Situata e furnizimit në kushtet e motit të keq, OSHEE vijon punën për eliminimin e avarive

Brigadat e OSHEE ndodhen aktualisht në terren duke iu përgjigjur emergjencës së krijuar nga moti i keq, i cili vijon të jetë i pranishëm në disa zona të vendit, sidomos në rajonet Elbasan dhe Burrel.
Dëmet e shkaktuara në shtylla dhe përcjellësa për shkak të furtunës janë të konsiderueshme, sidomos në zonat rurale.
Në ndryshim me mesditën e sotme, mundem të rikuperojmë 70% të defekteve, duke normalizuar situatën e furnizimit me energji elektrike.
Edhe pse moti i keq na pengon të ecim më shpejt me riparimin e defekteve, punonjësit e OSHEE vijojnë të ushtrojnë detyrën, duke patur në fokus zonat kritike