Moti i keq, riparohen defektet, OSHEE rikthen energjinë tek 70 % e abonentëve

Si pasojë e motit të keq me erëra të forta në formë cikloni që ka vijuar edhe gjatë natës e orëve të para të mëngjesit, në disa zona të vendit, rrjeti elektrik ka pësuar defekte, ku janë këputur përcjellësa, janë tjyer izolatorē apo ka pasur bashkim përcjellësash në linjat e tensionit të mesëm 10/6kV. Nga informacioni i orës 8.00 të ditës së sotme, më të prekura nga defektet janë rajonet e Shkodrës dhe rajoni i Burrelit.
Ka një përmirësim të gjendjes përsa i përket defekteve në rajonin e Elbasanit.
Rreth 50% e fiderave në këto rajone janë stakuar si masë sigurie për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji elektrike