Moti i keq, normalizohet situata e furnizimit me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka vijuar punën në terren me grupet e avarive për riparimin e defekteve në rajonet më të prekura nga dëmet që shkaktoi moti i keq me stuhi ere, gjatë fundjavës.
Përmes punës intensive, janë riparuar në masën 90 përqind defektet e shfaqura në rrjetin e shpërndarjes në rajonin e Shkodrës, Burrelit dhe Elbasanit.
Sipas të dhënave të dispecerisë qendrore të OSHEE, janë vendosur në punë fiderat e nëstacionit Dajc , fiderat 1 dhe 8 të nënstacionit Velipojë , fideri “Zonë Industriale” i nënstacionit Pukë dhe në fiderin 4 të nënstacionit Shkodra si dhe janë eliminuar pjesërisht defektet në fiderat Kallmet të nënstacionit Lezhë dhe fideri 15 i nënstacionit Shkodra 1.
Në rajonin e Burrelit janë riparuar defektet në Fiderat Shullaz dhe Lac 5/2 të nënstacionit Lac2 , fideri 3 i nënstacionit Rubik dhe fideri Arras i nënstacionit Fushë A;iaj.
Ndërsa në rajonin e Elbasanit janë riparuar tërësisht defektet në fiderin 6 të nënstacionit Librazhd, në fiderin 7 të nënstacionit Përrenjas, fiderin 4=5 të nënstacionit Cërrujë si dhe po avancohet më tej me riparimin e defekteve të mbetura në degëzimet e fiderave të tjerë .
Defektet e shfaqura kanë qenë kryesisht, këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh si dhe bashkime përcjellsash në linjat e TM 10/6 kV si rezultat i erës së fortë në formë cikloni.
Theksojmë se një pjesë e fiderave kanë qenë të stakuar si masë sigurie për të parandaluar defektet e mundshme në rrjetin shpërndarës.