Kryeministri Edi Rama dhe Administratori i kompanisë OSHEE kanë inspektuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20kV, që sapo ka përfunduar në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit.
Në fjalën e tij, administratori i OSHEE, z.Adrian Çela, tha se ky investim është i pari që prej vitit 1967.
“Kjo zonë furnizohet aktualisht nga nënstacioni Sallmone.
Prej vitit 1967, këtu s’ka pasur asnjë investim. Ne kemi nisur investimin me nënstacionin, më pas do të jetë OST që do të investojë me linjën 110 kV.
Ky investim mendohet të zgjidhë problemin e furnizimit me energji elektrike për 30 vitet e ardhshme në këtë zonë”, u shpreh administratori Çela.
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se zona e Lalëzit është me prespektivë zhvillimi turistik ku nevoja për furnizim cilësor me energji është e madhe.
“Ndërtimi sidomos i hoteleve të reja në këtë zonë e bën domosdoshmëri furnizimin normal me energji”, tha Rama.
Investimi për mdëtimin e N/Stacionit të ri të Gjirit të Lalzit 110/20kV kap vlerën 458 Milionë Lekë.
Me n/Stacionin Gjiri i Lalzit do të furnizohen zonat si: Plazhi i Gjiri i Lalzit, zona e Manzës, Ishëm, e deri te Kepi i Rodonit.
Pas ndërtimit të NST, OSHEE ka nisur fazën II të investimit, duke lidhur kontratën për ndërtimin 3 fiderave të parë (nga 8 gjithsej) të rrjetit shpërndarës 20 KV, me kabina dhe rrjet të ri ABC, për mbulimin e gjithë zonës bregdetare të Gjirit të Lalzit (prioritet).
Punimet nisin në muajin Prill dhe përfundojnë në Shtator, ku vetëm për zonën e plazhit ndërtimi i 14 kabinave, ku përfitues janë 10 mijë banorë/vizitorë

Totali i investimit për rrjetin 20kV, rreth 1 Miliard Lekë dhe prek zonat si Plazhi i Gjiri i Lalzit, Manzë, Ishëm, Kepi i Rodonit, etj, pra njësitë administrative dhe fshatrat e tjerë përreth.
Në këtë plan është parashikuar ndërtimi i:
• 69.6 km rrjet TM 20kV
• 256 km rrjet TU me përcjellës ABC
• 155 copë ndërtimi i kabinave elektrike
Në Rajonin Durrës, OSHEE ka mundur të investojë në 4 vitet e fundit, rreth 5.6 Miliardë Lekë, duke fuqizuar NST, ndërtim linja 35 kV, rrjet TM dhe TU me kabllo ABC. Në planet afatmesme, deri në 2021, OSHEE ka programuar të investojë në Qarkun Durrës rreth 3 Miliardë Lekë.
Pas një periudhe 40-vjeçare, banorët e Pogradecit dhe zonave përreth do të përfitojnë nga investimet e OSHEE që kanë në fokus ndërtimin e rrjetit të ri 20 kV
Aktualisht, puna ka nisur në terren për ndërtimin e fiderit nr.7 në zonën e Goricës.
Faza e parë e punimeve përfshin dhe ndërtimin e 2 kabinave të reja të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji të zonës.
Investimi parashikon ndërtimin e 10 fiderave të rinj dhe 65 kabinave të cilat do të mbulojnë furnizimin me energji elektrike të gjithë qytetit.
Po ashtu, projekti madhor për fuqizimin e rrjetit elektrik të Pogradecit përfshin dhe ndërtimin e një nënstacioni të ri që do të shërbejë për furnizimin cilësor me energji elektrike për 48 mijë abonentë.
Kuvendi i Shqipwrisw miratoi me 82 vota projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.
Objektivi i projektligjit është që t’i mundësojë Republikës së Shqipërisë ose marrësve të tjerë, të cilët do të zgjidhen së bashku nga të dyja qeveritë, që të marrë nga KfW-ja, për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, shumat e mëposhtme:
• Një kredi të butë nga KfW-ja, e cila jepet në kuadër të bashkëpunimit publik për zhvillim në vlerë të përgjithshme deri në 30 milionë euro
• Një shumë financimi prej gjithsej 2 milionë euro për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit
Projektligj është në përputhje të plotë me politikat e Këshillit të Ministrave për mbështetjen e sektorit elektroenergjetik, duke synuar përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, si dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike për klientët në Shqipëri.
“Marrja e kësaj huaje është në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2018-2030 dhe qëllimi i saj kryesor është realizimi i objektivave të parashikuara në “Planin e Rimëkëmbjes në Sektorin Energjitik”, ku humbjet totale parashikohet të ulen në nivelin 16% deri në vitin 2022”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.
Theksojmë se kjo kredi do të shërbejë si një investim i mirëfilltë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në ndryshim nga e kaluara kur kreditë janë përdorur në pjesën më të madhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I, i cili do të financohet nëpërmjet kësaj kredie, është përzgjedhur pas një vlerësimi shterues të listës së projekteve potenciale dhe komponentëve të tyre, të kryer nga ekspertët e KfW në bashkëpunim me ekspertë të OSHEE sh.a.
Objektivat
• Ngritjen e kapacitetit të sistemit të shpërndarjes elektrike në Shqipëri,
• Reduktimin e emetimeve të CO2 nëpërmjet reduktimit të humbjeve teknike,
• Ngritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit nëpërmjet një efikasiteti dhe besueshmërisë të shtuar të sistemit të shpërndarjes në Shqipëri.
Programi 4-vjeçar parashikon financimin e tre komponentëve bazë:
• Zbatimi i një Qendre të Kontrollit të Shpërndarjes, duke përfshirë Sistemin e Kontrollit të Mbikëqyrjes dhe Blerjes së të Dhënave (SCADA)
• Rehabilitimi ose ndërtimi i nënstacioneve të përzgjedhura 110 kV/20 kV
• Përmirësimi i rrjetit me voltazh të mesëm deri në nivelin 20 kV në zona të zgjedhura

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur interpelancës së thirrur nga përfaqësuesit e bizneseve që kanë instaluar fotovoltaikë për vetkonsum, kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes. Tema e interpelancës ishte nxjerrja e akteve nënligjore për miratimin e procedurës së lehtësuar për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.
Balluku i siguroi përfaqësuesit e grupit të interesit se ministria që drejton e njeh shqetësimin e tyre, teksa bëri të ditur se pas tryezës së zhvilluar pak ditë më parë në MIE, është duke u punuar mbi procesin dhe kryesisht mbi metodologjinë e cila ka qenë e munguar.
“Ne e njohim shqetësimin tuaj dhe për këtë arsye kemi nisur një proces i cili ka disa javë, ashtu siç kemi deklaruar edhe në tryezën e ekspertëve që është bërë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Jemi duke punuar me këtë proces dhe kryesisht mbi metodologjinë e cila ka qenë e munguar”, tha Balluku.
Duke ju drejtuar prodhuesve të energjisë fotovoltaike për vetkonsum, ministrja renditi një sërë problematikash që duhen zgjidhur për ta bërë funksionale marrëdhënien e tyre me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, ministrja Balluku kërkoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE dhe grupet e interesit.
“Ky grup duhet të nisi punën menjëherë, në mënyrë që si ju që keni nevojën dhe dëshirën për ta nxitur dhe përfunduar këtë proces, dhe ne që duam të shkojmë drejt përfundimit, të zbardhim aktet nënligjore, sepse askush nga ne nuk ka dëshirë që të jemi në kushtet e vonesës”, deklaroi Balluku.
Pjesë e interpelancës ishin edhe ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si Z. Petraq Lika dhe Z. Elton Sevrani të cilët ju përgjigjën pyetjeve të adresuara nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme si dhe shpjeguan në detaje problematikat që duhen zgjidhur për të mbërritur më pas te dalja e udhëzimit të ministrit që rregullon ligjërisht këtë proces.
Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, janë klientë që prodhojnë përmes teknologjisë fotovoltaike një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tyre dhe injektojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
Gjatë natës vendi ynë është përballur me mot të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu, çka ka sjellë problematika në rrjetin e shpërndarjes.
Sipas parashikimeve, ky mot do të na shoqërojë në 24 orët në vazhdim, ndaj OSHEE ka dyfishuar stafet në terren me bazë materiale për tu përballur me pasojat e kohës së keqe.
Nga informacionet që përcjellin dispeçeritë rajonale të OSHEE, Shkodra dhe Burreli janë rajonet më të prekura.
Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë avari në linjat ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.
Gjithashtu mund të theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e fiderave rreth 40% e tyre janë stakuar si masë sigurie për ti paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjet si rezultat i këtij moti jo të qëndrueshëm.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e normalitetit në gjithë zonat e prekura nga moti i keq.
Një investim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Cërrik, do të ofrojë një cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike për afro 9 mijë banorë të kësaj zone.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit prill, tre muaj para afatit të parashikuar.
Investimi me vlerë 130 milionë lekë përfshinë ndërhyrjen në 26 kabina dhe do të ndikojë jo vetëm në reduktimin e humbjeve në rrjet por do t’ju vijë në ndihmë edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë.
“Është një investim rreth 130 milionë lekë që përfshinë gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë. Gjithashtu ndihmon dhe për agro-turizimin që kap gjithë këtë zonë dhe përfshinë 26 kabina elektrike”, tha drejtori i OSHEE Elbasan, Bukurosh Maçi.
Ministrja Balluku e vuri theksin tek përfundimi i këtij investimi para nisjes së sezonit turistik për të qenë gati për të përballuar fluksin. Balluku nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimit në fjalë dhe impaktin e tij në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në këtë zonë.
“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”, u shpreh Balluku.
Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet me kabull me vetëpërmbajte ABC dhe në kabina në të gjithë qytetet dhe po punohet në zonat rurale. Për përfundimin e këtij investimi janë angazhuar afro 80 punonjës, të ndarë në disa grupe, ndërsa kanë përfunduar rreth 50% e punimeve.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka vijuar punën në terren me grupet e avarive për riparimin e defekteve në rajonet më të prekura nga dëmet që shkaktoi moti i keq me stuhi ere, gjatë fundjavës.
Përmes punës intensive, janë riparuar në masën 90 përqind defektet e shfaqura në rrjetin e shpërndarjes në rajonin e Shkodrës, Burrelit dhe Elbasanit.
Sipas të dhënave të dispecerisë qendrore të OSHEE, janë vendosur në punë fiderat e nëstacionit Dajc , fiderat 1 dhe 8 të nënstacionit Velipojë , fideri “Zonë Industriale” i nënstacionit Pukë dhe në fiderin 4 të nënstacionit Shkodra si dhe janë eliminuar pjesërisht defektet në fiderat Kallmet të nënstacionit Lezhë dhe fideri 15 i nënstacionit Shkodra 1.
Në rajonin e Burrelit janë riparuar defektet në Fiderat Shullaz dhe Lac 5/2 të nënstacionit Lac2 , fideri 3 i nënstacionit Rubik dhe fideri Arras i nënstacionit Fushë A;iaj.
Ndërsa në rajonin e Elbasanit janë riparuar tërësisht defektet në fiderin 6 të nënstacionit Librazhd, në fiderin 7 të nënstacionit Përrenjas, fiderin 4=5 të nënstacionit Cërrujë si dhe po avancohet më tej me riparimin e defekteve të mbetura në degëzimet e fiderave të tjerë .
Defektet e shfaqura kanë qenë kryesisht, këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh si dhe bashkime përcjellsash në linjat e TM 10/6 kV si rezultat i erës së fortë në formë cikloni.
Theksojmë se një pjesë e fiderave kanë qenë të stakuar si masë sigurie për të parandaluar defektet e mundshme në rrjetin shpërndarës.
Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.
Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.
Ne vendngjarje jane nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.
Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.
OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij.
Si pasojë e motit të keq me erëra të forta në formë cikloni që ka vijuar edhe gjatë natës e orëve të para të mëngjesit, në disa zona të vendit, rrjeti elektrik ka pësuar defekte, ku janë këputur përcjellësa, janë tjyer izolatorē apo ka pasur bashkim përcjellësash në linjat e tensionit të mesëm 10/6kV. Nga informacioni i orës 8.00 të ditës së sotme, më të prekura nga defektet janë rajonet e Shkodrës dhe rajoni i Burrelit.
Ka një përmirësim të gjendjes përsa i përket defekteve në rajonin e Elbasanit.
Rreth 50% e fiderave në këto rajone janë stakuar si masë sigurie për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji elektrike
Brigadat e OSHEE ndodhen aktualisht në terren duke iu përgjigjur emergjencës së krijuar nga moti i keq, i cili vijon të jetë i pranishëm në disa zona të vendit, sidomos në rajonet Elbasan dhe Burrel.
Dëmet e shkaktuara në shtylla dhe përcjellësa për shkak të furtunës janë të konsiderueshme, sidomos në zonat rurale.
Në ndryshim me mesditën e sotme, mundem të rikuperojmë 70% të defekteve, duke normalizuar situatën e furnizimit me energji elektrike.
Edhe pse moti i keq na pengon të ecim më shpejt me riparimin e defekteve, punonjësit e OSHEE vijojnë të ushtrojnë detyrën, duke patur në fokus zonat kritike

