Back
31 Maj

Merr fund faturimi aforfe në Fier, qyteti me rrjet të ri 20 kv

fier

Nga kjo javë të gjithë konsumatorët e qytetit të Fierit janë të pajisur me matësa të energjisë ndërsa OSHEE i ka dhënë fund faturimit aforfe. Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i OSHEE-së z.Adrian Çela inauguruan përmbylljen e fazës së parë të investimeve për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kv në më shumë se gjysmën e qytetit duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për 20 mijë abonentë ose 100 mijë banorë.

Ministri Gjiknuri dhe administratori i OSHEE u ndalën edhe në një prej shtëpive private në të cilat janë montuar sëfundi aparatët e rinj matës. Kryefamiljari u shpreh se me investimet e përfunduara ka ndryshuar shumë cilësia e furnizimit me energji.

Ministri Gjiknuri deklaroi se reforma në sektorin energjetik po jep rezultat, jo vetëm që ka shpëtuar para të vlefshme nga Buxheti i Shtetit por po i kthehen këto para qytetarëve në investime. “Ky investim do të bëjë që cilësia e energjisë të jetë rritur, qytetarët janë pajisur me matësa e nuk do të ketë faturim aforfe. Këto do të bëjnë të mundur që të konsolidohet rrjeti energjetik shqiptar por mbi të gjitha të ketë stabilitet në tarifat e energjisë madje duke parë dhe mundësitë se si mund të lehtësohen ato gjithmonë e më shumë sidomos për ta bërë biznesin shqiptar kompetitiv dhe për të konsideruar më shumë qëndrueshmërine e sektorit energjetik”, insistoi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, reforma është e suksesshme por qeveria nuk është e kënaqur me kaq pasi ka akoma shumë për tu bërë. “Natyrshëm para qeverisë shqiptare dalin sfida të mëdha përsa i takon reformimit të sektorit elektroenergjetik sidomos hapja e tregut te liberalizimit”, theksoi z.Gjiknuri.

“Ky investim ka një vlerë prej 370 milion lekë të reja. Janë rehabilituar 38 kabina dhe ndërtuar 11 të reja. Janë shtruar rreth 30 km linjë 20 kv. Deri tani funksiononte sistemi i vjetër 6 kv që ishte prej 40 vitesh. Me këtë investim evitohen maksimalisht defektet dhe koha e riparimit të tyre”, u shpreh kreu i OSHEE-së, Çela.

Sipas tij, që nga muaji i ardhshëm do të fillojë dhe faza e dytë e investimit mbi 400 milion lekë të reja dhe brenda Tetorit jo vetëm qyteti por bashkë me rrethinat do jenë me rrjet të ri 20 kv.

Çela tha në qytet ka përfunduar instalimi i matësave dhe nga muaji i ardhshëm, në drejtorinë rajonale Fier që përfshin, Fier, Ballsh, Patos dhe zonat rurale nuk do lëshohen fatura aforfe.

“Nuk bëhet fjalë për Fierin por në disa qytete tjera kemi vështirësi për vendosjen e matësave. Ka edhe familje që po bëhen pengesë pasi nuk pranojnë punonjësit të shkojnë të bëjnë vendosjen e matësave. E kanë të kotë, brenda Qershorit do montohen matësat. Sanksionet me të cilat ato do të përballen nga data 1 Korrik me përfundimin e aksionit për vendosjen e matësave do të jenë shumë herë më të mëdha, sanksione penale dhe financiare. Kush nuk do të pranojë montimin e matësit do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike”, u shpreh Çela.

05 Maj

5 milionë USD për Dhërmiun dhe Himarën, OSHEE: N/stacion mobile për sezonin turistik

dhermiu

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, z.Adrian Cela,  i shoqëruar dhe nga drejtori i Operatorit të Transmetimit Engjëll Zeqo, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e 2 n/stacioneve të reja në Himarë dhe Dhërmi , dy prej zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të verës të cilat kanë shfaqur ndër vite problemet me furnizimin e energjisë elektrike. (more…)

29 Prill

Administratori Çela: E vërteta për rezultatet, reduktimin e debive dhe ankesat

foto

Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarë të mediave të ndryshme në kuadër të prezantimit të bilancit të kompanisë për 2015-n dhe për 3-mujorin e parë 2016.

Takimi shërbeu për të sqaruar ndër të tjera edhe akuzat e shprehura në publik nga opozira në lidhje me mbifaturimet, të vërtetën mbi rikuperimin e borxhit, etj.

Humbjet në vitin 2015 pësuan rënien më të madhe duke regjistruar nivelin e 31.3% nga 37.8 të vitit 2014. Total i arkëtimeve (principali, kamatat, borxhi i vjetër dhe të ardhurat e tjera) arritën në 65.7 miliardë lekë, ose 16 miliardë më tepër se 2014-a.

“Ulja e humbjeve bëri të mundur që kompania të kursente rreth 70 milionë dollarë nga procedurat e tregtimit të energjisë (importi). Këto para kanë shkuar për investime, për rritjen e shërbimeve, modernizmin e teknologjive, etj”, u shpreh Administratori i OSHEE-së.

Falë mirëadministrimit dhe punës në terren, OSHEE arriti të rikuperonte një pjesë të borxhit që abonentët kishin krijuar ndaj kompanisë në vitet 2007-2014.

“Në raport me vitin 2014, debia ndaj OSHEE-së u reduktua me 17.6 miliardë lekë, fatura bashkë me kamata. Disiplina e pagesës së faturave korrente u forcua dhe duket nga të dhënat, pasi në vitin 2014 kishim një realizim të mbledhjes së këtyre faturave në masën 66%, ndërsa aktualisht jemi në 87%. Tregues pozitiv kemi për kategoritë familjarë dhe privatë”, u shpreh Çela.

Borxhi i faturave të pambledhura (pa kamata) ishte 71 miliardë lekë në 2014, ndërsa në 2015 u ul në 68.8 miliardë lekë.

Administratori i OSHEE u ndal edhe te çështjet e ankesave që abonentët kishin ndaj kompanisë.

Në vitin 2015, OSHEE trajtoi 38 mijë ankesa për mbifaturim dhe aforfe. “Theksoj se 12 mijë ankesa i takojnë faturave të vitit 2015, dhe në raport me totalin e faturave të lëshuara nga kompania, ky zë nuk është më shumë se 0.1%. 17 mijë ankesa të trajtuara nga OSHEE në 2015 i takonin faturave viteve 2007-2013 dhe një pjesë 2014-s”, u shpreh ai.

“Mjafton të shikoni të dhënat për të kuptuar që opozita po disinformon, ndoshta nga padituria, qëllimisht, ose nuk e di se ku duan të arrijnë. E vërteta është kjo: faturat e ankimuara nga abonentët nuk kalojnë 0.1% ndaj totalit të faturave. Pjesa tjetër e ankesave të trajtuara nga OSHEE i takon viteve 2007-2013”, deklaroi administratori i OSHEE. Pavarësisht volumit, i është dhënë zgjidhje 95% të ankesave.

Edhe nëse analizojmë 3-mujorin e parë 2016, duke parë numrin e ankesave, kemi 50% më pak se 3-mujori 2015. Për këtë periudhë, kompania trajtoi 8300 ankesa, ku 2200 i takonin viteve 2007-2013 dhe 3800 i përkisnin faturave të vitit 2016.

Administratori i OSHEE u pyet edhe për akuzat e PD në lidhje me shpenzimet për zyra, mobilje, karburant, etj.

“Edhe këtu nuk kuptoj si i kanë ‘shpikur’ këto shifra, më të vërtetë habitem!? Deklarojnë se janë shpenzuar miliarda lek për mobilje, por OSHEE nuk ka paguar më shumë se 1.3 milionë lekë. Për karburantet, kursyem 34 milionë lekë nga mirëadministrimi. Thonë që po investojmë pa eficiencë, por e vërteta është, dhe ju jeni dëshmitarë, se rrjeti i amortizuar, 40-vjeçar kërkon ndëryrje të menjëhershme”, tha Adrian Çela.

Disa nga zërat e investimeve të realizuara:
• Linje TM 20kV 650km
• KabinaTransformacioni 20/0.4kV 480 cope
• Linje Tu me kabëll ABC 641 km
• Ndertim N/st i ri Çorovode
• Rikonstruksion ndërtimor – elektrik N/St Golem
• Fuqëzim N/Stacioni Qender
• Rikonstruksion ndërtimor 13 N/St
• Ndërtim Linje e re 35 kV per furnizimin N/St Dhermi 35/20kV

Në vitin 2015, OSHEE ka lidhur kontrata me vlerë projektesh rreth 7.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2016, parashikohen në masën 9 miliardë lekë!