Back
29 Mars

Shqipëri-Itali, firmoset huaja 35 mln euro për  përmirësimin e rrjetit energjetik

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zëvendësministri i Jashtëm italian, Edmondo Cirielli firmosën marrëveshjen e huasë prej 35 milionë eurosh për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.

Zv/kryeministrja Balluku deklaroi se marrëveshja e nënshkruar kontribuon me investime në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më kritik edhe nën dritën e situatës që preku jo vetëm vendin tonë por mbarë Evropën në vitin 2022 për shkak të krizës energjetike.

 “Përmes kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike”, u shpreh Balluku.

Më poshtë fjala e plotë e ministres Balluku

I nderuar zëvendësministër Cirielli,

I nderuar ambasador,

Të nderuar pjesëmarrës,

Kolegë,

Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është një kontribut i vyer i Qeverisë Italiane, një nga partnerët, por nuk është rasti për të thënë thjesht partnerët, por nga miqtë më të afërt dhe më të vjetër të Republikës së Shqipërisë.

Kështu që kjo marrëveshje sot na bën dy herë të gëzuar edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të ngrohta që populli shqiptar dhe populli italian ka, por edhe për shkak se kjo marrëveshje kontribuon në investime në sektorin energjetik, një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më kritik në Republikën e Shqipërisë, sidomos edhe nën dritën e situatës që kemi kaluar jo vetëm ne, por mbarë Europa dhe bota gjatë vitit 2022, për shkak të krizës energjetike.

Kjo mbështetje që do të firmosim sot, përmes një marrëveshje, vjen në kuadrin e Konferencës së Donatorëve, “Bashkë për Shqipërinë”, një konferencë e cila bëri bashkë të gjithë miqtë, partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Shqipërinë për të gjitha dëmet e ndodhura nga tërmeti i nëntorit 2019-ës. Vetëm para pak ditësh kam qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një konferencë të ngjashme në këtë rast, “Bashkë për Turqinë dhe Sirinë” dhe për të thënë të drejtën sigurisht edhe ne si vend kemi kontribuar në mënyrën tonë modeste, por Shqipëria ishte një vend që ndihej i detyruar dy herë, jo vetëm sepse populli turk është një tjetër popull mik, por nga ana tjetër na është kujtuar momenti i vështirë i shkurtit 2020, kur të gjithë partnerët tanë dhe partnerët italianë sigurisht, miqtë tanë italianë dhe të gjithë miqtë e tjerë ndërkombëtarë, na janë gjendur pranë, duke na dhënë një dorë për të dalë nga situata e vështirë që ishte krijuar nga tërmeti i 2019-ës.

Për të thënë të drejtën nuk është gjithmonë e rëndësishme shuma financiare me të cilën ti mbështetesh, por është i rëndësishëm kontributi shpirtëror, kontributi social që miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë dhënë në ato momente.

Me anë të kësaj marrëveshje shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë euro dhe përmes kësaj huaje ne do të zhvillojmë një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike.

Duhet të theksoj se përmirësimi dhe modernizimi i sistemit energjetik shqiptar ka qenë objektiv strategjik dhe parësor i Qeverisë Shqiptare, duke nisur nga viti 2013. Vëmendje të veçantë i është kushtuar sistemit të shpërndarjes, i cili është ai që ndikon direkt në jetën e qytetarëve. Padyshim prodhimi dhe transmetimi janë dy kolona shumë  të rëndësishme dhe kryesore të sistemit energjetik, por ama përdoruesi, familjari, abonenti apo edhe bizneset janë të lidhur direkt në rrjetin e shpërndarjes dhe është ajo çka ata kuptojnë konkretisht dhe janë të prekur.

Duhet thënë e vërteta. Në vitin 2013 fatkeqësisht ne trashëguam një rrjet totalisht të amortizuar me humbje teknike mbi 45% dhe mbledhje të ardhurash nën 70%. Nga ajo kohë, ne e përsërisim shpesh që situata ka ndryshuar katërcipërisht, nuk bëhet fjalë më për ndërprerje të energjisë elektrike edhe në ditë me mot të keq. Para vitit 2013 Shqipëria vuante errësirën për orë e orë të tëra pikërisht nga humbja gjatë transmetimit dhe gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike rreth 45%, rreth gjysma e saj. Por me të gjitha investimet që janë bërë nga viti 2014 dhe deri në vitin 2022 përllogaritet rreth 470 milionë investime të cilat kanë ndryshuar totalisht tashmë sektorin energjetik shqiptar, sidomos atë të shpërndarjes.

Unë nuk po futem në detaje për të shpjeguar të gjitha ato nënstacione, të gjitha ato kabina të reja apo kilometra të tërë të kabullit ABC që është shtuar dhe është shtruar kudo nëpër Shqipëri, por po ndalem vetëm në faktin e dy viteve të fundit.

Dy vitet e fundit kanë qenë dy vite të vështira pasi ne jemi përballur, ashtu si e gjithë bota, me pandeminë, por edhe me krizën energjetike dhe pavarësisht kësaj situate ne jemi munduar që të investojmë sërish edhe në këto dy vite të vështira duke mbajtur premtimet që ne kemi bërë, duke ulur nivelin e humbjeve që në vitin 2020, para nisjes së pandemisë e kishim rreth 22%, por duke e ulur përmes investimeve edhe në kohë të vështira me rreth 50 milionë, sot e kemi 19.7%. Synimi ynë është patjetër që të arrijmë nivelet e humbjeve teknike europiane, për të cilat ne po punojmë dhe që kjo marrëveshje që do të nënshkruajmë sot do të kontribuojë fuqishëm.

Për ne parësore ka qenë, sigurisht të mbronim qytetarët. Të mbronim abonentët duke mos prekur çmimin e energjisë elektrike. Kështu që na është dashur të jemi më konservatorë përsa i përket investimeve dhe për ti ofruar mbrojtje totale qytetarëve tanë edhe kur na është dashur gjatë vitit 2022, që ishte një vit i thatë, që të dilnim dhe të blinim në importe, importe që jam e sigurt që dhe miqtë tanë italianë kanë pasur të njëjtën problematikë me çmime 10 herë më të larta nga sa ishim mësuar deri në vitin 2021 për megavatorë.

Megjithatë ne duam të shpresojmë, pavarësisht se energjia është një treg i pa parashikueshëm tashmë, duam të shpresojmë që viti 2023 do jetë një vit më i qëndrueshëm. Një vit ku trendi është në rënie, i çmimeve, ka prej kohësh që është stabilizuar si çmim për megavatorë, por nga ana tjetër shpresojmë për shkak të kushteve atmosferike dhe situatës së favorshme që kemi në kaskadën e Drinit, viti 2023 të jetë një vit i qëndrueshëm ku ne të kemi mundësi që të rrisim kapacitetet financiare për investime në fushën energjetike.

Unë dua të falënderoj edhe një herë, të përfitoj nga rasti, për të shprehur vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur me Qeverinë Italiane për përballimin e krizave, që nuk ka të bëjë vetëm me energjinë, por edhe me të gjitha mbështetjet e tjera që ne kemi marrë duke nisur nga emergjencat civile apo edhe shkëmbimin e eksperiencave që kurrë nuk na është refuzuar nga ana e palës italiane, por bujarisht ata na kanë mbështetur me shkëmbimin e dijes, që për të thënë të drejtën ndonjëherë e vlerësojmë pak më ulët se sa i përket shkëmbimeve apo ndihmës financiare. Transferimi i dijes, që krijon kapacitete njerëzore shpesh herë është shumë më i vlefshëm dhe pala italiane gjithmonë këtë e ka bërë me bujari dhe unë dua të gjej rastin sot që ta vlerësoj. Ne jemi gjithmonë të mbështetur nga ekspertë italianë në fusha të ndryshime të pushtetit vendor edhe atij qendror dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë pasi me të vërtetë marrëveshjet financiare janë të rëndësishme, por ngritja e kapaciteteve njerëzore prevalon shpeshherë, në kohë të vështira si këto, ku gjithë Europa pas pandemisë sot është në një lëvizje të fortë demografike përsa i përket profesionistëve dhe krahut të lirë të punës.

Dua ti kthehem dhe një herë marrëveshjes që po nënshkruajmë sot, që është pikërisht pjesë e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer e vjen në momentin e duhur për ti dhënë një shtysë të re investimeve për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike sidomos në veri të vendit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE Grup do të jenë maksimalisht të angazhuara për të realizuar me sukses këtë projekt në funksion të qytetarëve tanë, si dhe të bizneseve të cilët janë kontribuues të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Zotohemi për këtë pasi shpeshherë kemi dhe vonesa burokratike nga të gjitha palët pasi shtetet janë të ngritura mbi themelet e burokracisë, procedurat, letrat dhe gjithçka janë të rëndësishme, por ne do bëjmë të pamundur ambasador që të përshpejtojmë çdo procedurë pasi do të ishte në të mirë të qytetarëve tanë.

Shumë faleminderit për vëmendjen.

23 Mars

FTL blen energji për periudhën 1-30 prill 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL Sh.A), pjesë e OSHEE Group Sh.A zhvilloi më datë 23 mars procedurën “Blerje Energjie për periudhën 01-30 Prill 2023”.

Procedura u zhvillua nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) në platformën online të blerjes së energjisë elektrike dhe pjesëmarrës ishin 6 (gjashtë) shoqëri:

•   EZ -5 ENERGY SH.P.K

•   NOA ENERGY SH.P.K.

•  AYEN ENERGY TRADING SH.A.

•   INFO-TELECOM SH.P.K.

•  GSA SH.P.K.

•    ReNRGY TRADING GROUP SH.P.K.

Nga kjo procedurë, u sigurua sasia prej 3,600 MWh , me  cmim 117.00 Eu/MWh, vlerë totale 421,200.00 Euro. Shoqëria fituese u shpall  EZ-5 ENERGY SH.P.K.

21 Shkurt

FTL blen energji për periudhën 1-31 mars 2023

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL Sh.A), pjesë e OSHEE Group Sh.A zhvilloi më datë 20 shkurt 2023 procedurën “Blerje Energjie për periudhën 01-31 Mars 2023”.

Procedura u zhvillua në platformën online të blerjes së energjisë elektrike dhe pjesëmarrës ishin 7 (shtatë) shoqëri:

•       INFO –Telecom  SH.P.K

•       EZ-5 Energy SH.P.K

•       NOA Energy SH.P.K

•       Ayen Energy Trading SH.A.

•       GSA SH.P.K

•       ReNRGY Trading Group SH.P.K

•       Future Energy Trading and Exchange Dinamics SH.P.K

Nga kjo procedurë, u sigurua sasia prej 3,720 MWh, me çmim 146 Eu/MWh, vlerë totale 543,120.00 Euro. Shoqeria fituese u shpall “INFO – Telecom” SH.P.K.

28 Janar

Reduktimi i humbjeve nga 45 në 19.7%, histori suksesi falë reformës nga OSHEE Group sh.a

Viti 2022 u mbyll me nivel tjetër rekord të humbjeve në rrjetin shpërndarës të kompanisë OSHEE Group sh.a.

Pavarësisht vështirësive, importet, çmimet, mungesa e investimeve apo dhe pandemia, punonjësit tanë arritën të reduktonin humbjet në rrjet duke rritur faturimin dhe ulur abuzimet

Janë rreth 100 mijë Mëh energji elektrike të rikuperuara në 2022 me efekt pozitiv disa milionë euro, ku në kushtet e krizës globale të çmimeve marin vlerë të shtuar.

Falë 400.000 veprimeve dhe proceseve në terren, kontrolleve rigoroze, prerje debitorësh, identifikim të abuzuesve, sot kemi një nivel humbjesh 19.7% nga 20.62% të realizuar në vitin 2021, pa harruar nivelin 45% kur nisi reforma 8 vite më parë.

Duke falenderuar ekipet e #OSSH në rajone dhe në veçanti Departamentin e Leximit dhe Matjes e Bilancit për rezultatin, inkurajojmë stafin për arritjen e mëtejshëm të objektivave.

31 Dhjetor

OSSH, plan masash për sigurimin e pandërprerë të energjisë elektrike

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, zj.Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtuesit e kompanive OSSH dhe OST gjatë një inspektimi në ambientet e Transmetimit, garantoi furnizim të pandërprerë me energji elektrike, falë masave të marra nga dy shoqëritë, por edhe nga prodhimi i KESH.

Balluku tha se, dita e fundit ku festohet nata e ndërrimit të viteve është një provë, një testim i sistemit, mbi kapacitetet teknike dhe njerëzore.

Administratori i Ooeratorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST Sh.A), pjesë e OSHEE Group, z.Blendian Dalipi raportoi mbi planin e masave dhe gadishmërisë që ekipet kanë marrë për çdo problematikë të mundshme.

Dalipi tha se megjithëse në Natën e Ndërrimit të Viteve ka një fluks të lartë të konsumit të energjisë, OSSH ka organizuar grupe avarie në terren në bazë të një plani gadishmërie.

“Në total kemi angazhuar 1600 punonjës në terren dhe 250 mjete për të eleminuar në kohë rekord të gjitha avaritë që mund të shfaqen gjatë natës së sotme”.

Ministrja Balluku theksoi se ndonëse një vit krize, ku qeveria ka vijuar të mbështesë abonentët duke mos u lënë atyre barrën e rritjes së ccmimit, sërish ka patur investime, duke synuar uljen e humbjeve teknike në rrjet në 16% në 2023.

Sipas ministres Balluku, viti 2023 parashikohet të jetë më i mirë duke u futur me një rezervë energjetike 1200 gigavat, ndërkohë që vitin e kaluar ishte 800 gigavat.

Balluku tha se me nisjen e reshjeve pas datës 8 janar parashikohet që kaskada e Drinit të ruajë nivelet e saj në 292 metra ku ne mendojmë të prodhohet sa më pak dhe gjithë prodhimi të dalë nga kaskada e  duke garantuar prodhim nga Vau i Dejës dhe Komani.

Në fund ministrja Balluku dha dhe lajmin e mirë për shpërndarjen e shpërblimit për fundvit për të gjithë punonjësit e terrenit të kompanisë OSSH, KESH dhe OST.

29 Dhjetor

Klientët 35kV, zhvillohet ankandi për blerjen e energjisë elektrike nga 1 janar-31 dhjetor 2023, (lista e pjesëmarrësve)

Në datën 23.12.2022, Furnizuesi i Tregut të Lirë, (FTL), pjesë e kompanisë OSHEE Group SH.A, realizoi ankandin e blerjes së energjisë elektrike për nevojat e furnizimit të klientëve të lidhura në rrjetin 35 kV, për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2023.

Procedura e ankandit u krye përmes platformës online, tërësisht transparente dhe ftesa i është drejtuar të gjithë operatorëve të regjistruar në sistem.

Me mbylljen e këtij ankandi u arrit të sigurohet sasia prej 61,320 MWh, me çmim mesatar 240.00 Euro/ MWh dhe vlerë totale 14,716,800 Euro (PA TVSH). Në procedurë morën pjesë 7 pjesëmarrës dhe fitues ishte shoqëria KESH Sh.a.

20 Nëntor

Moti i keq, OSHEE: Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin.

Për menaxhimin sa më të mirë të iituatës, janë angazhuar në terren rreth 2 mijë punonjës nga 11 rajonet për të riparuar në kohë defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Prioritet kanë qenë hidrovoret dhe furnizimi me energji i tyre pandërprerë.

Si pasojë e motit të keq, disa rajone si Shkodra, Lezha, Vlora, Kruja e Berati patën probleme në rrjetin e shpërndarjes, kryesisht në zonat rurale ku linjat janë ajrore që shtrihen në terren të vështirë malor.

Theksojmë se shumica e fiderave jaën stakuar si masë sigurie.

Megjithë kushtet e këqija të motit, brigadat tona të avarisë nuk kanë ndaluar punën në terren dhe brenda një harku kohor të shkurtër, defektet janë riparuar në masën 85 %.

Brigadat e OSHEE vijojnë punën në terren deri në riparimin e plotë të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

11 Nëntor

OSHEE investon në fuqizimin e NST Lushnje, Balluku: Garantojmë furnizimin pavarësisht krizës

Me fondet e OSHEE prej 60 mln lekë, ka përfunduar investimi në NST Lushnje, një nyjë e rëndësishme e sistemit energjetik në rajonin e Jugperëndimit, i cili daton që në vitin 1972.

Në këtë nënstacion nuk ishin kryer më parë ndërhyrje kapitale, çka kishte krijuar problematika në furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën.

 Ministrja e Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga administratori i OSSH Blendian Dalipi,  drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH, Adriatik Kupi, inspektuan nga afër investimet që kanë prekur pothuajse të gjithë panelet e tij, mbrojtja, kontrolli dhe komandimi.

Në fjalën e saj, ministrja Balluku theksoi se megjithë krizën energjetike dhe vështirësitë që përballoi sistemi energjetik me situatën e pandemisë, investimet nuk janë ndërprerë, por do të vazhdojnë të kryhen.

Balluku tha se me ndërhyrjet kapitale të kryera, synohet ulja e nivelit të humbjeve në rrjet dhe gjithashtu furnizimi cilësor me energji elektrike, jo vetëm për qytetin e Lushnjes por dhe rajonin e Divjakës.

Ministrja Balluku theksoi se në kushtet aktuale kur qeveria po synon që, çmimet e larta të energjisë që blihet nga importi të mos prekin xhepin e konsumatorit, kërkohet menaxhim i mirë dhe shtim i kapaciteteve të punonjësve të OSSH për të kompensuar mungesën e investimeve që duhet të bëheshin para se të shfaqej kriza globale energjetike.

“ Investimet kanë qenë shumë tëe reduktuara për shkak të krizës, por nga ana tjetër na duhet të investojmë për uljen e humbjeve në rrjet me qëllim që të arrijmë targetin e parashikuar poshtë 19 përqind, me qëllim që të përfitojmë sa më shumë sasitë e kursimit që na duhen”, u shpreh ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tha gjithashtu se, me strategjinë e re të OSSH për vitin 2023 parashikohet që të vazhdojnë investimet në zonat rurale dhe në bregdet duke u përgatitur për sezonin turistik, por dhe për të garantuar furnizim pa ndërprerë për abonentët.

Balluku tha se investimi në NST Lushnje do të garantojë jo vetëm një furnizim cilësor për abonentët përmes rrjetit të ri 20Kv por  ky nënstacion luan një rol të rëndësishëm për të gjithë rajonin jugor, si nyjë e rëndësishme e sistemit energjetik.

Ndërsa drejtori i OSSH Blendian Dalipi nënvizoi se investimi në NST i Lushnjes përfshin vendosjen e një trakti të ri transformatori dhe investime në pjesët sekondare që ka të bëjë me panelet e mbrojtjes, kontrollit dhe komandimit.

Dalipi tha se aparashikohet që përvec qytetit të Lushnjes, edhe zonat rurale të përfshihen në furnizimin me rrjetin e tensionit 20Kv.

“Janë zëvendësuar çelat e reja në sallën e  komandës dhe po shkojmë drejt qëllimit final që ka OSSH në këtë rajon, kalimi nga nivel tensioni 6 kV në 20 kV. Mund të themi se tani qyteti i Lushnjes pothuajse furnizohet me tension 20kV kv përmes fiderave dalëse të këtij nënstacioni dhe dalëngadalë do të kalojmë dhe në zonat periferike dhe fshatrat përreth”, u shpreh drejtori i OSSH Blendian Dalipi.

10 Nëntor

Shkodër, hapet pika e 100-të e Kujdesit të Klientit, FSHU më pranë abonentit me shërbime

Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesë e OSHEE Group, ka hapur pikën e saj të 100-të të Kujdesit të Klientit (KNK) në qytetin e Shkodrës.

Kjo qendër e re e KNK-së do të jetë e hapur 12 orë në ditë (hënë-shtunë), për t’i ardhur në ndihmë abonentëve me shërbime, kërkesa apo ankesa, si dhe informacione në rast nevoje.

Sikurse të gjitha pikat e tjera të Kujdesit të Klientit, shërbimet tona janë të disponueshme gjatë gjithë javës, me përjashtim të së dielës.

100 qendrat e Kujdesit të Klientit, në të gjithë Shqipërinë i shërbejnë afro 1.2 milionë abonentëve të cilët kanë kontratë furnizimi me FSHU.

Në krahasim me vitin 2013, kur numëroheshin 49 KNK, viti 2022 mbyllet me dyfishin e qendrave të hapura në të gjithë Shqipërinë.

Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj abonentit është prioritet i kompanisë OSHEE  Group Sh.A dhe ofrimi i shërbimeve sa më pranë abonentëve është tregues i performancës së mirë që kompania po tregon nga viti në vit.

Megjithëse në situatë jo të mirë si pasojë e krizës globale, OSHEE do të vijojë investimet si në drejtim të furnizimit cilësor me energji elektrike, ashtu dhe në shërbime.

08 Tetor

Vendimi i fundit, ERE shtyn zbatimin e fashës 800kW për abonentët familjarë

Bordi  i ERE vendosi të premten të lërë në fuqi për muajin tetor çmimin 9.5 lek të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët familjarë.

Ky vendim i ERE erdhi pas kërkesës së e kompanisë FSHU për  vlerësimin e situatës aktuale në lidhje me zbatimin e Vendimit Nr.242, datë 23.09.2022 të Entit Rregulltor të Energjisë për aplikimin e çmimit të energjisë të klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kWh.

ERE thotë se pas vlerësimit të situatës, u konstatua se ekzistojnë mundësitë e rivlerësimit të këtij çmimi përsëringa KESH sh.a., bazuar në përmirësimin e treguesve tekniko-ekonomikë sikurse raportuar së fundmi, për muajin tetor 2022.

“Në kushtet që kosto e blerjes së energjsë elektrike të FSHU sh.a. në zbatim të VKM 456/2022 vijon të jetë ajo e miratuar nga Asembleja e Përgjithshme e Aksionarit të KESH sh.a. prej 2.6 lekë/kWh, për të gjithë konsumatorët të cilët shërbehen në kushtet e shërbimit universal, ERE vlerësoi përsëri kërkesën e FSHU sh.a., për ndryshimin e vendimit Nr. 242, datë 23.09.2022, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2022”, duke lënë në fuqi për muajin tetor 2022, çmimin e shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët familjarë, në masën 9.5 lekë, siç miratuar me anë të vendimit Nr. 74/2022 të Bordit të ERE”, thuhet në njoftimin e ERE.