Moti i keq, humb jetën teksa punonte elektricisti në Pukë, OSHEE ngushëllime familjarëve të viktimës

Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.

Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.
Ne vendngjarje jane nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.

Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.

OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij.