizneset ishte trajtimi i çështjes së kabinave private, ku një pjesë e mirë nuk mirëmbahen, duke sjellë pasoja negative në furnizimin me drita për popullatën. Ata kërkuan nga administratori që t’i gjendet një zgjidhje juridike fatit të mbi 12 mijë kabinave në rang vendi, që janë private, për të cilat OSHEE nuk ka asnjë detyrim për t’i menaxhuar.

“Është problem edhe për ne si OSHEE, jo vetëm për ju si biznese. Kemi paraqitur në ERE disa zgjidhje të këtij ngërçi. Megjithatë, shumë biznese kanë pranuar të bashkëpunojnë me OSHEE-në për kabinat private dhe kanë gjetur zgjidhje.

Aplikacioni – OSHEE Mobile
Në fund të takimit, administratori tregoi përmes telefonit të tij, shërbimin më të ri të kompanisë ndaj abonentëve: OSHEE Mobile. Ky aplikacion është i disponueshëm për çdo abonent që ka telefon smart.

06 Tetor

Risia teknologjike, 11 makina elektrike për Policinë e Shtetit

makina-policie
Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, administratori i OSHEE-së z. Adrian Çela dhe Drejtori i Policisë së Shtetit z. Haki Çako morën pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të 11 makinave të reja elektrike në shërbim të Policisë së Shtetit.

Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Përdorimi i këtyre makinave elektrike ofron efiçencë energjitike në transport, kosto më të ulta financiare, reduktim të ndotjeve ambientale dhe reduktim të ndotjeve akustike.

Këto makina furnizohen vetëm me energji elektrike ndërsa për 100 kilometra shpenzojnë 12,7 kilovatorë energji.

Gjatë ceremonisë, ministri Gjiknuri deklaroi se “risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi”.

Për Ministrinë e Energjisë, theksoi z.Gjiknuri, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe ndotjen.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, administratori i OSHEE-së z. Adrian Çela dhe Drejtori i Policisë së Shtetit z. Haki Çako morën pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të 11 makinave të reja elektrike në shërbim të Policisë së Shtetit.

Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Përdorimi i këtyre makinave elektrike ofron efiçencë energjitike në transport, kosto më të ulta financiare, reduktim të ndotjeve ambientale dhe reduktim të ndotjeve akustike.

Këto makina furnizohen vetëm me energji elektrike ndërsa për 100 kilometra shpenzojnë 12,7 kilovatorë energji.

Gjatë ceremonisë, ministri Gjiknuri deklaroi se “risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi”.

Për Ministrinë e Energjisë, theksoi z.Gjiknuri, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe ndotjen.

Fjala e ministrit Gjiknuri në ceremoninë e prezantimit të 11 automjeteve elektrike që do të përdoren nga Policia e Shtetit

Të nderuar pjesëmarrës,

Të nderuar përfaqësues të policisë,

I nderuar kolegu im zoti Tahiri,

Kjo është një ceremoni e thjeshtë por unë kam kënaqësinë që të ndodhem në këtë moment për të prezantuar një risi. Ju e dini se në funksion të reformës në sektorin e energjisë elektrike ka patur një bashkëpunim shumë të mirë mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Policisë së Shtetit. Një bashkëpunim që ka sjellë disiplinimin e pagesave dhe intensifikimin me rezultate konkrete të luftës ndaj ilegalitetit në energji. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OSHEE ka blerë këto automjete elektrike të cilat i dhurohen tashmë Policisë së Shtetit për ti shërbyer edhe më mirë mbështetjes së aksioneve tona kundër ilegalitetit në energji.

Risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi.

Risia është teknologjike sepse këto mjete janë plotësisht ekologjike, janë mjete që furnizohen me energji elektrike. Ka rëndësi për ta ditur publiku, ky është edhe një element promovues, që ka ardhur momenti që ne në Shqipëri të promovojmë një teknologji të tillë për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur shëndetin tonë, për ta ndotur sa më pak Shqipërinë. Po është edhe ekonomike për shumë qytetarë. Është ekonomike sepse kosto e mirëmbajtjes së këtyre makinave, kosto e transportit është jashtëzakonisht e lirë krahasuar me mjetet e tjera tradicionale. Nga shifrat që mësova, mjafton për 100 kilometër shpenzimi do të jetë jo më shumë se 1 euro. Pra, imagjinoni çfarë kursimi përsa i përket energjisë së lëngshme, në këtë rast karburantit, do të jetë përdorimi i këtyre mjeteve.

Për Ministrinë e Energjisë, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe konsumin. Do të kursenin shumë energji, do të kursenin shumë kosto, por mbi të gjitha do të mbronin shëndetin e qyterarëve, do të kishim më pak ndotje.

Unë kam kënaqësinë që ta promovoj me institucionin publik që ka qenë aq shumë mbështetës siç është Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Kanë kontribuar për reformën e madhe energjitike, gjë që na jep mundësi ne për të kontribuar në Buxhetin e Shtetit, por edhe për të promovuar këto politika të reja të eficiencës së energjisë apo energjive të rinovueshme.

Unë dua t’ju falënderoj, gjej rastin ta falënderoj edhe policinë, njëkohësisht le të shërbejë kjo si promovuese e kësaj teknologjie kaq shumë të mirë për interesin publik. Besoj të gjitha institucionet publike do ta shikojnë këtë si një model të mirë, të cilin ne mund ta aplikojmë edhe në shumë raste të tjera.

Ju falënderoj,

04 Tetor

Investimet e OSHEE në Shkodër, Çela: Brenda 2017, 20 mln dollarë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në gjithë rajonin

4shkodra
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE, z.Adrian Çela ka marrë pjesë sot në përurimin e shërbimit të ri të kujdesit ndaj klientit në një prej KNK-ve në qytetin e Shkodrës, e përzgjedhur mes 14 qendrave të kujdesit ndaj klientit ku po zbatohet projekti “Sistemi i menaxhimit të radhës”.

Në fjalën e tij para gazetarëve, administratori i OSHEE, theksoi se ky projekt do të zbatohet në të gjithë vendin për modernizimin e të gjitha qendrave të kujdesit ndaj klientit.

“Falë investimit të OSHEE, prej 55 milionë lekë, me anë të këtij sistemi modern elektronik, kompania monitoron me kamera dhe asiston në çdo hap/procedurë trajtimin e klientëve, që nga momenti i paraqitjes në KNK, deri në mbyllje të ciklit”, u shpreh administratori i OSHEE, Z.Adrian Cela.

I pyetur nga mediat për investimet e tjera që po kryen kompania OSHEE në rajonin e Shkodrës ku përfshihet edhe Lezha, administratori i OSHEE u shpreh se janë investuar dhe miratuar projekte me vlerë 10 milionë dollarë.

“Në qytetin e Shkodrës kemi ndërtuar fidrin unazor që jep garanci maksimale për furnizim pa ndërprerje të energjisë për Spitalin.

Në disa lagje të qytetit si, lagjet “Vakshar-Dracin”, “Tre Heronjtë”, ish Sanatoriumi, “Skënderbeg”, Vasil Shanto, Medrese është ndërtuar rrjeti i ri 20 Kv nga 6 kv që ishte më parë, janë ndërtuar 40 kabina të reja si dhe janë rikonstruktuar të tjera, gjithashtu janë sistemuar dhe vendosur mbi 240 km linja ABC, TM+TU, shtylla, etj, investime këto, të realizuara pas 20 vitesh”, tha administratori Çela.

Sipas kreut të OSHEE, është hartuar projekti për ndërtimin e 4 Fiderave te Rinj 20 KV për N/st e Ri të Bushatit me një vlerë rreth 6.5 milionë USD, i cili do të ketë afërsisht 75 km linje TM përfshirë edhe Kabina të reja dhe rikonstruksion të kabinave ekzistuese.

“Bashkë me parashikimet e 2017-s, totali i investimeve arrin 20 milionë dollar, si kurrë më parë në këto 25 vjet”, deklaroi Çela.

Nga këto investime kanë përfituar rreth 12 mijë

29 Shtator

OSHEE: 5 fidra të rinj, “unazë” për Durrësin

Përfitojnë 60 mijë banorë. Investim, 1.5 milionë euro

OSHEE përfundon një tjetër projekt më rëndësi, kësaj here në qytetin bregdetar të Durrësit. Me një investim prej 1.5 milionë euro, ka përfunduar ndërtimi i 5 fidrave të rinj që dalin nga N/stacioni i Spitallës dhe lidhen në formë unaze me fidrat e N/Stacionit të Shkozetit.

“Ky investim i radhës rrit sigurimin e furnizimit me energji elektrike të abonentëve që marrin energji elektrike nga keto 5 fidera 20 kV pasi do të lidhen unazë me fidrat ekzistues nga N/st Shkozet. Redukton frekuencën e shpeshtë të defekteve, si dhe bëjnë një lehtësim të ngarkesave në rrjetin ekzistues që furnizohen momentalisht nga N/st Shkozet”, deklaroi për mediat, administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela.

Sipas administratorit të OSHEE-së, investimi prek rreth 60 mijë banorë të qytetit të Durrësit dhe dhe jep siguri në menaxhimin më të mirë të ngarkesës në rrjet.

Të 5 fidrat shtrihen në akset rrugore “Aleksandër Goga”, “Aleksandër Moisiu”, “Rrugën e Dëshmorëve”, “Hafiz Podgorica” si dhe “Rrugën Egnatia”, si dhe prek zonat si:
Lagjen nr.7 rruga “Aleksandër Goga”, përballë shkollës “Nënë Tereza, prek Lagjen 8, lagjen 4 te rruga “Egnatia”, pranë shkollës së Muzikës, e deri te Lagja 1, e cila shtrihet nga Porti Detar, “Rruga Taulantia”, etj., përmes një linje 22.3 km të gjatë TM 20 kV.
image5v
Aktualisht në Durrës po investohen për ndërtimin e 4 fidrave të rinj në zonën e Shkozetit, me vlerë investimi 4 milionë euro.

“Kjo zonë, dikur industriale, është kthyer pas viteve ’90 në një “rajon” i tëri informal, i mbipopulluar dhe e me rrjet elektrik të mbingarkuar dhe kaotik, të amortizuar, etj. Këto 4 fidra të rinj do të garantojnë jo vetëm cilësi të furnizimit të konsumatorëve, por dhe siguri pasi do te kemi dy burime te ndryshme furnizimi (pra do të jenë në formë unaze)”, deklaroi Çela.

Deri më tani, OSHEE ka investuar dhe po investon në Durrës rreth 17 milionë euro.

Në të ardhmen pritet të financohen projekte të tjera me rreth 9 milionë euro të tjera, që prekin qytetin, por edhe zonat turistike dhe rurale të qytetit të Durrësit.

P.sh, do të nisë shumë shpejt rikonstruksioni i 22 kabinave, tejet të amortizuara, ku niveli i humbjeve është tejet i lartë, dhe që ndodhen në Durrës dhe përreth.
Pas ndërtimit të tyre sipas standardeve bashkëkohore, me linja ABC, humbjet zbresin në 8%, nga 30% që janë aktualisht, me vlerë investimi 800 mijë euro.

01 Shtator

Sezoni turistik, Çela në Vlorë: Përmirësuam ndjeshëm furnizimin me energji, investimet vazhdojnë

faetured vlore Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, Adrian Çela, ka zgjedhur Vlorën, si një nga zonat më të preferuara turistike për pushuesit vendas e të huaj, për të inspektuar nga afër investimet që po kryhen në rrjetin shpërndarës të qytetit dhe fshatrave përreth tij. (more…)