Sqarim për përditësimin e të dhënave

harta e knk

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon procesin e përditësimit të dhënave për 1.2 milionë kontratat që ka me konsumatoret, proces i cili ka nisur në shtator 2015.

Ky proces synon identifikimin e klientëve, ku do të kihet parasysh identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet në kuptimin çfarë nivel tensioni, si dhe të dhënat për matësit.

Qëllimi i këtij projekti përditësimi, është plotësimi i dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE. Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta/të plota/të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe eficient.

Procesi i perditesimit te te dhenave eshte parashikuar te mbyllet brenda vitit 2016.

Në këtë kuadër, OSHEE po trajton edhe “kontratat provizore”, proces që pritet të mbyllet në fund muajit janar 2016! Kontratat provizore jane kontrata te cilat jane lidhur ne sistemin energjitik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanise per tu lidhur ne rrjet.

Kompania thekson se kalimi i kontratave provizore në status definitive është pa pagesë dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit (KNK-ve) të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.

Por nderkaq theksojme se procesi per perditesimin e te dhenave dhe per keto kontrata provizore do te vazhdoje dhe mbas dates 31 Janar 2016.

Ne perfundim te procesit te perditesimit   bazuar ne analizat e te dhenave do ngelet ne vendim-marrjen e kompanise per te vendosur nqs abonentet privat dhe familjar qe aplikojne per kalimin e kontratave te tyre provizore ne definititve mbas kesaj date do te paguajne detyrimin ndaj kompanise.

  • Nderkohe bejme apel per abonentet e OSHEE qe te shmangin rradhet e gjata ne oraret e paradites, sepse Knk janë hapur nga ora 8 e mengjesit deri ne 8 te mbremjes, perfshi dhe te shtunen.
  • Te dielen jane hapur deri ne oren 18.00.
  • Gjithashtu per abonentet qe duan te kryejne pagesat mund te perdorin kanalet alternative.

 

Kliko ketu per listen e KNK ne Tirane