Ligji Nr 43 Per sektorin e energjise elektrike
LIGJ
Nr. 43/2015
PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.