Avaritë nga moti i keq, OSHEE dyfishon numrin e punonjësve në terren

Gjatë natës vendi ynë është përballur me mot të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu, çka ka sjellë problematika në rrjetin e shpërndarjes.
Sipas parashikimeve, ky mot do të na shoqërojë në 24 orët në vazhdim, ndaj OSHEE ka dyfishuar stafet në terren me bazë materiale për tu përballur me pasojat e kohës së keqe.
Nga informacionet që përcjellin dispeçeritë rajonale të OSHEE, Shkodra dhe Burreli janë rajonet më të prekura.
Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë avari në linjat ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.
Gjithashtu mund të theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e fiderave rreth 40% e tyre janë stakuar si masë sigurie për ti paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjet si rezultat i këtij moti jo të qëndrueshëm.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e normalitetit në gjithë zonat e prekura nga moti i keq.