Shkodër-Lezhë, 16 abonentë kapen duke vjedhur energjinë
Në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet edhe Lezha, Puka, etj, vijojnë kontrollet për verifikimin e abonentëve në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Të dhënat e fundit nga grupet operative të terrenit tregojnë se, nga kontrollet e dy ditëve të fundit, janë zbuluar edhe 16 raste të tjera të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë.
Deri më tani, në 7 ditë kontrolle janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundi 10 abonentë!
Theksojmë se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit të nivelit të humbjeve dhe arkëtimeve.