Back
25 Mars

Kompania franceze do të ndërtojë parkun fotovoltaik të Spitallës, Balluku: Gur kilometrik për sektorin elektroenergjetik

Kompania franceze “Voltalia” ka fituar garĂ«n pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar parkun fotovoltaik tĂ« SpitallĂ«s, me ofertĂ«n 29.89 euro pĂ«r megavat. Ajo ishte nĂ« garĂ« me kompaninĂ« kineze, “Universe Energy”, e cila ofroi çmimin 46 euro pĂ«r megavat.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi këtë hap, si një gur kilometrik në sektorin elektroenergjetik dhe një hap më pranë vizionit dhe synimit për ta bërë Shqipërinë eksportuese të energjisë së rinovueshme.

Në garë ishin 5 kompani të mëdha që dhanë ofertat e tyre për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës dhe dy prej tyre kaluan fazat e kualifikimit, një franceze dhe një kineze, që përmbushën kushtet.

“Me hapjen e këtij ankandi, kemi ecur me mbështetjen shumë të vyer të BERZH, për të sjellë një rezultat sa më transparent. Pasi është mbyll afati i dorëzimit të ofertave në 1 shkurt, ne kemi pasur mundësi të shohim ofertat nga 5 kompani të mëdha me eksperiencë në botë. këto ankande shteti nuk angazhohen për të vënë në dispozicion tokën, por janë investitorët që e sjellin paketën, dhe në një garë të pastër shpallim fituesin”, tha ministrja Belinda Balluku.

70% e energjisë që do të prodhohet në parkun fotovoltaik të Spitallës do të blihet nga OSSH, me një çmim të favorshëm dhe 30 megavat do të jetë në treg të lirë, duke përdorur bursën e ngritur.

24 Mars

OSSH: Eleminohen 87 % e avarive në rajonin e Burrelit, Bulqiza vetëm një fider me defekt

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike në vend dhe problematikat në rrjetin e shpërndarjes të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej datës 22 mars.
Me marrjen e informacionit për ndryshim të kushteve klimatike, OSSH në bazë të planit të masave organizative që ka të bëjë me shëndetin e sigurinë, ka njoftuar 72 orë përpara 11 rajonet e saj në vend për të organizuar punën në terren me qëllim elimiminin e defekteve në kohë sa më të shpejtë.
Nisur me problematikën në një prej rajoneve, Bulqizë, ky rajon ishte ndër më të prekurit nga defektet që në orët e para të mëngjesit të datës 22 mars si pasojë e reshjeve të borës dhe stuhisë së erës ku u raportuan defekte në linjën e tensionit të mesëm e të ulët kryesisht në zonat rurale dhe rurale të thella.
Nisur dhe nga vështirësia e punës në terren, brenda 48 orëve, megjithë vështirësitë e terrenit si pasojë e rrugëve të bllokuara nga bora, janë riparuar afro 87 % e defekteve në rajonin e Bulqizës, Burrelit, Rrëshenit e Peshkopisë.
Në ndihmë të ekipeve të brigadave të avarisë së OSSH #Burrel, u angazhuan dhe forcat e pushtetit vendor të këtij rajoni, të cilët ndihmuan me mjetet e tyre duke zhbllokuar rrugët.
Aktualisht, janë riparuar 350 kilometra linjë TL, TM dhe TU dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna sërish për riparimin e defekteve kryesisht në degëzime që ndodhen në zonat e thella rurale.
Situata e furnizimit me energji elektrike është futur në dinamikën normale dhe OSSH thekson se nuk ka asnjë problematikë në organizimin e punës së brigadave të avarisë në terren por cdo vonesë në riparimin e defekteve lidhet me vështirësitë e terrenit në të cilët janë konstatuar defektet.
Puna në terren e brigadave të avarisë vijon me intensitet për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

17 Shkurt

Humbin jetën në krye të detyrës 2 elektricistë në Gjirokastër, Balluku: Jemi pranë familjarëve, OSHEE e OST shpërblim për punonjësit

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të vyer të ekipit tonë të madh të OSHEE, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme.
Ismet Isaraj, 64 vjeç dhe Selfo Kallfa, 52 vjeç, me detyre elektricistë në Degën Rajonale të OSHEE Gjirokastër, janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 KV të fiderit radiostacion në nënstacionin Gjirokastër.
Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës, janë njoftuar menjëherë Forcat e Rendit dhe më pas Forcat e Specializuara Polumbare bënë të mundur gjetjen e trupave. Ismeti ka qenë 22 vite pjese e familjes së OSHEE dhe Selfo 34, pasi e kish nisur punën në moshën 18 vjeçare aq sa është sot i biri Fabiani. OSHEE do të kujdeset për familjet e dy punonjësve të rënë në krye të detyrës. Ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike dhe të dhimbshme. Respekt për heroizmin e treguar nga punonjësit e OSHEE dhe OST në çdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti, për të minimizuar dhe për të riparuar sa më shpejt defektet elektrike për të mos
lenë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesit e OSHEE dhe drejtuesi i OST të paraqesin pranë Këshillit Mbikëqyrës, kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për të gjithëpunën e palodhur që kanë kryer gjatë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem.

15 Shkurt

Situata në terren nga stuhia dhe rreshjet e deborës; OSHEE: Përmiriësim në raport me emergjencat e viteve të mëparshme

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Sh.a Group, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës.

Aktualisht janë në gatishmëri rreth 2200 punonjës, duke nisur nga Drejtoria e Tensionit të lartë, që ka përgjegjësi për rrjetin 35kV dhe nënstacionet, dhe më tej me 11 Drejtoritë Rajonale përkatëse, të cilat zbatojnë me përpikmëri masat tekniko –organizative, parashikuar në “Plani e Gadishmerisë 2021”.

Në raport me 24 orët e mëparshme, kemi një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike, referuar numrit të fiderave të stakuar, nga 70 në 21 që raporton OSSH.

Problematika e shkaktuar nga moti i keq ka sjellë dëme në rrjetin ajror, rrëzim shtyllash, për shkak të rrëshkitjes së dherave dhe stuhisë. Afro 95% e defekteve janë në zona rurale dhe rurale të thella.
Në disa zona, fshatra në Ersekë, Shkodër, etj, është e pamundur trnsportimi i bazës materiale për shkak të rrugës së bllokuar, që gjë pengon normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

Duhet të kemi parasysh se kemi raste që OSSH duhet të stakojë vetë disa linja si masë e sigurimit teknik, për të parandalimuar rreziqe me pasoja të mëtejshme në dëme materiale, deri dhe jetë njerëzish. Këto stakime ndodhin kur ka shkarkesa atmosferike, reshje shiu, etj.

Vlen për të theksuar se falë investimeve të bëra me nisjen e reformës, situata e paraqitur sot nga OSHEE do ishte tejet e rëndë.

Mjafton të përmendim periudha analoge, si moti i keq i fillimvitit 2015, kur për afro 3 javë kshim 237 mijë abonentë pa energji elektrike, ndërsa sot, nëse do e krahasojmë me pikën kritike që ishte 14 shkurti, ishin 96 mijë abonentë, pra 60% më pak të prekur.

Nga ana tjetër OSSH ka marrë të gjitha masat dhe po i kushton rëndësi furnizimit me energji elektrike institucioneve të rëndësisë së veçantë, duke nisur nga spitalet (sidomos covid19), pompave të ujit të pijshëm, hidrovorëve, etj.

03 Shkurt

Riparohet avaria në fiderin Kelmend të NST Vukpalaj, rikthehet energjia në Lepushë dhe Vermosh

Pas 10 ditësh punë intensive nga grupi i avarisë së OSSH Shkodër, mbrëmë është rikthyer energjia elektrike në zonën e Lepushës dhe Vermoshit.

Në datën 24 janar fideri Kelmend i NST Vukpalaj me gjatësi 120 kilometra pësoi avari për shkak të goditjes nga orteku.

Për pasojë u konstatuan thyerje të 7 shtyllave elektrike të tensionit të mesëm dhe mbi 30 traversa TM duke lënë pa energji zonën e Lepushës dhe Vermoshit.

Nisur nga situata e krijuar, OSSH Shkodër mori masa duke angazhuar në terren një grup prej 10 punonjësish të cilët punuan gjatë gjithë këtyre ditëve në kushte të vështira për të risjellë energjinë tek të gjithë abonentët e prekur nga defekti.

Si pasojë e motit të keq me reshje intensive të borës dhe orteqet e rëna gjatë atyre ditëve, rruga nga Gropat e Selcës deri në Qafën e Bordolecit ishte bllokuar.

Punonjësit e OSSH Shkodër u detyruan të transportonin në këmbë bazën materiale si traversat e tensionit të mesëm, për riparimin e defektit.

Në zonat ku rruga ishte e lirë, OSSH riparoi defektin brenda pak orëve duke mos lënë asnjë zonë pa furnizim me energji elektrike.

Vetëm mbrëmjen e djeshme, 2 shkurt u bë e mundur riparimi i plotë i defektit dhe fideri Kelmend i NST Vukpalaj u vu në punë me kapacitet të plotë.

Që nga mbrëmja e djeshme të gjitha zonat furnizohen rregullisht me energji, ndonëse rruga nga Gropat e Selcës deri në Qafën e Bordolecit vijon të jetë e bllokuar nga bora e rënë gjatë këtyre ditëve.

Grupet e avarisë së OSSH janë në terren për tju përgjigjur cdo situate që mund të krijohet në rrjetin e shpërndarjes

29 Janar

Balluku-Jahaj inspektojnë punimet në Kombinat: Rrjeti i ri 20 kV do të rrisë cilësinë e furnizimit me energji

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i OSSH Tiranë, pjesë e OSHEE Group inspektuan punimet në zonën e Kombinatit ku po instalohet rrjeti i ri 20kV.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku tha se me zhvillimin e zonës së Kombinatit është rritur kërkesa për cilësi të furnizimit me energji elektrike.

“Kombinati është një zonë e zgjeruar ndjeshëm, me ndërtime të reja dhe numër të lartë banorësh të cilët kanë rritur kërkesën për cilësi furnizimi me energji. Dhe ne i jemi përgjigjur në kohë”, tha ministrja Balluku.

Kurse drejtori i OSSH Tiranë, Klevis Jahaj tha se janë marrë të gjitha masat gjatë kësaj periudhe për menaxhimin e mbingarkesës.

“Rrjeti aktual 6 kilovoltsh, për shkak të amortizimit dhe kapacitetit të ulët, do të zëvendësohet me rrjetin e ri 20 kilovoltsh, i cili do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, por do të rrisë edhe sigurinë energjetike”, tha Jahaj.

20 Janar

Projekti i OSHEE në Durrës, Balluku: Investimet e realizuara dhanë rezultat gjatë përmbytjeve

Operator ri i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur në qarkun e Durrësit një tjetër investim, i cili ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Investimi prek njësinë administrative Manzë dhe përfitues të tij janë afro 10 mijë banorë. Punimet kanë nisur në fillim të këtij vitit dhe pritet të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Adrian Çela ishin në terren ku ndoqën nga afër punimet, që përfshijnë shtrimin e linjës së re të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe vendosjen e kabinave të reja.

Për Administratorin e OSHEE ky investim është vazhdim i projekteve, që janë kryer në këtë zone, ku përfshihet edhe ndërtimin e nënstacionit elektrik të Gjirit të Lalzit.

“Përfunduam 3 fiderat e parë në Gjirin e Lalzit vjet, që furnizuan të gjithë zonën bregdetare turistike dhe tani ka filluar puna për këtë fider, i cili furnizon rreth 10 mijë banorë të zonave Manzë, Manza e Re, Manza e Vjetër, Shkallë dhe Armath. Kemi edhe dy fidera të tjerë, të cilët kanë nisur ose janë në procesin e nisjes brenda pak javësh. Njëra furnizon zonën e Ishmit, Shkafanës dhe shkon deri në Kepin e Rodonit dhe i fundit është fideri, i cili mbyll gjithë këtë zonën”, tha Çela.

Ky investim, i cili përfshin shtrimin dhe ndërtimin e 28 kilometrave rrjet i tensionit të mesëm, 79 kilometra tension i ulët si dhe vendosjen e 30 kabinave të reja, pritet të ketë një impakt të madh, duke i ardhur në ndihmë biznesit, i cili operon në këtë zonë.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij investimi në një zonë turistike, por edhe me nisma premtuese në fushën e agrikulturës, ministrja Balluku u shpreh: “Kur sezoni turistik të hapet, i gjithë investimi do jetë i përfunduar dhe zona do jetë e mbuluar me të gjitha elementët që rrjeti shpërndarjes ka, si tension i ulët ashtu dhe tension i mesëm dhe padyshim të gjithë komponentët e këtij rrjeti do jenë funksionalë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë këtë zonë, sepse këtu është jo vetëm një zonë turistike bregdetare, por dhe një zonë ku të gjitha këto pikat e agrikulturës kanë gjetur zhvillim dhe kemi edhe ferma të vogla dhe hoteleri”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi se falë investimeve të realizuara në vitet e fundit në sektorin energjetik u bë i mundur minimizimi i dëmeve, gjatë situatës së reshjeve të dendura të dy javëve më parë. Gjithashtu investimet i përgjigjen jo vetëm nevojës aktuale të zonave, por dhe zhvillimit të tyre në vitet e ardhshme.

“Investimet e mirëstudiuara që ne kemi bërë vitet e fundit dhanë një super rezultat gjatë javës së vështirë të përmbytjeve. Falë këtyre investimeve, të bëra aty ku duhet, me studim dhe me baza të forta edhe për 10-vjeçarin e ardhshëm, ne arritëm të përballojmë si kurrë më parë, qoftë ngarkesën gjatë fundvitit, si asnjëherë pa problematika dhe pa avari, por sigurisht edhe ditët që pasuan pas vitit të ri, me të gjitha përmbytjet dhe të gjitha shirat që patëm në shumë zona të vendit”, theksoi Balluku.

Duke ju referuar njoftimeve se edhe fundjava në vazhdim do të jetë e shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin e vendit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë që të vijojnë me gjendjen e gatishmërisë, për të ndërhyrë në çdo situate, në mënyrë që qytetarët të mos kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

05 Janar

OSSH: Përpjekje të vazhdueshme, situata në Valbonë drejt normalizimit

Për shkak të motit të keq me stuhi bore, në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike.

Nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH #Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh.

Por sërish në mbrëmjen e datës 30 dhjetor, linja pësoi defekt për shkak të dëmtimit dhe të dy kabinave ajrore, si pasojë e djegies së transformatorëve dhe pajisjeve të tjera.

Nga ana e OSSH KukĂ«s, puna ka vijuar 

intensivisht dhe në ditët e para të vitit të ri duke eliminuar pothuajse të gjitha dëmtimet që pësoi linja e Valbonës.

Ndonëse linja shtrihej në terren malor dhe rruga ishte e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës, grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës.

Aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme. Po gjatë kësaj periudhe u rindërtuan nga e para 2 kabinat ajrore, ku u vendosën transformatorët e rinj dhe pajisjet e reja.

Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjejkte private dhe 20 abonentë familjarë.

Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës.

30 Dhjetor

OSSH në gatishmëri të plotë, bora pengesë për eliminimin e avarive në zonat malore

Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një mot i keq, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore, kryesisht në zonat malore.


Nisur nga parashikimi i motit, OSSH më herët organizoi dhe ngriti grupet e gatishmërisë në të gjithë vendin, duke përforcuar personelin dhe bazën materiale të nevojshme.


Pavarësisht masave, koha e keqe ka penguar stafet tona të reagojnë më shpejtë për normalizimin e situatës.

Problematika janë shfaqur kryesisht në zona të thella rurale, ku gjatësia e rrjetit arrin deri 60 km, sidomos në veri të vendit.


Dëbora është bërë pengesë për kalimin e bazës materiale, pasi rrjeti elektrik kalon në terrene të vështira, si në Valbonë, Lekbibaj, Lëpushë, Kelmend, etj.


Sikurse ju kemi përcjellë përmes fotove situatën e vështirë, dëmet janë kryesisht te përcjellësit, izolatorët dhe shtyllat, pra në rrjetin ajror që kalon përmes relieveve malore.


Petraq Lika, administrator i OSSH Sh.A, thotë për mediat se, “nga brigadat e terrenit po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale, ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në zgjidhjen e problemit për shkak të terrenit të vështirë”.

Afro 90% e defekteve janë në zona rurale, ku 70% janë në zona “rurale të thella”.


Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Shkodra, Kukësi, Vlora, Burreli dhe Bajram Curri.

23 Dhjetor

MBI KONTRATĂ‹N E SHIT-BLERJES SĂ‹ ENERGJISĂ‹ ELEKTRIKE NGA SHOQĂ‹RIA FURNIZUESI I TREGUT TĂ‹ LIRĂ‹ SH.A/OSHEE GROUP SH.A

Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A., për të siguruar një proces transparent, të barabartë dhe gjithëpërfshirës ju fton të njiheni me kontratën e shitblerjes së energjisë elektrike për vitin 2021.

Siç jeni në dijeni, kjo kontratë shërben si parakusht për pjesëmarrje në procedurat e shitblerjes së energjisë elektrike që do të zhvillohen nga “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. përgjatë vitit 2021.

Për më shumë informacion në lidhje me kontratën e shitblerjes së energjisë elektrike Ju mund të kontaktoni në adresën e email-it info.blerje@oshee.al.

“FURNIZUESI I TREGUT TË LIRË” SH.A.

Kontrate e shitblerjes FTL per vitin 2021