Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) hartimi i rregullave dhe politikave kombëtare për nxitjen, promovimin e përmirësimin e përdorimit efiçent të energjisë, me synim kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe heqjen e pengesave në tregun e energjisë;
b) vendosja e objektivave kombëtarë të efiçencës së energjisë;
c) rritja e konkurrueshmërisë së operatorëve.
LIGJ
Nr. 24/2015
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.
48/2014 “PËR PAGESAT E VONUARA NË
DETYRIMET KONTRAKTORE E
TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 2, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) që rrjedhin nga shitja, blerja dhe faturat e shërbimit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, pa përfshirë pagesat që kryhen në tregun e parregulluar, sipas përcaktimeve të rregullave të tregut të energjisë elektrike.”.
PËR MIRATIMIN E PLANIT TË RIMËKËMBJES FINANCIARE TË SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “E”, të Seksionit IV, dhe pikës 22, të shtojcës, që i bashkëlidhen marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike, të ratifikuar me ligjin nr. 170/2014, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e planit të rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë elektrike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
PLANI I RIMËKËMBJES FINANCIARE TË SEKTORIT TË ENERGJISË
I. PËRMBLEDHJE
Qëllimi i këtij Plani të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë është i dyanshëm: i) të ofrojë një pamje të plotë dhe të detajuar të situatës financiare të sektorit të energjisë elektrike, shkaqet kryesore dhe mësimet e nxjerra deri tani; dhe ii) të propozojë një plan të rimëkëmbjes financiare shoqëruar me një plan veprimi për 5 vitet e ardhshme.
VENDIM
Nr. 718, datë 30.10.2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME
NË VENDIMIN NR. 1086, DATË
14.12.2013, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E TASKFORCËS
PËR PËRMIRËSIMIN E
NIVELIT TË ARKËTIMEVE DHE
ULJEN E NIVELIT TË HUMBJEVE NË
SISTEMIN E SHPËRNDARJES SË
ENERGJISË ELEKTRIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me
propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. Në vendimin nr. 1086, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të pikës 3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Nëpërmjet strukturës së Njësisë Operacionale Speciale, kryen kontrolle pranë konsumatorëve të energjisë elektrike dhe strukturave të shoqërisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSSHE), për evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve e të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe në sistemin e matjes së energjisë
elektrike.”.
2. Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:
“5.1 Në mbështetje të Task-Forcës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ngrihet edhe Njësia Operacionale Speciale e Task-Forcës.
VENDIM
Nr. 1086, datë 14.12.2013
PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË ARKËTIMEVE
DHE ULJEN E NIVELIT
TË HUMBJEVE NË SISTEMIN E SHPËRNDARJES S
Ë
ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dheIndustrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Krijimin e Task-Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
2. Kjo Task-Forcë drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:
– Ministrin e Energjisë dhe Industrisë zëvendëskryetar;
– Zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë anëtar;
– Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme anëtar;
– Zëvendësministrin e Drejtësisë anëtar;
– Zëvendësministrin e Financave anëtar;
– Zëvendësministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë anëtar;
– Administratorin e “CEZ Shpërndarje” sh.a. anëtar;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve anëtar.
3. Task-Forca për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ka këto funksione:
– Hartimin e një plani masash administrative dhe organizative për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave të “CEZ Shpërndarje” sh.a., për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve e të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe në sistemin e matjes së energjisë elektrike.
– Bashkërendimin e punës me strukturat e “CEZ Shpërndarje” sh.a. dhe institucionet e tjera shtetërore për identifikimin dhe zbatimin e masave në funksion të përmirësimit të nivelit të arkëtimeve të detyrimeve të energjisë elektrike.
– Bashkërendimin e punës me strukturat e “CEZ Shpërndarje” sh.a., për përcaktimin e zonave të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, për të cilat kërkohet ndërhyrje emergjente për zbatimin e masave teknike.
PËR MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË PËRCAKTIMIT TË TARIFAVE FIKSE TË ENERGJISË, PËR VITIN 2015, QË DO T’U PAGUHEN PRODHUESVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HIDROCENTRALET
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15, pika 1, e 27, pika 2, të ligjit nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Metodologjia e përcaktimit të tarifave fikse të energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet, për periudhën 1.1.2015 -31.12.2015, do të jetë si më poshtë:
“Çmimi i shitjes” (lekë/kWh), është çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kWh, x koeficientin 1.24, x normën mesatare të këmbimit euro/lekë për vitin e fundit.
– Me çmim mesatar të vitit përkatës së bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike kuptohet çmimi vjetor mesatar i ponderuar, final i shlyerjes (final settlement price) së energjisë elektrike në bazë (baseload), i produkteve të livruara në segmentin e Kontratave Fizike të së Ardhmes (Physical Futures – PhF) të bursës së Hungarisë (HUPX), ashtu siç publikohet në Raportin Vjetor (Physical Futures Annual Report) të këtij segmenti, për vitin 2014.
LIGJ
Nr. 43/2015
PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
LIGJ
Nr. 48/2014
PËR PAGESAT E VONUARA NË DETYRIMET
KONTRAKTORE E TREGTARE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave ligjore për pagesat e vonuara, në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve tregtare kundrejt ndërmarrjeve të tjera tregtare dhe autoriteteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe, në veçanti, të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
LIGJ
Nr. 170/2014
PËR RATIFIKIMIN E
MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR
RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR
FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR
RIMËKËMBJEN E SEKTORIT TË
ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe
121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.