Back
22 Maj

OSHEE ndërton rrjetin 20 kV në Gjirin e Lalëzit, Balluku: Rritje e shërbimit për turizmin

Zona e Gjirit të Lalëzit dhe fshatrat përreth shumë shpejt do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi i nisur nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë zonë do të garantojë një furnizim me energji më të mirë, jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe për pushuesit të cilët e frekuentojnë zonën gjatë sezonit turistik.
Faza e parë e punimeve, që përfshinë ndërtimin e nënstacionit 110/20, ka përfunduar, janë vendosur 2 transformatorë me fuqi 50 MW si dhe janë vendosur pajisjet për 8 fidera. Aktualisht, OSHEE ka nisur fazën e dytë të investimit, duke lidhur kontratën për ndërtimin e 3 fiderave të parë (nga 8 gjithsej) të rrjetit shpërndarës 20 KV, ndërtimin e kabinave dhe rrjet të ri ABC, për mbulimin e gjithë zonës bregdetare të Gjirit të Lalëzit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, inspektuan ecurinë e punimeve.

lalzi featured“Faza e parë u kurorëzua me përfundimin e nënstacionit 110/20 kV që është një investim tepër i rëndësishëm, kjo zonë nuk kishte parë asnjëherë investime të këtij niveli. Faza e dytë përfshinë shtrirjen e rrjetit që nis nga ky nënstacion, janë gjithsej 8 fidera dhe vlera e investimit shkon në 1 miliard lekë përsa i përket fiderave. Këtu jemi duke inspektuar punimet në 3 fiderat e parë që përfshinë zonën e plazhit të Gjirit të Lalëzit dhe pjesën e Manzës. Ky investim ka filluar në muajin prill dhe përfundon brenda muajit shtator”, u shpreh Çela duke bërë shtuar se ky investim po sinkronizohet edhe me OST-në e cila po ndërton linjën 110 kilovolt nga nënstacioni i Sallmones.
Nga ana e saj, ministrja Belinda Balluku, tha se ky investim është pjesë e investimeve të parashikuara për t’u zhvilluar në zonat bregdetare me qëllim mbështetjen e zhvillimit të turizmit. Balluku theksoi se përfitues të tij do të jenë jo vetëm banorët e zonës por edhe pushuesit e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.
“Investimi në zonën e Gjirit të Lalëzit është pjesë e të gjitha investimeve që ne kemi planifikuar për të bërë në këtë zonë turistike, ashtu si dhe në zonat e tjera, për të shtuar kapacitetet e shërbimeve dhe për t’i dhënë qytetarëve dhe atyre që banojnë në zonë por dhe atyre që vijnë thjesht për të pushuar, shërbime sa më të mira. Ky është një projekt i mbështetur nga fondet e OSHEE-së, 1.4 miliardë lekë të reja dhe i kombinuar me projektin e OST-së për ndërtimin e linjës 110 kilovolt. Është sigurisht një kombinim për të dhënë dhe për të mbështetur të gjitha investimet që po bëhen në këtë zonë në bazë të strategjisë së turizmit”, deklaroi Balluku.
Ministrja Balluku solli gjithashtu në vëmendje se krahas investimit që po bën OSHEE dhe OST në këtë zonë është edhe linja e re e ujësjellësit të ri të Durrësit, që nis nga Fushë-Kuqja dhe që do përfitojë edhe zona e Gjirit të Lalëzit. Këto investime, mungesa e të cilave prej vitesh ka qenë një shqetësim, do të bëjnë të mundur nxitjen e investimeve me qëllim shtimin e numrit të turistëve në këtë zonë.
“Këto dy projekte energjetike, ai i OSHEE-së që po inspektojmë sot dhe ai i OST-së me linjën 110 kilovoltshe, kombinohen gjithashtu dhe me një projekt të ujësjellësit, që e kemi inspektuar pak ditë më parë nga zona e Fushë-Kuqes në drejtim të Durrësit, për të furnizuar me ujë të gjitha ato zona që deri më sot nuk janë furnizuar më shumë sesa me 2 apo 3 orë ujë. Të gjitha këto projekte së bashku të kombinuara rrisnin cilësinë e jetës së qytetarëve dhe bëjnë të mundur që këto zona të jenë zona turistike dhe këtu të investohet nga të gjithë investitorët që kanë në plan të zhvillojnë turizmin në Shqipëri, ashtu siç është parashikuar në strategjinë e turizmit”, nënvizoi Balluku.
Me nënstacionin e Gjirit të Lalëzit do të furnizohen zonat si, Plazhi i Gjiri i Lalëzit, zona e Manzës, Ishëm, e deri te Kepi i Rodonit. Investimi për ndërtimin e rrjetit 20kV, parashikon shtrimin e 69.6 km rrjet Tension i Mesëm 20 kV, 256 km rrjet Tension i Ulët me përcjellës ABC si dhe ndërtimin e 155 kabinave elektrike.

13 Maj

Investimi i OSHEE në nst Fushë Krujë, Balluku dhe Çela inspektojnë punimet në terren

featured kruja

Ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku dhe Administratori i kompanisë OSHEE Adrian Çela inspektuan këtë fundjavë punimet në nënstacionin e Fushë Krujës.
Ky është një investim që po kryhet me fondet e kompanisë OSHEE ku përfitues do të jenë rreth 40 mijë banorë.
Gjatë inspektimit në terren, administratori i OSHEE z. Adrian Çela e njohu nga afër ministren Balluku me projekin e investimit në nënstacionin e Fushë Krujë.
Çela tha se ky projekt parashikon ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kV, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave dhe shtrimin e 130 km rrjet kabllor abc.
Sipas kreut të OSHEE, investimi do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

07 Maj

Tiranë, 1 miliard lekë për 410 kabina, Balluku dhe Jahaj: Ulim humbjet dhe rrisim cilësinë e furnizimit

2019-05-07 at 09.38.45

Banorët e Tiranës por edhe fshatrat përreth do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike në saj të investimit rreth 1 miliard lekë që ka nisur tashmë nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Investimi përfshin rikonstruksionin e afro 400 kabinave si dhe shtrimin e 10 fiderave të rinj nga nënstacionet Selitë dhe Traktora.
Investimi prek si tensionin e mesëm ashtu edhe atë të ulët ndërsa punimet pritet të përfundojnë para sezonit të dimrit të 2019-ës. Përmes tyre synohet jo vetëm rritja e cilësisë së furnizimit me energji elektrike por edhe ulja e humbjeve në rrjet.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e Operatorit të Energjisë Elektrike, Adrian Çela, kanë inspektuar punimet që po kryhen për këtë projekt në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.
Drejtori i OSHEE-së Tiranë, Klevis Jahaj, bëri të ditur se kabinat ku po ndërhyhet janë ndërtuar kryesisht gjatë viteve ’90-të dhe prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në to. Gjithashtu sipas Jahaj, në saj të 10 fiderave të rinj që do të shtrihen në dy nënstacionet, do të bëhet e mundur normalizimi i mbingarkesës gjatë sezoneve të pikut.
“Ky investim kap vlerën e 1.1 miliardë lekëve dhe përfshirën rreth 250 mijë abonentë të OSHEE-së të cilët do të përfitojnë nga ky investim dhe normalisht do të ndikojë qoftë në cilësinë e furnizimit me energji elektrike por gjithashtu dhe në tregues të tjerë, atyre të humbjeve. Gjithashtu 10 fiderët e rinj të cilët po shtohen nga nënstacioni i Selitës dhe ai i Traktorit do të bëjnë që të normalizojë mbingarkesën që kanë fidrat aktual në momentet e pikut”, tha Jahaj.
Nga ana e saj, ministrja Balluku u shpreh se investimet që po kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe në gjithë sektorin energjetik dhe se përmes tyre është bërë e mundur ulja e ndjeshme e humbjeve të energjisë në rrjet.
“Kërkesa për energji në Tiranë arrijnë në 37 përqind të kërkesës kombëtare. Sigurisht i gjithë investimi që OSHEE ka bërë deri më sot ndikon ndjeshëm jo vetëm në uljen e humbjeve në rrjet për Tiranën, nga 35% që ka qenë në vitin 2014, sot është 16.8%, pra katër-mujori i parë i 2019-ës është vërtetë diçka për t’u shënuar, por nga ana tjetër sigurisht duke qenë se është më shumë se 1/3 e tregut të kërkesës së energjisë elektrike, investimet që kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe të gjithë sektorit energjetik”, u shpreh ministrja Balluku.
Përmes rikonstruksionit të kabinave synohet vendosja e pajisjeve bashkëkohore, duke zëvendësuar teknologjinë e vjetër. ¼ e kabinave të reja do të përshtaten me teknologjinë RMU (telekomandim në distancë, monitorim online dhe transmetim të dhënash). Këto kategori kabinash rrisin sigurinë dhe shpejtësinë e manovrimeve në rast defektesh ose mbingarkesë në rrjet. Brenda muajit qershor investimet do të nisin edhe në zonat rurale të Tiranës.

26 Prill

Nis puna për nënstacionin e ri në Kombinat, Balluku dhe Çela: Përmirësojmë furnizim me energji elektrike për 120 mijë abonentë

26 prill - 2019-04-26 at 14.00.53

Ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Kombinatit i cili do të bëj të mundur furnizimin me energji elektrike me cilësi më të lartë për afro 120 mijë banorë. Nënstacioni aktual është një nënstacion i ndërtuar në vitin 1948 dhe tashmë, në saj të një investimi të përbashkët të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Bankës Botërore, me vlerë 10 milionë euro, do të bëhet e mundur ndërtimi i një nënstacioni të ri.
Në projekt përfshihet ndërtimi i fiderave të rinj 20 kV, rikonstruksioni i kabinave ekzistuese muraturë dhe ndërtimi i kabinave të reja 20/0.4kV.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela dhe përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri.
Ministrja Balluku tha se projekti në fjalë synon rritjen e standardeve të shpërndarjes së energjisë, duke minimizuar humbjet por edhe ndërprerjet apo defektet. “Investimi në nënstacionin e Kombinatit është një investim prej 10 milionë eurosh i financuar nga Banka Botërore. Është një financim i cili do të ndihmojë në rritjen e sigurisë përsa i përket rrjetit të tensionit të mesëm duke qenë se ky rrjet kabllor ka ndikim minimal nga kushtet atmosferike dhe si rrjedhojë numri i aksidenteve zvogëlohet minimalisht. Nga ana tjetër, ky projekt synon rritjen e standardeve të shpërndarjes së energjisë, të furnizimit me energji elektrike, sipas kodit të shpërndarjes, duke minimizuar humbjet në rrjet, humbjet teknike por edhe ndërprerjet apo defektet”, tha Balluku.
Ministrja theksoi se punimet për këtë projekt pritet të përfundojnë në muajin dhjetor të këtij vit, gjashtë muaj para afatit të parashikuar, duke nënvizuar se ky projekt është në kuadër të investimeve që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE-ja po ndërmarrin në rrjetin elektrik me qëllim rritjen e standardeve.
“Ky projekt, siç na u premtua edhe nga drejtori i OSHEE-së, do të dorëzohet gjashtë muaj para afatit, pra do të dorëzohet në dhjetor të këtij vitit megjithëse afati i dorëzimit është parashikuar për pas 12 muajsh, pra për prillin e vitit tjetër. Kështu që do jetë edhe një projekt i suksesshëm edhe përsa i përket dorëzimit jo në kohë por dhe para kohe. Ka ndikim tek 120 mijë abonentë, sot po zëvendësojmë, dhe është diçka për tu parë dhe për t’u ruajtur, nënstacioni i vjetër që kemi është një nënstacion i vitit 48-të, nënstacion i prodhimit rus i cili ka vazhduar dhe ka funksionuar për më shumë se gjysmë shekulli por ka ardhur koha për ta zëvendësuar. Në kuadër të investimeve që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE-ja vazhdojnë dhe bëjnë në rrjetin elektrik për të përmirësuar të gjitha standardet ky është një nga investimet më të fuqishme në fushë që ne do ta dorëzojmë para afatit”, u shpreh Balluku.
Nga ana e tij, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, bëri të ditur se në muajin janar të 2020-ës, kur ky nënstacion të jetë plotësisht në funksion, do të bëjë të mundur lehtësimin e nënstacioneve të tjerë që janë aktualisht në Tiranë, të cilët për shkak të ngarkesës janë duke punuar në limitet e veta. “Mbas kësaj Tiranës i mbetet vetëm zona e Valiasit, dhe atje jemi duke bërë studim, dhe Tirana kompletohet brenda standardit të 20 kilovolt gjithçka. Kjo është një gjë që në janar do i shihet leverdishmëria dhe nënstacioni këtu do na lirojë dhe ngarkesat që kemi në nënstacionet e qendrës që janë në limite të veta, Kashari, Selita, që ne e kemi gjithmonë problemin e këtyre ngarkesave”, deklaroi Çela.
Ky projekt do të mbulojë me rrjet elektrik 20 kV zonat: Yzberish pallate, Kombinat Qendër dhe periferi (rrugët Haki Stermilli, Llambi Bonata, Kroi i Banës, Vangjel Ceco, Altin Basha, Hazbi Serani), ish Kombinati tekstileve, bizneset brenda ish kombinatit, pjesën veriore dhe jugore te Kombinatit , zonën përgjatë rrugës nacionale Tiranë –Durrës, nga ish TEC deri tek Ura e Beshirit, zona e Sharrës – deri tek Landfilldi i Sharrës, zonën Administrative Vaqarr deri në Damian si dhe fshatrat që janë gjatë rrugës së Prushit deri në Gropaj

25 Prill

Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për klientët 35kV për muajin Prill 2019, do të jetë 13.67 Lekë/kwh

featured blerja
Operatori i Shpërndarjes së Energjiseë Elektrike (OSHEE Sh.A), informon se se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për klientët 35 kV nga Furnizuesi i Mundësisë së fundit i llogaritur për muajin Prill 2019 në zbatim të Vendimit 144 datë 25.06.2018 mbi rishikimin e “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit” neni 8 i rishikuar i “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit” miratuar me vendimin nr.201 datë 04.12.2017 të Bordit të ERE-s, do të jetë 13.67 Lekë/kwh.

25 Prill

3-Mujori 2019, Ulen humbjet në 26,2% Përmirësimi i shërbimit, Reduktim drastik i ankesave

Të dhënat e 3-Mujorit të parë të vitit, publikuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes ka zbritur në 26,2%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton të jenë regjistruar 1,46% më pak humbje. Kujtojmë se në vitin 2014 kur nisi reforma në energji, 3-Mujorin e parë të vitit niveli i humbjeve shkonte në 44,12%.humbjet t1Reduktimi i nivelit të humbjeve teknike dhe jo teknike, sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka ardhur si rezultat i investimeve të kryera në rrjetin elektrik por edhe mirëkordinimit të punës në terren për kontrollet dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Totali i Arkëtimeve ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masën 4.6% krahasuar me një vit më parë ndërsa numri i abonentëve të rinj është shtuar me 2,3%. Në 3-mujorin e parë, të ardhurat nga arkëtimet janë 18.3 miliardë lekë me një përmirësim prej 816 milionë Lekë krahasuar me vitin e kaluar.arketimet t1Borxhi i keq principal për fatura 2007-2014 është 44,3 miliard lek në fund Mars 2019, nga 67,8 miliard që ishte në fund të vitit 2014. Kjo nënkupton reduktim në masën 1,1% nga fundi i vitit 2018 ose 34,7% nga fundviti 2014. Ky tregues është përmirësuar në saj të ndjekjes së debitorëve nëpërmjet proceseve të vazhdueshme ashtu sikurse edhe riaktivizimit të aktmarrëveshjeve.

OSHEE njofton se në periudhën Janar-Mars 2019 është regjistruar edhe një rënie e numrit të ankesave për faturim në masën 19,8% krahasuar me një vit më parë çka dëshmon për rritjen e cilësisë në shërbim dhe faturim. Mesatarja e ankesave mujore në raport me numrin total të faturave të lëshuara është në nivelin e më pak se 0,6%

20 Prill

Shkodër, 1 mijë kontrolle për vjedhje të energjisë, procedohen 67 abonentë

Në kuadër të planveprimit për garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimin e nivelit të humbjeve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vazhdon verifikimet në zonat e konsideruara më problematike.
Gjatë 2 javëve të fundit janë realizuar rreth 1000 procedura verifikimi në qytetin e Shkodrës nga Departamentit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve (njësi e specializuar Task Forcë).
Nga verifikimet e kryera, janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.
Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

09 Prill

Ecuria e OSHEE në 5 vite, Çela: Nga kolapsi, tek investimet smart

DSC_6198

U zhvillua sot në Tiranë aktiviteti me temë “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të liberalizuar dhe rasti i Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sektorit, publik dhe privat.

I pranishëm ishte administratori i përgjithshëm i OSHEE Sh.A, z.Adrian Çela, i cili paraqiti shkurtimisht ecurinë e sektorit elektroenergjetik dhe sfidat e së ardhmes.

“Edhe ajo që duket e pamundshme me vullnet dhe punë intensive mund të realizohet.

Tek kjo shprehje, besoj se e gjen veten më së miri rasti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri.

Të gjithë e kemi të freskët situatën në të cilën ndodhej veçanërisht kjo kompani, por edhe i gjithë sektori 5 vite më parë.

Një histori e dështuar privatizimi, kolaps ekonomik, teknologjik dhe situatë e paqartë legale”, u shpreh Çela.

Sipas tij, kompania nuk kishte mundësi reale investimesh me fonde të vetat, ndërsa borxhet kalonin disa herë kapitalin, me një nivel faturash të pambledhura prej 1.3 miliardë USD dhe humbjesh teknike e jo teknike rekord në 45%.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore u vu në zbatim një program ambicioz për reduktimin e humbjeve dhe shëndoshjen financiare të kompanisë.

Të shumtë ishin ata që mendonin se ulja e humbjeve ishte mision i pamundur.

“Me kënaqësi e them se nga 45% që ishin, sot ato janë reduktuar në vetëm 23.9%.

Ambicia jonë është të vazhdojmë në vitet e ardhshme uljen e mëtejshme të këtij treguesi, në parametrat e pranueshëm për vendet e rajonit”, deklaroi administratori i OSHEE Sh.A.

Në këtë drejtim, OSHEE është duke bashkëpunuar me USAID, përmes një program pilot në rajonin e Shkodrës, i njohur si një ndër më problematikët.

Projekti i asistencës teknike do të shtrihet në Tiranë dhe Vlorë.

Duke u ndalur tek arkëtimet, kujtojmë se para 5 vitesh mblidheshin vetëm 38.5 miliardë lekë në vit, ndërsa gjatë vitit të fundit OSHEE arkëtoi 65.7 miliardë lekë.

Kjo performancë u reflektua padyshim edhe tek treguesi ekonomik i kompanisë.

Nëse në vitin 2013 kompania shënonte një rezultat financiar negativ 26 miliardë lekë, vitin e fundit u mbyll me rezultat pozitiv 4 miliardë lekë. Deri dje kompania vetëm rëndonte mbi Buxhetin e Shtetit, vitet e fundit ajo u kthye në kontribuese në tatim/taksa me rreth 300 milionë USD.

Për një periudhë 4-vjeçare, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar rreth 30 miliardë lekë në rindërtimin e rrjetit elektrik të shpërndarjes.

“Dy kanë qenë objektivat tanë në këto investime: së pari, kemi ndërhyrë me synim reduktimin e nivelit të humbjeve teknike/jo teknike; së dyti, kemi investuar në zonat me përparësi turizmin dhe ato industriale për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit’, u shpreh Çela.

Pasi ndalëm “hemoragjinë” nga e cila vuante Operatori i Shpërndarjes, tanimë kemi kaluar në fazën e dytë që ka të bëjë me mirëmenaxhimin e koorporatës.
Kemi hedhur hapa të sigurte drejt modernizimit të kompanisë, duke përqafuar gjithnjë e më tepër risitë teknologjike.

Kemi ndërtuar sistemin SCADA në Dispeçerinë Qendrore të Tensionit të Lartë, Server Room i dedikuar si dhe lidhje e N/Stacioneve kryesore të Tiranës përmes kësaj platforme.

Operimi me këtë sistem do të zgjerohet tek N/Stacionet kryesore Tiranë-Durrës në kuadër të bashkëfinancimit me KfW gjermane.

Një numër i konsiderueshëm kabinash në Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë të automatizuara dhe të lidhura me qendrat dispeçer të drejtorive rajonale.

Rrjetet inteligjente (smart grid) mundësojnë marrjen e informacioneve dhe njëkohësisht veprimin në distancë mbi pajisjet e tyre.

Teknologjia është zgjidhja edhe për optimizimin e sistemeve të matjes dhe faturimit.

Kemi arritur që të përgjysmojmë nivelin e ankesave të konsumatorëve.

Aktualisht, jemi duke vënë në zbatim dy projekteve për instalimin e matësave inteligjentë në disa zona të rajoneve Tiranë dhe Durrës.

“Investime që do të reduktojnë kostot në terren, do të rrisin saktësinë e faturave, zvogëlojnë numrin e ankesave, krijojnë mundësi për faturimin në orar piku të konsumatorëve industrial apo edhe uljen automatike të konsumit për debitor nga kategoria e shtresave në nevojë”, u shpreh administratori nw lidhje me avantazhet e matësave smart.

Me ndihmën e KfW, po punojmë tanimë për hartimin e një strategjie afatgjate 5-vjeçare, e cila do të jetë masterplani i investimeve në rrjetin e shpërndarjes.

Në koordinim me konsulentë kroatë, OSHEE po punon për përfundimin e procesit të ndarjes së aktiviteteve të kompanisë, në përputhje me Direktivat e Sekretariatit të Energjisë.

Aktualisht OSHEE është ndarë ligjërisht në 3 pjesë: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes; Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal.

Modeli i ri i Tregut të Energjisë në Shqipëri synon të lehtësojë konkurrencën dhe përmirësojë shërbimin, së pari në tregun me shumicë dhe më pas në atë me pakicë.

OSHEE do të mbajë rolin e saj të furnizuesit por do të ekspozohet ndaj konkurrencës nga furnizues të rinj që mund të hyjnë në treg.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë rrit interesin dhe numrin e pjesëmarrësve në treg, krijon një mjedis më konkurrues, transparent dhe të integruar.

OSHEE i është përgjigjur kësaj sfide duke kryer të gjithë investimet paraprake për të mundësuar teknikisht shkëputjen e bizneseve nga rrjeti i saj, për të dalë në tregun e liberalizuar.

Gjithashtu, përmes ndërhyrjeve ligjore u është krijuar fleksibiliteti i nevojshëm subjekteve për t’u përshtatur me periudhën e tranzicionit.
Një pjesë e bizneseve të lidhura në rrjetin 35 kV tashmë kanë dalë në tregun e lirë duke gjetur vetë furnizuesin.

Në përfundim të këtij procesi, vlerësohet se rreth 6200 biznese të lidhura në tensionin e mesëm do të jenë pjesë e tregut të lirë.

Liberalizimi dhe integrimi i tregut të energjisë, shoqëruar me krijimin e Bursës shqiptare të energjisë bashkë me tregun e ditës në avancë, pritet të sjellin përfitime si për konsumatorët biznes ashtu edhe për ata familjarë duke garantuar çmime më të qëndrueshme përmes reduktimit të çmimeve në tregun me shumicë.

Sakaq, OSHEE po ndërmerr masa për t’i paraprirë edhe zhvillimeve të reja në kuadër të politikave incentivuese që po ndërmerr qeveria për diversifikimin e burimeve të energjisë përmes parqeve fotovoltaike dhe eolike.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, jemi duke punuar për aktet nënligjore që mundësojnë optimizimin e lidhjes në sistemin e shpërndarjes së projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme për vetëkonsum.

“Dua të nënvizoj se tani Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është bërë pjesë e rëndësishme e strategjisë së qeverisë për krijimin e një tregu të liberalizuar dhe të integruar.

Mbetemi të hapur për të rritur bashkëveprimin me të gjithë aktorët dhe faktorët, me synim lehtësimin e këtij procesi, në të mirë të interesit ekonomik të qytetarëve dhe vendit”, përfundoi fjalën kreu i OSHEE-së, z.Adrian Çela.

08 Prill

Laç-Mamurras, ndërtohet rrjeti i ri 20 kV dhe 30 kabina

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një investimi me vlerë 468 milionë lekësh ka bërë të mundur ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm në të dyja krahët e autostradës Laç-Mamurras. Me investimin e ri, janë 4 fidra kabllor, me gjatësi 33 kilometra rrjet kabllor në tension të mesëm, si dhe është shtrirë rreth 25 kilometra rrjet i tensionit të ulët.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kryer një inspektim në punimet që po kryhen për realizimin e këtij investimi. Drejtori Rajonal i OSHEE, Agron Malaj, sqaroi se janë ndërtuar 30 kabina të reja, ndërsa shtoi se janë sistemuar rreth 500 abonentë me perspektivë zgjerimi në 1500.
Gjithashtu janë sistemuar edhe 1000 biznese me kapacitet të konsiderueshëm në konsumin e energjisë. Malaj bëri të ditur se në saj të këtij investimi është bërë e mundur dhe reduktimi i humbjeve në rrjet. “Ka ulë problematikat dhe defektet sepse nga 250 kabina kemi rënë në 30. Është bërë një punë goxha cilësore”, u shpreh Malaj.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se rritja e kapaciteteve edhe më tepër se 1500 abonentë është synimi në këtë projekt.
“Ky është një investim prej 468 milionë lekësh dhe çfarë është më e rëndësishmja përveç faktit që ndihmon bizneset e zonës për të zhvilluar më tej investimet e tyre ka ulur humbjet të cilat janë objektivi kryesor për përmirësim që ne në OSHEE kemi, dhe kjo është diçka për t’u shënuar. Padyshim rritja e kapaciteteve edhe më tepër se 1500 abonentë është synimi ynë edhe në këtë projekt”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e cilësoi investimin në fjalë si shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, kryesisht në mbështetje te bizneseve të zonës, sepse siç thamë këtu janë të vendosura bizneset më të mëdha të zonës, por sigurisht ndikon dhe tek abonentët tek familjarët për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimit”, u shpreh ministrja Balluku.

03 Prill

Mollas, OSHEE investon në rrjetin elektrik

FT MOLLAS
Pas 40 vitesh, zona e Mollasit në Cërrik do të ketë rrjetin e ri elektrik, i munguar që prej kohës së elektrifikimit të vendit.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela dhe kryetari i grupit parlamentar të PS deputeti Taulant Balla, vizituan nga afër punimet për investimin e ri në këtë zonë.
“Deri para pak vitesh as që bëhej fjalë të kryheshin investime në këtë zonë.
U desh reforma në sektorin energjetik dhe sakrificat e shumë familjeve që paguan detyrimet e prapambetura dhe pak nga pak të fillojmë të ndryshojmë rrugën drejt së ardhmes”, tha kryeministri Rama.
Administratori i kompanisë OSHEE ka theksuar se investimi ka nisur në javën e fundit të muajit mars 2019 dhe pritet të përfundojë brenda 3 muajve.
“Investimi me vlerë 125 mln lekë përfshin Rrajcën, Përrenjas, Librazhdin, Papër, Dopaj dhe Mollasin, të evidentuara si zona problematike nga ankesat e banorëve përmes portalit të bashkëqeverisjes, etj
Përfitues të këtij investimi janë afro 500 banorë, të cilët brenda sezonit të verës do të kenë cilësi të lartë të furnizimit me energji elektrike, garanci kjo edhe për zhvillimin bujqësor dhe blegtoral të zones”, tha administratori i OSHEE.

Deputeti Taulant Balla ka vlerësuar punën e kompanisë OSHEE për ndërtimin e rrjetit të ri elektrik në zonën e Mollasit dhe fshatrat e tjera të cilat deri dje kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike.
Balla tha se OSHEE po mban premtimin e dhënë banorëve të kësaj zone, në takimin e një viti më parë dhe brenda 3 muajve abonentët do të kenë furnizim pa ndërprerje të energjisë.
“Për të gjitha zonjat që më janë ankuar, ju them se rrjeti i ri do të jetë cilësor, 220 kv që tju punojë dhe lavatricka”, tha deputeti Balla.
Projekti parashikon ndërtimin e 3 kabinave ajrore, vendosjen e 10 shtyllave dhe shtrirjen e 7 km rrjet të ri elektrik me kabull ABC për fshatrat Linas, Dyrm dhe Selitë, të njësisë administrative Mollas.