Moti i keq, OSHEE në gatishmëri për eliminimin e defekteve në rrjet

10339307_10153386217136523_5807564282355134141_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me përparësi situatën e furnizimit me energji të gjithë konsumatorëve, pas problemeve të shfaqura në rrjetin elektrik, me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zonat malore.

Shtabi i divizionit të Shpërndarjes në OSHEE ka hartuar një plan masash duke angazhuar në terren rreth 1867 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të OSHEE të cilët lokalizojnë defektet dhe marrin masa për riparimin sa më shpejt të avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Vëmendje i është kushtuar investimit në logjistikë për monitorimin dhe minimizimin e numrit të defekteve dhe kohëzgjatjes së tyre.

Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE funksionon sistemi Call Center, i cili do të rrisë efektivitetin e zgjidhjes së defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit.

Pranë Dispecerisë TL Qender po ndiqet rregjimi i punës së pajisjeve, ngarkesat në transformatorët e fuqise, ngarkesat në linjat 35 kV si dhe fidrat që mund të paraqesin probleme mbingarkese.

Me seriozitet ndiqet shperndarja e flukseve gjate oreve te pikut 17.00 – 22.00.

Aktualisht, referuar informacionit të orës 12.00, në të gjithë vendin janë 11 fidera gjithsej pa energji elektrike nga 35 të evidentuara në mëngjes.

Më problematike vërehet situata në zonën e Burrelit, Korcës dhe Kukësit ku konkretisht, në zonën e Burrelit po punohet për zëvendësimin e dy transformatorëve të demtuar në fidrin Sllove i Peshkopisë.

Grupet e punës së avarite të OSHEE po punojnë për riparimin e difekteve me gjithë vështiresitë në terren të krijuara nga reshjet e e borës dhe era e fortë.

 

Grupet e punes janë të mbështetura me të gjithe logjistikën si bazë materiale, automjete dhe vegla pune.

Në zonën e Korcës dhe Kukës është bërë i mundur riparimi i difekteve në disa fidra dhe vazhdon puna për riparimin e difekteve pavarësisht trashësisë së borës në zonat e thella ku janë shfaqur defekte në linja si këputje përcjellësash, dëmtim të izolatorëve.

Zonat pa energji sipas rajoneve

Rajoni Burrel: Arras, Fushe Çidhe,Lazrej, Mustafe, Kom.Arra, Bardhaj, Lufaj, Dierre.

Zona Lushnje: Komuna Ballagat

Rajoni Durres: Zona Golem, Hamallaj.

Rajoni Elbasan: Paper, Bradashesh, Lunik, Polis, Zona Cerrunje pjeserisht, Rrjace, Orenje, Zona Stravaj.

Rajoni Fier: Lagja Kryengritje ne Fier

Zona Gjirokaster: Lazarat

Rajoni Korce: Cerrave, Vlocisht, Voskopoje, Liqenas, Bucimas, Trebinje

Rajoni Kukes: Lekbibaj, Pac, Kam, Nikolice, Mamez, suroj ,Vile.

 Rajoni Shkoder: Arrez Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhe

Rajoni Tirane: Pjeserisht Mullet, Shengjergj, Pjeserisht Zall Bastar.

Rajoni Vlore: Gorishte, Vranisht Pjeserisht

Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.

Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovorët janë në punë.

Ø Fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë.

Ø Te gjithe nenstacionet ne skeme normale furnizimi

Ø Te gjithe linjat 35kV ne pune.