STATUTI OSHEE

STATUTI
i
Shoqërisë
OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE Sh.A.
(“Statuti”)
Neni 1
Shoqëria

1.1  Emri i Shoqërisë është “OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË
ELEKTRIKE” ( me akronimin OSHEE), e pasuar në mënyrë të pandashme nga shkurtimi “Sh.A.”, që përfaqeson formën e saj ligjore, në vijim referuar si “Shoqëria”.

1.2  Shoqëria është nje person juridik shqiptar që ka formën ligjore të shoqërisë aksionare me ofertë private, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9901, date 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqërite tregtare”, i ndryshuar ( “Ligji për Shoqëritë Tregtare”).

1.3  Aksionarët e Shoqërise gëzojnë përgjegjësi të kufizuar deri në kufirin e kontributit të tyre në kapitalin e Shoqërisë, të përfaqësuar nga aksionet.


Kliko këtu për materialin e plotë