Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri sot në Kuvend

Damian-Gjiknuri-ne-seance-KuvendiTë nderuar deputetë,

Nuk jam në fakt këtu për t’ju përgjigjur individit që në lëmin e politikave energjetike është kthyer anketodë me neologjizmin e tij ‘minisuperfuqi’, sepse minisuperfuqi energjetike vetëm një njeri që e shpik atë fjalë mund ta kuptojë, por për të thënë disa të vërteta që duhet ti dimë nga lëmi i shpifjeve që u hodh këtu.

E para, gjithmonë përsërisin të njëjtën akuzë, sepse nuk kanë asnjë argument për katastrofën financiare ku e çuan kompaninë. Thonë që u falën 600 milion, në fakt për ta ditur edhe shqiptarët mashtrimin e madh që krijon makineria e këtyre, zotërinjtë në vitin 2012 bënë një mekanizëm tëçuditshëm. Mekanizëm vetëgjyqësie mbi kurrizin e kaskadës së Drinit. Kushqe mekanizmi i vetëgjyqësisë?! E di mirë Ministri i Financave, e di mirë edhe shpikësi i politikave. Thanë, çdo para që nuk paguan shteti tek CEZ-i i atëhershëm, ti do t’ia ekzekutosh KESH-it. Pra, mos paguaj shteti, u rrit borxhi vajti mbi 300 milion dhe ndërkohë KESH-it, CEZ-i i atëhershëm, nuk duhet të paguante. Rezultati doli, e ka nxjerrë edhe auditi, që diferenca ishte 70 milion euro, nga kjo çfarë bëre ti zotëri, që mos më paguaj mua, unë nuk do të paguaj ty. Çfarë bëre? Kur vajti Sait Dollapijot i sekuestroi gjithë llogaritë e CEZ-it dhe i kaloi në llogari të KESH-it.

Po në fund të vitit çfarë ndodhi?! Minus 270 milion të tjera. Kush i bëri këto? I bëre ti zotëri, me politikat e tua elektorale dhe këtë pranoje. Në fund të fundit kishe zgjedhur tëtregtoje një mall publik për arsye politike. Çështje zgjedhjesh janë këto, por përfundimin duhet ta dish. I the njerëzve, mos paguani, bëre amnisti dy herë për mospagimin e faturave të energjisë elektrike dhe cili qe rezultati. Në vitin 2012, vetëm 64% të faturës mblidhje. Pse?! Sepse bëre amnisti dhe njerëzve po i bëre amnisti normal nuk do të paguajnë. Ky është rezultati i asajminisuperfuqisë.

Nga ana tjetër, çfarëbëre?! E përdore KESH-in, asetin e vetëm publik që kishte Shqipëria, si bankë eksperimentesh, liqeni ku eksperimentohej çdo politikë e jotja. Merr koncesione, sille faturën tek unë, ngarkoja KESH-it. Se nga të dilnin ato, një Zot e di. Shto borxhet! Dhe ky 1.5 milardëshi qëështë tani, është pikërisht përtë larë një pjesë të asaj grope që vazhdon të jetë e thellë, për shkak të eksperimenteve të tua elektorale dhe politike me energjetikën. Sepse këtë bëre.

Çfarë bëre në anën tjetër?! I vënë nën pozitën e trysnisë, ku presion ndërkombëtar kishe, borxh nuk merrje dot më, fat pate në janar e tutje që të ra shi, se nuk merrnit dot rrogat. Jo e vërteta. Nuk kishe për të pasur as rroga. Çfarë bëre. The, më mirë le ti mbajë KESH-i, i ule edhe faturën CEZ-it, dhe bëre qëçmimi i KESH-it për t’ia shitur CEZ-it, nga 2.8 në mënyrë arbitrare të ulej në 2.2. Ke urdhëruar kryetarin e ERE-s në zyrë dhe të nesërmen e ke shkarkuar, se ja faturove atij. Se merreshe vetë, vetë urdhëroje hapjen e digës, vetëurdhëroje mbylljen e digës. Rezultati është që KESH-i u zhyt. Këto ishin politikat e tua.

Marrëveshja, meqë e përmend shpesh, është bërë me mbikëqyrje ndërkombëtare. Jo si ato marrëveshjet që jeni takuar ju me ata të CEZ-it në një hotel në Vjenë, që nuk e di. Po, po ti, delegacioni jot. Marrëveshja është bërë në zyrat e Komisionit Evropian, me përfaqësi të komunitetit evropian, me komunitetin e energjisë si dhe me pjesëmarrjen e Bankës Botërore. Kështu qëçdo marrëveshje ishte në funksion tëçlirimit të reformave në energji. Se ne nuk do të rrinim, meqenëse ti zotëri kishe bërë farsë me CEZ-in, të rrinte sektori energjetik peng me vite të tëra. E thua ti, atë që bëra unë ik ma gjej në gjyq ti mua, se duhet të rrish që tëtë rrënohet njëherë ekonomia dhe sektori energjetik. Jo! Politikat e tua energjetike, pranoje, dështuan. U nise për mirë, bëre një privatizim, dështove. E le me zero dhe borxhet ja kalove KESH-it në 2007. E fillove me zero dhe e le me 1.1 miliard dollarë. Këto janë fakte. Kur u privatizua OSSH-ja ka qenë me zero. Sepse borxhin ja kalove KESH-it. Madje nuk është e vërtetë ajo që thua dhe mashtron kur thua që nuk ka asnjë lloj amnistie. Përkundrazi! Prokuroria po heton edhe për ato kompani dhe shumë shpejt mund të dalin dhe gjëra interesante, që shihe se mos implikojë ndonjë nga njerëzit e tu aty. Hetimi vazhdon për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë personat të përfshirë në vepra penale. Nuk ka asnjë lloj amnistie, përkundrazi kontrata ka vetëm një gjë, e ka ratifikuar kuvendi, është publike, nuk ka pretendime civile dhe kjo është natyrë. Çdo lloj marrëveshje heq dorë nga pretendimet civile.

Kështu që për të vetmen gjë që do të mbahesh mend do të jetë neologjizmi më i bukur ‘minisuperfuqi’.