OSHEE, dhurata dhe pajisje elektroshtepiake për “Shtëpinë e Fëmijës”, në Shkodër

12459045_10207036324178524_755631669_o

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), nuk do të ketë në focus vetëm arkëtimet apo dhe investimet, por në 2016-s, shoqëria nën statusin e korporatës, do të jetë më aktive në mbështetje të shtresave në nevojë, përmes projekteve të ndryshme, në kuadër të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës”.

Me këtë rast, në prag të festave, administratori i OSHEE, z.Adrian Çela, i shoqëruar nga zv.Ministri i Kulturës, z.Zef Çuni, vizitoi qendrën foshnjore të shtëpisë së fëmijës 0-3 vjeç në Shkodër, duke ndarë për ta dhurata si dhe disa pajisje elektroshtëpiake.

Të 30-të fëmijët, së bashku me babagjyshin e vitit të ri krijuan një atmosferë të këndshme festash.

Në fjalën e tij, z.Çela u shpresh se OSHEE do të jetë më aktive në fushën e përgjegjshmërisë sociale. “Kemi nisur projekte në lidhje me mjedisin, dhe shumë shpejt, vitin tjetër do të jemë më të pranishëm në këtë fushë”, u shpreh ai, duke shtuar se, “Me vendimin e fundit të këshillit mbikëqyrës, Kompania jonë synon të jetë aktor potencial i Rrjetit Shqiptar për përgjegjshmërinë sociale të Korporatës”.

“Jemi në prag të festave dhe natyrisht fëmijët janë pjesa më e bukur e këtij dekori.

Kompania OSHEE, përveç detyrave të saj për furnizimin sa më cilësorë të qytetarëve, mbledhjen e të ardhurave, furnizimin sa më cilësor të shërbimit, investimet etj, gjatë vitit në vazhdim i kemi vënë rëndësi përgjegjësisë sociale, njësoj si simotrat e saj në botë.

Përveç këtij projekti me Shtëpinë e Fëmijës, ku kemi financuar jo vetëm dhurata por dhe disa nevoja bazike që ka kjo qendër, OSHEE, ka qenë prezent dhe me mbështetjen financiare që ka dhënë në mbrojtjen e mjedisit.

Në mënyrë indirekte, OSHEE ka ndikuar dhe në zbutjen e varfërisë, me skemat lehtësuese për 200 mijë familje në nevojë, ku u përfitua rreth 40 milionë dollarë nga reduktimi i kamatvonesave,

Por ne aplikuam dhe një nismë tjetër për të gjithë familjet në nevojë, reduktimin të plotë kamatëvonesës kundrejt pagesës me 10 lekë.

Janë këto nisma dhe nisma të tjera që do vazhdojnë në 2016, të cilat do të krijojnë fizionominë e qartë që OSHEE nuk do të fokusohet vetëm tek mbledhja e të ardhurave të konsumit, por dhe duke pasur në vëmendje shtresat në nevojë,

Në ditët në vazhdim ne do të prezantojmë dhe projekte të tjera”, deklaroi administrator I OSHEE-së, z.Adrian Çela