Pogradec, nis pas 40 vitesh investimi për rrjetin e ri 20kV

Pas një periudhe 40-vjeçare, banorët e Pogradecit dhe zonave përreth do të përfitojnë nga investimet e OSHEE që kanë në fokus ndërtimin e rrjetit të ri 20 kV
Aktualisht, puna ka nisur në terren për ndërtimin e fiderit nr.7 në zonën e Goricës.
Faza e parë e punimeve përfshin dhe ndërtimin e 2 kabinave të reja të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji të zonës.
Investimi parashikon ndërtimin e 10 fiderave të rinj dhe 65 kabinave të cilat do të mbulojnë furnizimin me energji elektrike të gjithë qytetit.
Po ashtu, projekti madhor për fuqizimin e rrjetit elektrik të Pogradecit përfshin dhe ndërtimin e një nënstacioni të ri që do të shërbejë për furnizimin cilësor me energji elektrike për 48 mijë abonentë.