VENDIM Nr. 1086 Për krijimin e task-forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike

VENDIM
Nr. 1086, datë 14.12.2013
PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË ARKËTIMEVE
DHE ULJEN E NIVELIT
TË HUMBJEVE NË SISTEMIN E SHPËRNDARJES S
Ë
ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dheIndustrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

1. Krijimin e Task-Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
2. Kjo Task-Forcë drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:
     – Ministrin e Energjisë dhe Industrisë zëvendëskryetar;
     – Zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë anëtar;
     – Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme anëtar;
     – Zëvendësministrin e Drejtësisë anëtar;
     – Zëvendësministrin e Financave anëtar;
     – Zëvendësministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë anëtar;
     – Administratorin e “CEZ Shpërndarje” sh.a. anëtar;
     – Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar;
     – Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve anëtar.
3. Task-Forca për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ka këto funksione:
     – Hartimin e një plani masash administrative dhe organizative për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave të “CEZ Shpërndarje” sh.a., për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve e të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes dhe në sistemin e matjes së energjisë elektrike.
     – Bashkërendimin e punës me strukturat e “CEZ Shpërndarje” sh.a. dhe institucionet e tjera shtetërore për identifikimin dhe zbatimin e masave në funksion të përmirësimit të nivelit të arkëtimeve të detyrimeve të energjisë elektrike.
     – Bashkërendimin e punës me strukturat e “CEZ Shpërndarje” sh.a., për përcaktimin e zonave të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, për të cilat kërkohet ndërhyrje emergjente për zbatimin e masave teknike.


Kliko këtu për materialin e plotë