Të nderuar,
Shoqëria Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH sh.a.), me numer identifikimi tatimor L81530018E, shoqëri bijë e OSHEE sha, që zhvillon aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike etj, themeluar më datën 28/03/2018, në vijim të procesit të ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes sipas përcaktimeve të pika 1 të nenit 72 të ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë” dhe Urdhëri i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 157 dt. 12.02.2018,
Ju njofton për hapjen e pozicioneve të reja të punës.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë brenda datës 31.08.2020, ora 17:00, në adresën e e-mail-it: dbnj@oshee.al, dokumentet si më poshtë:
-Letër Interesi – në të cilën duhet të specifikohet me saktësi Pozicioni i Punës për të cilin aplikohet dhe arsyet të cilat ju mendoni se ju bëjnë një kandidat potencial për këtë pozicion;
-Jetëshkrim (CV);
-Fotokopje të Diplomave dhe / ose Çertifikatave;
-Kopje e 2 letrave të rekomandimit nga individë më të cilët kandidati ka pasur ose ka marrëdhenie pune
-Fotokopje të librezës së punës;
-Vertetim nga punëdhënesi qe nuk kane mase disiplinore per 2 vitet e fundit;
Respektivisht, pozicionet e reja të punës të hapura për aplikim, rekrutim të jashtëm dhe të brendshëm, janë si më poshtë:
Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve – Njësia e Kontrollit dhe rekuperimi i humbjeve në rajon (lutemi verifikoni detyrat dhe pergjegjesite e vendit të punës kliko këtu)
Vendi Punës- DR Rajonale | Pozicioni i Punës | Vende vakante për procedurë |
Berat | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 6 |
Burrel | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 13 |
Durrës | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 19 |
Elbasan | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 6 |
Fier | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 4 |
Gjirokastër | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 6 |
Korçë | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 6 |
Shkoder | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 30 |
Tirana | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 6 |
Vlorë | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 5 |
Kukës | Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve | 8 |
Kualifikimet / Aftësitë – Punonjësi i Ekipit të Kontrollit dhe Rekuperimit të Humbjeve
a) Kualifikimi teknik (p.sh. teknik i energjisë elektrike), Diplomë universitare në (Elektro Inxhinier është e preferuar).
b) Përvoja në Auditim, hetimim policor, ushtarak do të konsiderohet si prioritet.
c) Përvoja minimale 2 vjeçare e punës
d) Të paktën për vitin e fundit ai / ajo nuk duhet të jetë i lidhur me OSSH ose ndonjë kontraktor që bën biznes me OSSH
e) Aftësi për të kontrolluar sistemin e matjes 1 fazor ose 3 fazor. Njohuritë për matësin 5amp do të konsiderohet si prioritet.
f) Patentë.
g) Integriteti dhe profesionalizmi
h) Aftesi komunikimi
i) Vetë-motivimi dhe vetë-iniciativa
j) Njohuri profesionale të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi
k) Aftësia për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet