Deklaratë e administratorit z.Adrian Çela për pagesat me këste dhe kanalet alternative (more…)
Kreu i OSHEE, Adrian Çela ishte në disa prej degëve problematike të kompanisë në Laç e Burrel, ku numri i faturimeve ka qenë i ulët. (more…)
Administratori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, z.Adrian Çela ishte sot në komisionin parlamentar të veprimatrive prodhuese për të paraqitur komentet përkatëse në lidhje me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.
Komentet
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike” synon krijimin dhe funksionimin e nje tregu efiçent dhe konkurrues ne sektorin e energjise elektrike ne menyre qe te mundesohet furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji elektrike të klientëve.
Projektligji eshte hartuar ne menyre te tille qe te ekuilibroje ne menyre interesat e konsumatoreve dhe interesat e operatoreve qe ushtrojne veprimtari ne sektorin e energjise me qellim qe te kemi nje balancim te drejte te interesave te te gjithe paleve. Megjithate pamvaresisht parimit te proporcionalitetit te interesave te paleve, projektligji i kushton nje trajtim te posacem nje kategorie te caktuar klientesh, sikurse jane klientet ne nevoje.
Projektligji eshte ne harmoni të plotë me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike me direktivat dhe rregulloret e BE-së, kryesisht ato të paketës së tretë legjislative të sektorit të energjisë, por nepermjet parashikimeve te tij, synon kryerjen e nje reforme te thelle ne sektor nepermjet ne menyre qe te krijohet nje treg likuid dhe funksional.
Projektligji trajton ne menyre specifike e te detajuar shperndarjen e energjise elektrike, funksioni i se ciles realizohet nga shperndaresi ose operatori i sistemit te shperndarjes. Vemendja e posacme qe i kushton projektligji shperndarjes se energjise elektrike, reflekton nevojen per te permiresuar situaten e veshtire financiare dhe teknike ne te cilen ndodhet sektori i energjise elektrike, gjendja e veshtire e te cilit, kondicionohet se tepermi nga funksioni i shperndarjes dhe furnizimit te energjise elektrike.
Nje prej ndryshimeve me thelbesore qe sjell projektligji ka te beje me liberalizimin e tregut, i cili do te behet teresisht funksional pas daljes nga tregu i rregulluar I nje teresie klientesh.
Konkretisht Klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV janë të detyruar të dalin në tregun e liberalizuar jo më vonë se data 31 dhjetor 2015, klientët e lidhur në tension 20 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2016, ndërsa klientët e lidhur në nivelin e tensionit 10 kV dhe 0,6 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2017.
Kjo kategori klientesh, me daljen nga tregu i rregulluar do te perzgjedhin dhe kontraktoje drejteperdrejte furnizuesit e tyre nga te cilet do te blejne energji me cmime te parregulluara. Ne kete kuptim, do te realizohet nje treg funksional i energjise elektrike.
– Projektligji parashikon se funksionet e shperndarjes se energjise elektrike, do te kryhen nga operatore të cilët janë persona juridikë të licencuar nga ERE sipas dispozitave të këtij ligji. Projektligji (neni 64 ) sjell nje risi te reper nga menyra e formulimit te kesaj dispozite e ne vijim, te le te kuptosh se funksionet e shperndarjes se energjise elektrike mund te kryhen nga nje ose me shume operatore te sektorit te energjise elektrike. Parashikimet aktuale te legjislacionit percaktojne kryerjen e ketij funksioni vetem nga nje operator. Kryerja e ketij funksioni nga dy ose me shume operatore, vleresojme se do te kete efekte pozitive per shkak se do te rrise konkurueshmerine ndermjet operatoreve.
– Projektligji trajton detyrimin e operatoreve te licensuar per shperndarjen e energjise elektrike, per te ofruar kete sherbim tek cdo pale e interesuar pa diskrimin. Ne kete menyre projektligji parashikon disa garanci ne favor te te gjithe paleve te interesuara, garanci qe do te shmngin disktiminimin e tyre gjate kerkeses per lidhjen ne rrjet apo perdorimin e rrjetit te shperndarjes.
-Projektligji parashikon ne menyre te detajuar te gjitha detyrat dhe pergjegjesite e operatorit te sistemit te shperndarjes, permbushja e te cilave jo vetem do te garantoje nje sistem te sigurt e te qendrueshem, por edhe do te garantoje furnizimin e panderprere dhe brenda parametrave teknike te energjise elektrike tek klientet fundore.
-Gjithashtu projektligji parashikon detyrimin e operatorit te shperndarjes qe te bleje energjine elektrike per mbulimin e humbjeve mbi baezn e procedurave transparente jodiskriminuese, te cilat do te miratohen nga ERE. Ne kete menyre percaktohen garanci per hartimin dhe zbatimin e procedurave eficente qe do te sigurojne blerjen e energjise ne menyre transparente dhe mbi bazen e kostove efektive.
– Ne funksion te garantimit te sigurise se rrjetit si rezultat i pasojes qe mund te sjellin instalimet e burimeve dytesore te energjise elektrike, projektligji parashikon edhe detyrimin e cdo pale te interesuar qe te njoftoje operatorin dhe te instaloje burimet dytesore te energjise mbi bazen e kushteve teknike te percaktuara nga operatori. Parashikimi i ketij detyrimi per palet e interesuara qe instalojne burime dytesore, do te bejne te mundur kontrollin e ketyre instalimeve e per pasoje edhe garantimin e sigurise se sistemit nga nderhyrjet dhe instalimet e paautorizuara dhe jashte kushteve teknike.
– Per here te pare, eshte parashikuar edhe konceptimi i sistemeve te mbyllura te shperndarjes, te cilat jane sisteme te shtrira ne njesi te kufizuara gjeografike ku realizohen funksione tregtare apo sherbimesh te perbashketa, nga te cilet shperndahet energji tek pronari i kesaj njesie. Ne kete kuptim, ky parashikim ka parasysh sistemin e shperndarjes se energjise per rastet e njesive tregtare apo te sherbimeve sikurse mund te jene qendrat tregtare apo parqet industriale e zonat ekonomike te cilat shtrihen ne njesi te vecanata. Keto sisteme do te kategorizohen si te tilla jo ne menyre automatike por pas analizes qe do te realizoje ERE. Parashikimi i mesiperm do te krijoje mundesine e licensimit te ketyre operatoreve duke bere te mundur permiresimin e standardeve teknike te shperndasrjes se energjise ne keto njesi, te cilat ne paraqsin nje rendesi te madhe ekonomike per vendin ne dimensione te ndryshme (neni 67).
– Ne funksion edhe te parashikimeve te direktives e re 2009/72, projektligji parashikon edhe detyrimin per ndarjen e funkioneve te shperndarjes se energjise nga funksionet e tjera, sikurse mund te jete furnizimi. Ne funksion te ketij parashikimi, projektligji percakton edhe nje afat kohor per realizmin e kesaj ndarje, qe eshte data 31.12.2017. Ky afat cmojme se eshte i nevojshem ne menyre qe te behet e mundur parapergatitja e ndarjes se shperndarjes dhe furnizuesit ne drejtim te klienteve, llogarive, aseteve etj dhe me pas te realizohet ndarja ligjore ne kuptim te krijimit te dy shoqerive tregtare funkisonalisht dhe ligjerisht te vecanta. Ndarja e ketyre funksioneve do te beje te mundur shmangien e subvencionimit ndermjet veprimtarive, pavarsine e seciles shoqeri dhe realizimin efektiv te seciles veprimtari duke bere te mundur funksionimin e nje tregu real e konkurues te energjise elektrike. Ne funksion te pavaresise qe perfaqeson nje prej elementeve te ndarjes se veprimtarive, projektligji i kushton nje rendesi te vecante edhe detyrimit te pesonave pergjegjes te menaxhimit te operatorit te cilet nuk duhet te jene te angazhuar ne veprimtari te tjera te transmetimit, funzimit apo prodhimit. Pavaresia e operatorit sigurisht qe do te sjelle edhe funksionimin eficent te tij, i pandikuar nga veprimtarite apo interesat e paleve te treta. Sigurisht qe pavaresia sigurohet duke bere te mundur perzgjedhjen e duhur te personelit qe duhet te permbushe kriteret profesionale por edhe trajtimin korrekt financiar te tyre, duke marre ne konisderate specifiken e kesaj hallke te sistemit te sektorit te energjise elektrike.
– Projektligji i kushton vemendje edhe parashikimeve lidhur me zhvillimin e rrjetit te shperndarjes, duke percaktuar detyrimin e operatorit qe cdo vit te miratoje prane ERE planin e investimeve per zhvillimin e rrjetit, plan i cili hartohet duke marre ne konsiderate nje teresi komponentesh sikurse eshte eficenca e energjise, menaxhimi i kerkeses apo permbushjes se nevojes se centraleve prodhuese te lidhura ne rrjetin e shperndarjes. Projektligji nuk parashikon ne menyre deklarative detyrimin per hartimin e planit te investimeve por i kushton nje vemendje te vecante edhe mekanizmave te zbatimit praktik te ketij plani. Konkretisht nëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, nuk kryen një investim, i cili, sipas planit afatgjatëtë parashikuar në pikën 1, të këtij neni, do të realizohej në tri vitet e ardhshme, ERE ka të drejtë të ndërmarrë nisa masa ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes qe do ta detyrojne kete te fundit te realizoje invesitimin ne fjale.
-Projektligji i kushton nje vemendje te vecante edhe matjes se energjie elektrike per matesat e vendosur ne rrjetat e shperndarjes apo te transmetimit. Projekligji per here te pare parashikon edhe mundesine e kontraktimit te paleve te treta per realizimin e sherbimit te matjes apo leximit te matesave. Kjo e drejte qe u njihet operatoreve, do te beje te mundur permiresimin e realizimit te ketij sherbimi nga subjekte te kualifikuara. Sigurisht qe kontraktimi i paleve te treta per realizimin e ketij sherbimi duhet te paraprihet nga miratimi i ERE-s, institucion q do te certifikoje edhe aftesine profesionale te ketyre subjekteve.
– Per here te pare, projektligji parashikon edhe detyrimin e operatoreve per instalimimin e sistemeve inteligjente te matjes. Instalimi i ketyre matesave jo vetem qe do te parandaloje vjedhjen e energjise elektrike, por do te beje te mundur edhe faturimin e energjise ne pik apo base load, duke ndikuar drejeperdrejte tek klienti per nje perdorim eficent te energjise elektrike. Gjithashtu instalimi i ketyre matesave do te ndihmoje pjesemarrjen aktive te klienteve në tregun e furnizimit me energji elektrike.
– Ne funksion te mbrojtjes se interesave te konsumatoreve dhe shmangies se konfliktit te interesave, projektligji parashikon qe verifikimi i matesave do te kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) ose nga një person juridik i autorizuar për këtë qëllim. Detajet e afatit te kontrollit dhe periodiciteti do te percaktohen ne aktet rregullatore qe do te miratoje ERE. Ky parashikim vleresojme se do te rrise cilesine e sherbimit ndaj konsumatoreve te cilet ne rast kontestimi te vleres se faturuar, kane te drejte te kerkojne verifikimin e matesit nga DPM apo nga subjekte te pavaruara, te cilat jane te autorizuara ne kete drejtim.
-Gjithashtu, nisur nga situata aktuale e nderhyrjeve te paligjshme ne rrjetin e shperndarjes, projektligji ka bere nje parashikim te posacem, duke percaktuar detyrimin e operatorit te sistemit që, nëpërmjet personelit të autorizuar e të specializuar, të konstatojë ndërhyrjet e paligjshme në matësit apo linjat e furnizimit të energjisë elektrike, të realizuara me qëllim përfitimin e paligjshëm të energjisë elektrike.Nëse konstatohen ndërhyrje të paligjshme, operatori i sistemit merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve në të cilat është ndërhyrë, përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar si rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. Demi qe i shkaktohet operatorit do te perllogaritet mbi bazen e ne metodologjie te posacme te miratuar nga ERE. Ne kete menyre do te behet e mundur, shmangia e arbitrariteteve te operatorit ne perllogaritjen e demit, por njekohesisht perllogaritja e demit do te kete edhe nje efekt parandalues tek klientet te cilet tentojne te nderhyjne ne matesa me qellim perfitimin e paligjshem te energjise elektrike.
-Projekligji liberalizon aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, aktivitet qe mund te kryhet me cmime te parregulluara nga çdo i licencuar, i cili është i pajisur me licencë për furnizim me energji elektrike, të lëshuar nga ERE.
Megjithate, duke qene se kemi te bejme me nje sherbim publik mjaft specifik, projekligji parashikon disa detyrime kryesore qe garantojne interesat e klenteve edhe kur ata furnizohen nga furnizues ne baze te cmimeve te parregulluara dhe mbi bazen e kontratave lirisht te negociueshme.
Ne kete kuptim projektligji parashikon disa detyrime minimale te kontrates se furnizimit per keta kliente te cilat jane te detyrueshme per tu zbatuar nga furnizuesi dhe nga klienti.
Nderkohe qe per kategori te caktuar te konsumatoreve, projektligji parashikon furnizimin e tyre ne baze te detyrimit te sherbimit publik te furnizimit universal. Ky detyrim i sherbimit publik, nenkupton rastet kur ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave, percaktohet detyrimi i nje furnizuesi qe te furnizoje kategori te caktuara te konsumatoreve me cmime te rregulluara dhe mbi bazen e disa kushteve te percaktuara ne kontraten tip te miratuar paraprakisht nga ERE.
Ky furnizues do te aplikoje cmime te rregulluara te miratuara paraprakisht nga ERE. Pergjithesisht ne kete kategori konsumatoresh qe do te furnozohen nga furnizues ne baze te detyrimit te sherbimit publik, do te perfshihen kliente familjare, perfshire edhe klentet ne nevoje ose private te vegjel. Pra konsumatoret e perfshire ne kete kategori do te reflektojne edhe politikat e qeverise per trajtimin specifik te nje kategorie te caktuar konsumatoresh.
Megjithate, projekligji le hapesire, qe edhe keta konsumatore ne cdo moment mund te zgjedhin qe te dalin nga kjo skeme furnizimi dhe te perzgjedhin furnizues te tjere, ne baze te cmimeve te negociuara lirisht ndermjet tyre.
-Projektligji parashikon edhe kushtet e percaktimit te furnizuesit si alternative e fundit, qe ka te beje me furnizuesin i cili detyrohet qe te furnozoje per nje periudhe te kufizuar kohore konsumatoret te cilet kane humbur furnizuesin e tyre per shkak se ky i fundit ka falimetuar ose i eshte hequr licensa. Ne kete menyre, edhe pse kemi te bejme me rastet kur furnizimi me energji kryehet mbi bazen e kushteve te negociuara lirisht ndermjet paleve (pa perfshire sherbimin universal te furnizmit si detyrim i sherbimit publik), projektligji garanton furnizimin e konsumatoreve edhe kur humbasin furniuzesin.
Ne kete menyre projekligji percakton ne menyre te detajuar detyrimet e cdo hallke te sektorit te energjise elektrike, te cilat funksionojne te ndervaruara nga njera tjetra.
– Projektligji parashikon edhe trajtimi te diferencuar te klienteve te cilet kategorizohen si klente ne nevoje. Kriteret per kategorizimin si klente ne nevoje parashikohen nga ministria pergjegjese per ceshtjet sociale, nderkohe qe ky projektligj parashikon disa kushte specifike te furnizimit te tyre si furnizimi me cmime te rregulluara, mosnderprerja per debi gjate periudhes se dimrit, subvencionimi etj
Çështjet e ngritura nga pyetje-përgjigjet
Ankesat për mbifaturimet
Kompania trajton me shërbimin e furnizimit rreth 1.2 milionë abonentë, ndaj dhe ankesa mund të ketë, aq më tepër që kemi trashëguar një sistem tepër problematic. Ne i trajtojmë të gjitha me rigorozitet. Askush nuk paguan nëse ankesa është në proces shqyrtimi.
Kemi dëgjuar për fatura abuzive dhe ne kemi vepruar me shpejtësi, sin ë rastin e Laçit, ku ne evidentuam problematikën dhe reaguam duke sistemuar faturat, kurse për personelin përgjegjës morëm masa.
Sikurse kemi dëgjuar ankesa të tipit që “faturat na vinin më pak, tani vijnë më shumë…”. Më lejoni t’ju sqaroj se kjo vinte për shkak të leximit të parregullt të faturave, ku deri dje lexoheshin të dhënat në sahat nga zyra. Sot shkohet shtëpi më shtëpi për të verifikuar matësin, me grupet e kontrollit që kemi ngritur. Kemi bërë matje, sondazhe dhe na rezultojnë kilovat të palexuar, të pahedhur në system, dhe për këtë shkak, qytetarët kanë paguar më pak.
Po I rikthehem rastit të Laçit, ku pas ankesave, nisim kontrollin dhe na rezultoi 360 raste me nënfaturim, ndërsa vetëm 154 ishin mbifaturim dhe ne morëm masa duke larguar nga puna drejtuesit dhe faturistët që më 24 janar.
Shërbimi ndaj klientit
Në lidhje me ristrukturimin e shërbimit ndaj klientit, në këtë periudhë kemi dyndje në sportele për shkak të afatit për lidhjen e aktmarrëveshjeve (deri më 28 shkurt), por brenda muajit mars mendojmë të nisim ristrukturimin e shërbimit.
Kemi nisur shpallur e procedures së prokurimit për të bërë instalimin e programeve online ku shërbimi ndaj klientit të monitorohet në ccdo kohë.
Kemi hapur mbi 50 degë, me sportele dhe arka shtesë, për t’ju përgjigjur fluksit, me orare deri në mbrëmje, edhe në fundjavë.
Gjithashtu, prej disa ditësh kemi hapur sportelet alternative për pagesat e faturave. Pra, veç OSHEE-së, Postës dhe bankave, tashmë faturat mund të paguhen edhe në pika të tjera alternative, si në dyqanet e transfertave të parave, përmes celularit, me kartë bankare, apo dhe në qendrat tregtare. Të gjitha këto me kosto zero për qytetarin!
Investimet
OSHEE ka bërë një plan investimesh emergjente, afatmesme dhe afatgjata. Jemi përqëndruar që investimet madhore të fokusohen atje ku konsumi dhe humbjet janë më të mëdh, si Tirana p.sh, e cila ka zë 37 % të konsumit dhe humbjes, apo Durrësi me rreth 14%.
Megjithatë, kemi vendosur prioritet edhe zonat turistike dhe sidomos bregdetin, në vlera disa milionë euro. Për Sarandën, meqë u pieta specifikisht, kemi parashikuar 1 milion euro, vendosjen e linjave të reja ABC dhe kabina. Gjithashtu, parashikohen investime në nënstacionet e Himarës dhe Orikumit.
Kemi hartuar 2 plane investimesh, një me BB dhe një me të ardhurat tona (5 miliardë lekë), të cilat do të nisin tani. Është hartuar një program investimesh bazuar mbi studime serioze, mbi eficiencën, impaktin që presim.
Parashikojmë që humbjet deri në fund të vitit 2015 të zberin në 31.8% nga 37% të 2014-s.
Nga kompanitë homologe me të cilat jemi konsultuar është arritur në përfundimin se niveli deri në 31.8 % mund të ulet në sajë të menaxhimit, pjesa tjetër është falë investimeve,
Brenda katër viteve mendojmë të shkojmë në nivelin e 21 -22 % dhe se nevojiten 1 miliard euro investime.
Matësit inteligjentë
OSHEE po nis një project pilot, me kosto zero për shoqërinë, me një nga kompanitë më dinjitoze gjermane. Janë përzgjedhur 4 zona në Tiranë me problematika nga më të ndryshmet me qëllim që gjatë këtyre muajve të marrim një rezultat që të na afrojë me realitetin.
Më pas, do të diskutojmë dhe marrim një vendim se si do procedojmë, por jemi ende në proces dhe në fillim të muajit prill do të nisë implementimi.
Avantazhet e matësit inteligjent i kemi thënë: ato janë të shumta, pasi na mundësojnë një monitorim real të konsumit, arrijmë të kemi një bilanc të saktë të energjisë, etj.
Faturat afrofe
Aktualisht kemi rreth 50 mijë abonentë me fatura afrofe, ku rreth 46 mijë janë familje. Ju siguroj që brenda këtij, maksimumi në janar 2016, ky problem do të zgjidhet, pra do të vendosen matës, sikurse kemi edhe pajisje që duhen zëvendësuar.
Posta
Dua të theksoj se problemet me postën ka qenë të trashëguar, ku prej vitit 2007 nuk ka një rakordim mbi të dhënat financiare, dhe sot që flasim janë duke u sistemuar rreth 1.2 miliardë lekë. Bashkëpuni ka nisur tani së fundmi, me ngritjen e një grupi pune, i cili po rakordon të dhënat. Askush nuk paguan dy herë të njëjtën faturë. Kush e ka të firmosur në librezë, por nuk figuron në sistemin tonë nuk i merret asnjë masë, deri në verifikimin e plotë të çështjes.
Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela, gjatë konferencës “Rimëkëmbja e energjisë”. (more…)
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD, Edmond Spaho, ndaj vendimit më të fundit të OSHEE, për zbatimin e vendimit të ERE për faljen e fatuave abuzive gjatë periudhës 2008-2011. (more…)
Administratori i OSHEE, Z.Adrian Çela, deklaroi sot para mediave se vendimi më i fundit i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, i jep fund padrejtësisë ndaj abonenteve në lidhje me mbifaturimet. (more…)
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, z.Adrian Çela zhvilloi disa takime me drejtuesit lokalë të Drejtorisë Rajonale OSHEE, Korçë, në kuadër të fushatës në terren, për tu njohur me problematikat e sektorit, njohjen me planin e masave dhe objektivat për 2015-n. (more…)
Pas shumë vitesh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të vërë në zbatim planin e masave konkrete që parashikon investime në disa milionë dollarë për rajonin e Shkodrës. (more…)

I nderuar z. Kryeministër,
Të nderuar pjesëmarrës,
Të nderuar kolegë,
Së pari ju falenderoj për fjalët inkurajuese që thatë këtu. Realisht, një vit më parë, kur morëm inventarin e sektorit energjetik, nuk dinim se si do të dilnim në fund të tij. Kur avulloi ai imazhi i superfuqisë energjetike, kur vetëm sektori i shpërndarjes kishte akumuluar mbi 1.2 miliard dollarë borxh, menduam se energjia vërtet do të ishte makthi i kësaj qeverie. Fatmirësisht, në një vit kemi krenarinë të themi se është bërë shumë, në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Unë e di, publiku ka pritshmëri të mëdha, energjia është pjesë e jetës sonë por shpesh kujtohemi për energjinë vetëm kur ajo mungon. Harrojmë se energjia është një zinxhir i tërë faktorësh që publiku duhet ti dijë dhe për të cilët duhet të jetë i shqetësuar.
Për shkak të asaj krize të trashëguar, të asaj gjendje gati në humnerë, situata në energjetikë mund të rrezikonte dhe stabilitetin e kësaj qeverisjeje. Por, jemi tashmë përpara një fakti ku rezultatet janë të dukshme dhe mjafton të ju them dy-tre të dhëna shumë të thjeshta. Janë 100 milion dollar më shumë arkëtime në një vit; janë 7.2% më pak humbje vjetore. Është ulja më e madhja historike e humbjeve, krahasuar me 10-12 vitet e fundit.
Nuk është gjithçka por është diçka shumë e rëndësishme sepse u ndalua spiralja e rrezikshme dhe ka filluar kthimi në rrugën e mbarë. Ky është vetëm fillimi, një fillim që do të kërkojë prapë sakrifica, do të kërkojë punë, do të kërkojë këmbëngulje dhe vullnet të palëkundur. Këto mund të vijnë vetëm nga një qeverisje që është e palëkundur në një objektiv të qartë. Nuk na vlen propaganda populiste, se duhet të jemi mirë e duhet të mbyllim sytë pasi pasojat e asaj propagande të gjithë i kanë parë.
Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët, se pagesa e energjisë elektrike dhe ristrukturimi që u bëmë tarifave të energjisë është një kontribut për sigurinë energjetike të këtij vendi dhe për investimet në sistemin energjetik. Me ristrukturimin e tarifave, ne nuk rënduam barrën mbi qytetarin por i sollëm tarifat në parametra të ndershme. Nuk është tarifa e energjisë një politikë fiskale, është spekulimi më i madh politik që të bësh krahasim me taksën progresive kur flet për tarifat e energjisë. Tarifa e energjisë është tarifa e një malli por shteti ka për detyrë të mbrojë konsumatorin në nevojë dhe mbi të gjitha duhet të shikojë larg. Shteti duhet ti sigurojë këtij vendi burime të mjaftueshme energjie për të përballuar nevojat e rëndësishme të rritjes ekonomike, të shoqërisë që do të zhvillohet dhe të gjithë atyre investimeve potenciale që e presin këtë vend. Ndryshe gënjejmë veten. Për të krijuar një përgjumje të momentit, për tu zgjuar më vonë dhe për të parë që situata është shumë më rëndë se sa u propagandua nga ajo superfuqia e famshme energjetike.
Qeveria shqiptare e ka një program shumë të qartë për daljen nga kjo situatë. E thashë, spiralen e krizës e kemi kthyer, të dhënat e para janë të rëndësishme. Por çfarë bëmë?!
Së pari, hapëm rrugën e investimeve në sektor duke mbyllur plagën e trashëguar të konfliktit ligjor në arbitrazh. Pra, një situatë pasigurie totale e sektorit të shpërndarjes, të cilës të gjithë donin ti rrinin larg dhe asnjë investitor nuk kishte më besim tek sektori elektroenergjetik shqiptar.
Së dyti, duhet të vlerësojmë operacionin e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për rivendosjen e ligjshmërisë. Një operacion i cili nuk është i përkohshëm por do të jetë një sjellje e vazhdueshme e shtetit shqiptar karshi të gjithë konsumatorëve të energjisë elektrike. Një operacion i cili synon të garantojë pagesën e faturës në mënyrë të rregullt, eliminimin e të gjitha fenomeneve ku përfitojnë pakica të papërgjegjshme e të zhurmshme mbi shumicën e ndershme dhe të qetë. Një angazhim që e sjell sistemin në parametra të qëndrueshëm financiar. Vetëm një mbështetje e tillë do të bëjë të mundur që sistemi të kthehet dhe të ecë me këmbët e veta.
Mbyllëm konfliktin me kompaninë ndërkombëtare CEZ, një konflikt i hapur, një litar i lënë jashtë nga ish qeverisja dhe hapëm programin e investimeve më të mëdha për sektorin elektroenergjetik. Rikthyem disiplinën e pagesës për ta bërë sektorin më likuid dhe për të filluar të shpëtojmë të gjithë zinxhirin e kompanive. Nuk ishte vetëm problemi i kompanisë së shpërndarjes por kishim problemin edhe të KESH-it pasi gjithë sistemi energjetik shqiptar po fundosej në një rrugë pa kthim. Kjo spirale është kthyer dhe qeveria shqiptare angazhohet që në 4 vitet e ardhshme të ketë programin më intensiv për investime në sektorin energjetik.
Do të thotë dikush, pse investime? Sepse investimet janë të nevojshme për të pasur qëndrueshmëri energjetike në këtë vend dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Gjithësesi, ky nuk do të jetë çelësi i suksesit, nëse nuk do të shoqërohet vërtet me një disiplinë financiare, sidomos në sektorin e shpërndarjes. Drejtori i shpërndarjes e tha këtu, ministria dhe qeveria është mbështetëse e këtij programi. Ka nevojë për një performancë më të mirë të sektorit të shpërndarjes. Pse?! Pikërisht kemi nevojë për ato performanca individuale, deri në nivelin më të thjeshtë, deri në qelizën e kompanisë, në mënyrë që vjedhja pak nga pak të zhduket nga fjalori i sektorit energjetik shqiptar dhe sektori energjetik shqiptar të gjenerojë para të mjaftueshme për të investuar dhe për të ecur përpara.
Këto janë politikat e vetme që e nxjerrin një vend nga një krizë, këto janë politikat e vetme që e kthejnë sektorin energjetik në një shtysë dhe ndihmesë të ekonomisë shqiptare. Që këto të realizohen, patjetër ka nevojë edhe për një model të ri tregu të energjisë elektrike. Me ligjin e sektorit të energjisë elektrike, të cilin sapo e kaluam në qeveri dhe shumë shpejt në Kuvend do të fillojmë liberalizmin e tregut të energjisë dhe shpresojmë se deri në vitin 2018, rreth 40% e tregut të jetë e liberalizuar dhe konsumatorët industrialë ta sigurojnë vet energjinë.
Kjo gjë që do të thotë më shumë likuiditet në këtë treg, më shumë garanci për para dhe për investimet private, siç janë edhe hidrocentralet apo burimet e reja të energjisë. Mbi të gjitha edhe mundësi për diverfsifikimin e energjisë dhe qeveria edhe në këtë drejtim po bën një punë të mirë duke siguruar mbështetje për të diversifikuar me gaz nevojat e konsumit të energjisë në Shqipëri. Gjithashtu, kemi një bashkëpunim më të mirë me Kosovën për të krijuar një treg më të fuqishëm sepse vetëm një treg më i madh krijon mundësi më të mëdha edhe për potencialet tona ujore.
Gjërat janë të lidhura, investimet gjithmonë kanë një kosto prapa. Konsumatori shqiptar, ka ardhur momenti që ta kuptojë se një pjesë e kësaj pagese shkon për investime për sigurinë energjetike të së ardhmes. Duhet dialoguar dhe garantuar transparencë. Qeveria e mëparshme luajti kukafshehti, nuk dinte ku e faturonte këtë kosto, por fatkeqësisht ja faturoi të gjithë koston KESH-t dhe kaskadës pasi mendonte se gjithçka do ta përballonte një liqen. Ja ku jemi në realitetin ku edhe kompania e shpërndarjes edhe KESH-i shkuan drejt falimentimit pikërisht nga politika që mendonin se çdo gjë është në rregull, kosto nuk duket kërkund. Vetëm kur vjen qeverisja tjetër shikon që faturat e panumërta dhe borxhet e akumuluara vënë në rrezik çdo të ardhme financiare të këtij vendi.
Edhe me HEC-et private filluam një politikë sistematike duke shlyer pjesën më të madhe të faturave. Një premtim i mbajtur i kësaj qeverie, për një angazhim që e kishin marrë të tjerë dhe ndërkohë jua kishin fshehur siç thotë populli të zotëve të punës. Megjithatë, ne jemi të vendosur për të vazhduar me këto politika, që do të thotë mbështetje financiare për sektorin, politika rigoroze ligjore, por mbi të gjitha një plan i qartë dhe një vullnet për të shkuar drejt atyre objektivave.
Unë e them dhe dua ta them dhe këtu, objektiva mund të kesh shumë dhe mund ti vendosësh ato, janë premisa e mirë që nisesh për të ndërtuar diçka, por vetëm një disiplina e vërtetë drejt atyre objektivave, me një vullnet të qartë politik e bën këtë të mundur.
Jo për kompliment por unë e them se jemi me fat që kemi një Kryeministër jashtëzakonisht të vendosur për ta nxjerrë këtë sektor nga letargjia dhe për ta kthyer këtë sektor në një motor të zhvillimit ekonomik. Vullneti i tij dhe vullneti i qeverisë shqiptare bëri të mundur që ajo që për 20 vjet quhej e pabesueshme, filloi të marrë jetë, që të gjithë të fillojnë të paguajnë energjinë elektrike dhe energjia të mos jetë më një mall që tregtohet politikisht, por një kontribut i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të këtij vendi.
Ju faleminderit!
Fjala e Kryeministrit Edi Rama:
“Nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës”, thotë Richard Fuller. Injorancë politike, injorancë qeverisëse, injorancë administrative, injorancë burimesh njerëzore dhe injorancë shoqërore në fund si rezultat i të gjendurit në një mjedis pa rregulla, pa qeverisje dhe pa përgjegjësi e përgjegjshmëri politike. Për ta ilustruar këtë shprehje kaq të goditur që ka një peshë edhe më të madhe në një vend si i yni, që është kaq i pasur në burime natyrore energjetike, unë dua të ndaj me ju dhe publikun këtë fakt:
Në vitin 2006 u bë një ristrukturim i sektorit, ajo që sot quhet OSHEE, kompania e atëhershme dhe e sotme e shpërndarjes, u pastrua nga të gjitha borxhet. Në vitin 2006, OSHEE e nisi punën e vet me zero borxhe. Deri në vitin 2013, 7 vjet qeverisje të Partisë Demokratike, borxhi kapërceu 1 miliardë dollarë. Vetëm në 10 muaj të vitit 2013, kur u kalua nga administrimi i privatëve në administrimin e rimarrë në dorë nga qeveria e shkuar, borxhi i brendshëm shkoi nga 720 milionë në 920 milionë, përfshirë edhe pjesën tjetër në formën e borxheve ndaj të tretëve që u rrumbullakos në mbi 1 miliardë.
Çfarë është kjo tjetër, përveçse injorancë politike, injorancë qeverisjeje, injorancë administrative, injorancë burimesh njerëzore, e përkthyer në injorancë shoqërore. Asgjë tjetër nuk është.
Këta 10 muaj të vitit 2013, kur borxhi u rrit me 200 milionë dollarë, pra, vjedhja u rrit në mënyrë galopante, janë tjetër tregues i asaj si katandisesh nëse e kthen pushtetin në qëllim në vetvete dhe nëse për të mbajtur pushtetin, shet të ardhmen e atdheut tënd dhe përpiqesh të blesh kohë e votë në pushtet duke detyruar pjesën e shëndetshme të shoqërisë që të paguajë edhe për ata që vjedhin.
10 muajt fatalë të vjedhjes së energjisë janë edhe 10 muajt fatalë të etheve më të mëdha elektorale, që prodhuan për shqiptarët një mbipeshë të borxhit, me të cilin ne po luftojmë sot, të gjithë sëbashku, duke bërë politikë me një pasuri kombëtare dhe duke e shkallmuar pasurinë kombëtare për të gjeneruar pushtet nga politika, duke mbyllur sytë përpara hajdutërisë kolektive, duke bashkëpunuar për të vjedhur pasurinë kombëtare dhe duke toleruar vjedhjen e kësaj pasurie në emër të mosmërzitjes të hajdutëve votues.
150 milionë euro çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike dhe nga humbjet në një rrjet shpërndarjeje, që merreni me mend, në 80% të vetin është ende aty ku e la Enver Hoxha. Në 80% të vetin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë ka një moshë 35 deri në 40 vjeç. E pamë të gjithë dhe e përjetuan fatkeqësisht në kurriz të tyre shumë familje shqiptare në vigjilje të Vitit të Ri, kur moti shumë i rënduar dhe dëbora në shumë zona solli edhe cenimin e shpërndarjes.
Të gjitha këto vjen një ditë dhe mblidhen bashkë, siç iu mblodhën Shqipërisë lak në fyt dhe kërcënojnë të mbysin, siç kërcënon ende sot e gjithë ditën, me gjithë këto rezultate që janë shembullore për të kuptuar se çfarë kemi humbur gjithë këto vjet, por çfarë mund të bëjmë nëse jemi të gjithë bashkë, mbytjen dhe katastrofën e këtij vendi. E këtij vendi, të cilit Zoti apo natyra, për kë s’beson në Zot, i ka falur gjithçka që populli i vet të jetojë normalisht. E këtij vendi ku fati ynë e ka dashur që të kemi burime ujore dhe potencial hidroenergjetik për frymë dhe për territor, duke qenë të dytët në Europë, mbas Norvegjisë, – se mos më ngatërroni me atë që thoshte të dytët pas Gjermanisë, se këtu ka një dallim, të dytët mbas Norvegjisë na ka bërë Zoti, nuk kemi bërë ne ndonjë gjë. Ajo që kemi bërë ne ka qenë që Zoti na ka bërë të dytët dhe kemi vajtur me vrap e jemi të fundit dhe atje në fund të mbysim edhe veten.
Unë i jam mirënjohës të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në këtë operacion, drejtorit të Përgjithshëm, drejtuesve të qarqeve, me të cilët kemi pasur çdo javë takim, sëbashku me një pjesë të drejtuesve të OSHEE, – të tjerët janë aty ku e kanë merituar, – sepse në vetëm dy muaj dhanë provën fantastike se ky vend mund të bëhet dhe se për ta bërë këtë vend nuk duhet ndonjë shkencë e posaçme, as ndonjë një çudi që nuk e kanë bërë të tjerët, duhet vetëm të respektojmë sëbashku ato që sëbashku kemi rënë dakord të miratojmë si ligje të bashkëjetesës sonë. Për sa kohë e kemi miratuar me ligj që vjedhja e energjisë është vjedhje si gjitha të tjerat, dënohet nga Kodi Penal, atëherë nuk ka alibi për askënd, i pasur apo i varfër, ministër, deputet apo qytetar i zakonshëm, biznesmen apo invalid. Nuk ka ligj që të përjashtojë njeriun e lirë të çdo kategori, duke thënë që ky ligj për këtë kategori nuk vlen, kjo është vjedhje për këta, por nuk është vjedhje për këta.
E megjithatë, shifrat sot flasin shumë qartë. Flasin qartë, nga njëra anë, se propaganda e shfrenuar a tyre që e nisën qeverisjen e sektorit dhe të kompanisë me zero lekë borxhe dhe e lanë me një miliardë dollarë e kusur borxhe dhe përpiqen sot e gjithë ditën të provojnë, nuk e di unë çfarë, që kishin të drejtë, duke u përpjekur me insistim ta tregojnë këtë operacion jetik për vendin tonë si një operacion kundër të varfërve, rrëzohet nga faktet dhe shifrat që solli këtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri i Brendshëm, pasi nga 740 e disa individë, të arrestuar në flagrancë në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për vjedhje të energjisë, janë mbi 500 biznesmenë. Pra, njerëz që bëjnë biznes dhe që për lokalin apo për magazinën e tyre nuk paguajnë asnjë kokërr leku dhe pjesa tjetër janë qytetarë me mbi 150 m2 në dispozicion. Rastet e njerëzve vërtetë të varfër, në këtë aspekt janë mëse minimale, në mos inekzistente, por mëse minimale. Sepse shifrat përsëri tregojnë se nuk janë të varfrit hajdutët e energjisë elektrike, por janë ata që kanë dhe që fshihen pas të varfërve, për vite të tëra, duke pretenduar se konsumojnë më pak se 300 kilovat. Se përndryshe nuk ka si ndodh që paguesit më të rregullt të energjisë elektrike janë dy kategori; pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Përkatësisht mbi 90%. Ndërkohë që vetëm në Policinë e Shtetit, në momentin kur filloi operacioni nga 10 mijë punonjës, mbi 5 mijë ishin debitorë. Niseshin për të kapur të tjerët dhe vetë i kishin borxhe kompanisë. Sot, numërohen me gishtat e dorës ata të cilët kanë mbetur pa lidhur kontratën me OSHEE-në duke shfrytëzuar mundësinë që në u kemi dhënë të gjithëve që deri në 28 shkurt, duke paguar të gjithë borxhin menjëherë të ulin 80% kamatëvonesën, apo përmes marrëveshjes të nënshkruajnë se çdo muaj do të lajnë borxhin. Mbi 5 mijë policë. E vetëm në dhjetor, nga kthimi në binarët e ligjit dhe të arsyes i borxhlinjve brenda sistemit të administratës shtetërore janë gjeneruar 6.6 milionë dollarë për kompaninë, borxhe që janë kthyer.
Unë i bëj apel përsëri atyre që kanë mbetur të lajnë borxhet deri në 28 shkurt. Të lajnë borxhet një orë e më parë. Të lajnë borxhet sepse nuk do të ketë asnjë milimetër kthim mbrapa. Ky operacion nuk është fushatë, nuk është aksion, nuk është një përpjekje nga ato të kaluarat që i mbani mend mirë, që dilte drejtori i ndërmarrjes me gërshërë dhe shkonte i priste vetë telat ndonjë fukarai në Kamëz, por është lufta për jetë a vdekje e Shqipërisë për të qenë ose ajo që duam dhe që duhet, ose katandia që na lanë për turp ata të cilët sot falë virtytit të demokracisë kanë mundësi të flasin, por nuk kanë mundësi të na ndalojnë asnjë milimetër në këtë përpjekje.
Ne kemi detyrimin e patjetërsueshëm që t’u shërbejmë interesave tona kombëtare, interesave të publikut dhe interesave të të gjithë atyre qytetarëve që në 8 vjet sidomos, nga 2006 kur filloi me zero kompania deri në 2013, kur në 10 muaj u rrit borxhi me 200 milionë, u futën në kategorinë e budallenjve. Kush paguan energjinë u detyrua të ndjehet kokrra e budallait, duke parë komshiun me ndërtimin e madh pa leje, 3 kate, edhe 1 kat tjetër bosh për çunin kur të marri nusen dhe me 3 sahate në çdo kat, që paguante si invalid. Apo duke parë komshiun tjetër që e merrte energjinë nga shtylla përballë, e fuste në kuzhinë, që ta shihte edhe vetë kur i vinte energjia, me linjë personale edhe që rrugës të mos t’ia vidhte njeri tjetër. Ose si puna e atij që edhe shtyllën e kishte futur në ballkon. Mirë ndërtimi pa leje, por kishte bërë edhe një ballkon dhe shtylla ishte brenda, dhe me dorë merrte dritat.
Këtu Shqipëria e “budallenjve” që paguajnë taksa, Shqipëria e “budallenjve” që paguajnë kontributet shoqërore, Shqipëria e “budallenjve” që paguajnë dritat, Shqipëria e “budallenjve” që vënë rripin e sigurisë, Shqipëria e “budallenjve” që respektojnë semaforin, Shqipëria e “budallenjve” që nuk pinë duhan në restorante, Shqipëria e “budallenjve” që nuk guxojnë ta shohin as në ëndërr se mund të pushtojnë ndonjë trotuar për të bërë biznes, nuk është më Shqipëria e “budallenjve”, por është Shqipëria e tyre. E kush nuk do të ketë probleme me shtetin, kush nuk do të ketë probleme me policinë, kush nuk do të ketë probleme me inspektoratet, kush nuk do të ketë probleme me këtë qeveri duhet t’i bashkohet asaj Shqipërie. Shqipërisë së njerëzve që respektojnë ligjin dhe që investojnë për të ardhmen e tyre, duke i bërë të gjitha këto. Sepse të paguash energjinë elektrike nuk do të thotë t’i japësh lekë për t’i çuar në drejtim të paditur, siç kanë shkuar në drejtim të paditur, fatkeqësisht, për shumë vite. Do të thotë të investosh që ky sistemi i shpërndarjes që në 80% të vetin është 40 vjeç, me ato shtyllat e drurit që i keni parë vetë, që janë çarë në dysh edhe që rrinë në 40 gradë e mezi mbahet, të kthehet në një sistem shpërndarjeje të besueshëm.
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që sot thonë me të drejtë dakord unë po e paguaj energjinë elektrike, por si t’ia bëj që fatura ime nuk vjen në rregull, si t’ia bëj që sahati im vrapon më shpejtë sesa c’vrapon korrenti për të ardhur në shtëpinë time, si t’ia bëj që shërbimi ndaj meje është mizerabël dhe si t’ia bëj që edhe në prag të Vitit të Ri duhet të ndez qiririn se më ikin dritat?! Janë të mirëkuptueshme, por aq sa i mirëkuptoj aq duhet edhe të na mirëkuptojnë që ç’ka nuk është bërë jo në 20 vjet, por në 40 vjet nuk mund të bëhet në 1 vit. E mbi të gjitha, nuk mund të bëhet nëse kompania nuk merr mbrapsht atë që jep. Se është njësoj si të shkosh në një furrë buke dhe ta marrësh bukën pa paguar dhe të kërkosh që të kesh furnizim me bukë, edhe të ngrohtë, edhe kur fusha e grurit që furnizon dyqanin të mos ketë më grurë. Kjo nuk mund të ndodhë.
E pra, të paguash energjinë elektrike do të thotë të investosh. Të investosh që nesër jo vetëm kompania të ketë mundësi që të vendosë një sistem tërësisht të ri shpërndarje, por edhe qeveria, buxheti i shtetit, të ketë mundësi të tërhiqet nga injeksionet e përvitshme që i bën kompanisë për ta mbajtur në këmbë. Se kompanisë nga një anë ia pinë gjakun, nga ana tjetër kompania nuk mund të rrijë në këmbë pa gjak, kështu që i bëjnë transfuzione të përvitshme nga 150 milionë euro; 100 shkolla të reja, 6 spitale rajonale, 100 kilometra rrugë kombëtare, një shifër e barabartë me shifrat që ne mbledhim nga të gjitha kontributet e bizneseve në Shqipëri. Është njësoj sikur thjesht duke paguar energjinë elektrike, të gjithë ne të kemi dyfishuar brenda vitit kompanitë që i japin shtetit taksa. Është e pamundur të mendohet ndryshe dhe është e pamundur të veprohet ndryshe.
Ashtu sikundër është e pamundur të pranohet propaganda lidhur me çmimin. Sepse, çka kemi bërë, sot qeveria kaloi vendimin që formalizon atë që ka hyrë në fuqi që në 1 janar me buxhetin, rritjen e pensioneve për të gjithë pensionistë kryefamiljare dhe rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, rritjen e pagës së aftësisë së kufizuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, mbi 200 mijë njerëz që do të shkojnë tek sporteli i OSHEE pa asnjë ndjesi se po paguajnë një qindarkë më shumë nga heqja e fashës 300 kilovat. Por fasha 300 kilovat u vu për këta, nuk u vu për atë që e futi shtyllën në ballkon. Nuk u vu as për ata me 150 metër katrorë shtëpi me 3 kate, nuk u vu as për ata me magazina në autostradë, nuk u vu as për ata me lokale te blloku, u vu për këta. U vu për këta dhe të tërë të tjerët me vrap për t’u fshehur nën karrocat e invalidëve, për t’u futur bashkë me familjet në ndihmë ekonomike, për t’u kapur pas xhaketave të pensionistëve dhe për të bërë të gjithë si invalidë, si pensionistë dhe si persona në ndihmë ekonomike. Për këtë shërbeu fasha në Shqipëri. Për ta kthyer nga një mburojë për të varfrit në një strehë për maskarenjtë. Duke hequr fashën të gjithë tani kanë dalë në dritë. Kanë dalë në dritën e transparencës. Askush më nuk mund të fshihet pas fashës, do të paguajë atë që konsumon. Siç paguanin atë që konsumonin të gjithë shqiptarët që nuk fshiheshin pas fashës, që nuk e vidhnin energjinë, që nuk trukonin sahatet me fashë. Këta, të gjithë shqiptarët kishin një çmim mesatar 10.3 lekë vjet, sivjet do ta kenë 9.5, që do të thotë se çmimi mesatar i energjisë është ulur. Nuk është ngritur, sepse ne besojmë që nga heqja e fashës ne do të kemi një rritje të drejtë të të ardhurave dhe nuk do kemi nevojën të rrisim çmimin në mënyrë uniforme. Shumë e thjeshtë! Por në këtë vend ku jetohet me “shpif, shpif, shpif se diçka do mbetet” dhe përgjithësisht ata që i hanë shpifjet për taksat, për çmimin, për këtë, janë ata që nuk paguajnë taksa, janë ata që nuk paguajnë energjinë, janë ata që nuk e dinë fare sa vijnë faturat në shtëpi dhe ankohen. Vënë kujën. Turren duke komentuar, “ç’po bëni kështu?!”, “ç’keni me të varfrit?”. Kush janë të varfrit këtu? Sepse të varfrit, ata që konsiderohen ligjërisht të varfër dhe janë realisht të varfër janë të mbrojtur. Në fund të janarit kur të marrin pensionin do të marrin pension të rritur, të cilin ua kemi thënë, ju rritet që të paguani këtë diferencë. Kush janë të tjerët?
Nga ana tjetër dua ta them këtu. Kemi filluar paralelisht të mendojmë për gjërat e tjera. Ministri i Energjisë, me shumë kurajë dhe duhet kurajë përveçse mbështetje politike, për t’i rënë murit me kokë, sepse t’i biesh ndesh kësaj ngrehine të ndërtuar me kokë poshtë qysh prej dekadash, por sidomos në 10 vitet e fundit, ku të gjithë kanë zënë një pozicion dhe të gjithë kënaqen duke u fshehur pas njëri-tjetrit dhe duke marrë nga xhepat e të tjerëve nuk është e thënë të dalësh me sukses. Kjo kurajo na ka çuar sot në këtë hap të parë të rëndësishëm përpara, por nga ana tjetër, përveç kurajos është hera e parë dhe këtë nuk e them unë, këtë nuk e thotë ministri, këtë nuk e thotë qeveria, këtë e thotë institucionet ndërkombëtare, këtë e thotë Komuniteti i Energjisë në Vjenë, këtë e thotë Banka Botërore, këtë e thotë FMN-ja; është hera e parë që një qeveri shqiptare dhe një ministri Energjie e Shqipërisë ka një vizion të zhvillimit të sektorit, ka një plan të qartë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe mbi të gjitha ka në bazë të këtij plani të gjithë hapat e strukturuar që do të hidhen njëri pas tjetrit. Siç u hodh sot hapi tjetër në qeveri me projektin e ri të ligjit për tregun e energjisë, që brenda 5 vjetësh, gjithçka që ishte kusuri i atyre që e bënë Shqipërinë, atdheun e rrumpallës dhe të hajdutërisë dhe i atyre të tjerëve, më përpara, që vunë ca shtylla druri kur elektrifikuan vendin dhe s’bënë dot asgjë më shumë, të marrë fund.
Ishim ne që filluam menjëherë, linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Linjë strategjike për sigurinë energjetike, por linjë strategjike për interesin kombëtar të shqiptarëve dhe çuditërisht, patriotët e mëdhenj, altoparlantët më të fuqishëm të interesit kombëtar dhe të flamurit kuq e zi, e kishin bllokuar dhe e mbanin të bllokuar vite të tëra. E vumë ne që deri dje na thoshin filogrek e filoserb, i mbani mend.
Po kështu, ata që bënë kaq shumë propagandë për vendin më turistik të botës, ku numëronin për turistë edhe veten e vet, sa herë hynin e dilnin për të shkuar në delegacione, një kryeministër që numëronte veten si turist, numëronte hyrje-daljet e veta bashkë me enturazhin, ministrat e të gjithë. Ndërkohë që, jemi të gjithë dakord që Joni është potenciali ynë më i madh turistik, qysh në të largëtin vitin 1974 nuk hodhën një qindarkë për gjithë linjën e shpërndarjes atje. Ju e keni parë vetë se keni shkuar me pushime në bregdetin Jon, se çfarë ndodh në ato shtylla dhe keni parë vetë sesi poçi “bëlbëzon” gjithë kohës. I keni parë poçat kur ndizen në Himarë, në Dhërmi, në Sarandë, në gjithë perlën tonë, gjithë kohës si memec “ba ba bap”. Nuk ndizet një herë poçi e të rrijë si duhet mes shtëpisë. U fillua investimi për atë linjë. Është ndërtuar linja 110 kilovolt Sarandë-Vlorë dhe kanë vazhduar punët për nënstacionet, për projektin e sigurisë së digave dhe me radhë.
Për herë të parë, Banka Botërore vuri në dispozicion një paketë financimi për të cilën ishte e gatshme edhe përpara. Po përse nuk e mori Shqipëria paketën e financimit 150 milionë dollarë? Sepse Shqipërisë më parë i kërkoheshin reforma, i kërkohej reforma e sektorit energjetik, i kërkohej reforma e strukturës së çmimit, i kërkohej reforma e pensioneve. Por Shqipëria më parë nuk ishte vendi i reformave, sepse po të kishte qenë Shqipëria, përpara, vendi i reformave, nuk do të ishim sot në këtë katandi.
Kam marrë – këtu po bëj një kllapë, – mesazhe të panumërta dje e pardje nga simpatizantë të mjekësisë. Mesazhe të panumërta që më kanë bërë të ndjehem krenar, që e shembëm përtokë edhe një tjetër kala të korrupsionit. Dihej botërisht sesi bëheshe specializant në mjekësi deri para tre-katër vitesh, kur pastaj u mbyllën fare, tarifë fikse ose lidhje gjaku me një njeri të rëndësishëm. U bë një konkurs spektakolar, transparent dhe u morën pikët aty për aty nga të gjithë dhe gjithçka shkon në vendin e duhur.
Një kala këtu, një kala atje e një kala atje dhe gjithë ky zinxhir i fortifikuar i korrupsionit, gjithë kjo fortifikatë që e kemi nga të gjitha anët do të shembet. Vetëm se ne vazhdojmë të besojmë dhe po e provojmë çdo ditë, do të shembet duke ndërtuar sisteme të reja, jo duke hequr njërin dhe duke vënë tjetrin, thjesht sepse heq njërin, shkon tjetri e bëhet si tjetri, nëse sistemi nuk është i garantuar. Kemi filluar një punë intensive. Unë nuk ekzagjeroj asgjë, por dua t’u them shqiptarëve se në harkun e këtyre 5 viteve, por duke filluar që nga ky vit, do të shikojnë me sytë e tyre sesi do të shpërndahet energjia në Shqipëri dhe si do të ndryshojë si nata me ditën, si do të ndryshojë si shekulli i XIX-të me shekullin e XXI-të, sahati dhe gjithë marrëdhënia mes konsumatorit, sahatit dhe distributorit.
Ne do të fusim teknologjinë më të avancuar, që asnjë pikë drite të mos mbetet pa u identifikuar dhe asnjë pikë drite më shumë të mos paguajë ai që konsumon. Teknologji që ka dhënë sukses në vende të tjera dhe që ne jemi të vendosur ta bëjmë pjesë të sistemit tonë. Jo vetëm që çdo konsumator të ketë matësin vetë inteligjent, të jetë në gjendje ta parapaguajë energjinë, të shkojë dhe të blejë aq energji, jo të shkojë, se s’ka nevojë të shkojë fare, por me telefon, të kërkojë sasinë e energjisë që do konsumojë, të paguajë për aq dhe në momentin kur ajo mbaron energjia ndërpritet dhe porosit kuotën tjetër. Pra, t’i japim fund edhe historisë që janë njerëzit emigrantë, kanë ikur në emigracion 20 vjet përpara dhe janë debitorë këtu prej 20 vjetësh. Ose shkon me pushime, i fik të gjitha dhe kur kthehesh sahati ka vazhduar punën e vetë, se sahati është në një botë tjetër. Është sahat i vënë për të zhvatur ata që paguajnë, se duhen marrë lekët edhe për ata që nuk paguajnë. Edhe kjo kërkon kohën e vetë.
Ne do ta fillojmë që këtë vit, por deri në fazën e implementimit ne do të bëhemi vendi i parë i Europës që do të kemi instaluar 1.1 milionë matës inteligjentë. Vendi i parë i Europës, jo se jemi të parët, por se në Gjermani nuk i ndërron njeri sahatet se nuk i shkon njeriu mendja të vjedhë dhe sahati gjerman nuk “vrapon” kur gjermani ka ikur me pushime.
Këto janë shpikje të teknologjisë për shoqëri dhe për vende si ne. Ne do t’i vëmë ato të gjitha në dispozicion të konsumatorëve. Sigurisht do të kemi një sistem shpërndarjeje inteligjent, që është në gjendje të kontrollojë në mënyrë të centralizuar, në kohë reale, 1.1 milionë burime shpërndarjeje dhe që merr sinjal nga çdo burim shpërndarje në momentin kur burimi goditet apo në momentin kur kalon masa e parapaguar, ose për një arsye tjetër, dhe që lëviz flukset e shpërndarjes së energjisë sipas nevojës. Nëse ka një moment konsumi festash dhe flukset duhen lëvizur për t’u përqendruar më shumë në zonat më të dendura, ky sistem i bën. Nuk e shpërndan energjinë si ato shtyllat e Enverit, me shijet e Dedës, Rikard Larjes, për ata që e mbajnë mend, se këtu ka edhe shumë të rinj.
Një falënderim i posaçëm, jo formal, për Drejtorin e ri të OSHEE, i cili po provon përditë se është zgjedhja e duhur për këtë detyrë. Jam i bindur që bashkë me gjithë skuadrën e ristrukturuar do të jetë në gjendje të impelementojë vizionin dhe planin e Ministrisë së Energjisë dhe të shfrytëzojë në maksimum vullnetin e palëkundur politik të kësaj qeverie. Po ashtu, jam i bindur se do të jetë në gjendje të bëjë transformimin e burimeve njerëzore brenda OSHEE. Është bërë një apel publik, të cilin unë e kam mbështetur fort bashkë me ministrin, që të gjithë inxhinierët elektrikë, të gjithë teknikët e mesëm elektricistë që janë pa punë të aplikojnë për t’u marrë në provim dhe për t’u zëvendësuar brenda OSHEE-së njerëz që vijën nga rrugë të ndryshme, por jo nga rruga e zanatit. Për të zëvendësuar me profesionistë dhe njerëz të zanatit gjithfarëlloj personazhesh që i ka mbledhur OSHEE-ja si të ishte streha vorfënore e partive. Besoj që edhe ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të ketë një fokus shumë të fortë. Sigurisht, jam i vetëdijshëm që pa atë pjesë të shëndetshme brenda OSHEE-së pa disa nga drejtuesit e rinj, por pa disa edhe nga kuadrot më me eksperiencë që e kanë përqafuar fort këtë mision nuk do të ishim dot këtu, nuk do të kishim bërë dot asgjë.
Ndaj Gëzuar Vitin e Ri dhe vazhdoni me ritmin e vitit të vjetër. Do të vazhdojmë aty ku u mbyll viti i vjetër, asnjë tolerancë. Kush vjedh energjinë është subjekt i ligjit dhe objekt i Policisë së Shtetit, i Prokurorisë dhe i gjykatave. Me këtë rast dua të falenderoj edhe Prokurorinë që, për hir të së vërtetës, në këtë operacion ka qenë një aleat i ligjit dhe një aleat i konsumatorëve të ndershëm. Ndërkohë që edhe gjykatat kanë bërë më pak korrupsion se herët e tjera.
Faleminderit!