Back
01 Tetor

Paligjshmëria me rrjetin elektrik, OSHEE Elbasan kap në flagrancë 6 abonentë që vidhnin energjinë

Strukturat e Njësisë së Verifikim – Matjes, pranë drejtorisë Rajonale Elbasan kapen në flagrancë 6 abonentë, teksa ishin duke vjedhur energjinë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara, në zbatim të planit të masave, u zbuluan rastet si më poshtë:
Bardhyl R. rilidhje e paligjshme
Xhevit R. furnizohej pa matës dhe kontratë
Stavri B. furnizohej me energji pa matës
Rozeta B. dëmtim të kabllit të furnizimit para matjes
Skënder K. cënoi sistemin e matjes
Islam B. rilidhje e paligjshme

Dosja me proceverbalet dhe aktkontatimet ju dërguan policisë gjyqësore dhe tashmë hetimi po trajtohet nga organet kompetente.

30 Shtator

Pagesat e faturave të energjisë elektrike, OSHEE hap edhe të dielën sportelet kryesore të KNK-ve

Për t’i ardhur në ndihmë abonentëve, kompania OSHEE ka hapur sportelet dhe ditën e pushimit, të dielën me 30 shtator, për të gjithë klientët që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike.
Në njoftimin e kompanisë OSHEE, ky orar specifik u bë kryesisht për sportelet kryesore të Arkave të Kujdesit të Klientit në Tiranë e rrethe.
Orari i punës në Knk gjatë ditës së dielë, datë 30 Shtator.është 08:00 deri ne 18:00, datë 30 Shtator.
Ky vendim u jep mundësi abonenteve të bëjnë pagesat në kohë, duke evituar kamatëvonesat ose ndërprerjen e energjisë.
Përveç arkave, hapur do te jenë edhe sportelet e specialistëve të Kujdesit ndaj Klientit, për çdo shërbim të nevojshëm, për raste të rilidhjes së energjisë elektrike, etj.
OSHEE vë në dispozicion numrin fiks të shërbimit ‭04 227 4141‬ për çdo informacion të mundshëm.
30171276_1698879270233549_3028458540968232357_o

29 Shtator

OSHEE, “betejë” me zjarret në Pukë

Prej disa ditësh, zona të caktuara në Pukë janë përfshirë nga zjarret duke shkaktuar dëme të ndryshme, përfshi dhe pajisje të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Flakët kanë djegur përcjellësat dhe kabinat në disa zona, duke sjellë për pasojë mungesën e energjisë elektrike.
Në të tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë linjat për masë sigurie.
Raportimet nga terreni flasin për dëmtim të 3 fiderave në Lak Loshi, Tuç dhe Munellë.
Raportohet se ka dëmtime të konsiderueshme në përcjellës dhe izolator, si dhe kabllo të Tensionit të Ulët.
Sikurse shihet nga fotot dhe pamjet filmike, situata duket e rënduar.

Megjithatë, e gjithë struktura e punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër për riparimin e rrjetave elektrike është në terren për eliminimin e dëmeve të shkaktuara dhe vënien në punë të linj
featured zjarri

28 Shtator

Treguesit financiarë të OSHEE për 8-mujorin 2018, humbjet zbresin në 24.4 %

Treguesit e 8-Mujorit konfirmojnë se vendosmëria për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike po sjell ulje rekord të humbjeve dhe rritje të arkëtimeve.
Performancë kjo që i mundëson OSHEE vazhdimin e investimeve për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Nga 8-mujori i 2017 deri në 2018, ulëm humbjet me 3.1 përqind, 19.9 % më pak se në 2013.
Gjatë 8-mujorit të këtij viti, u arkëtuan 1.2 miliardë lekë më shumë se në 2017, rritje me 2.8 % më shumë.
8 mujori final.mp4_snapshot_00.33_[2018.09.28_11.46.38]

8 mujori final.mp4_snapshot_00.16_[2018.09.28_11.46.04]

24 Shtator

Çela: Sektori i energjisë ka dalë njëherë e mirë nga kolapsi

Flet administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z. Adrian Çela

Sektori i energjisë duket se ka dalë njëherë e mirë nga kolapsi dhe rreziku i falimentimit, si rrjedhojë e ristrukturimit të thellë dhe reformave të ndërmarra vitet e fundit.

Ndonëse 2017-a ishte një vit i vështirë për shkak të situatës së pafavorshme hidrike që çoi në rritjen e importeve, administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z. Adrian Çela pohon në një intervistë për “Monitor” se ky test i fortë u kalua, dhe ndonëse dha një ndikim 100 milionë euro në financat e kompanisë, sërish operatori arriti që të rezultojë me fitim.

OSHEE është tashmë në fazën përmbyllëse të ndarjes në tre shoqëri, që pritet të fillojnë aktivitetin në 2019-n. OSHEE-ja ka marrë një Konsulent të jashtëm dhe ndarja nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në performancën e konsoliduar të shoqërisë.

Si ka qenë ecuria e OSHEE-së në 2017-n dhe pjesën e parë të këtij viti?

Së pari, dua të theksoj faktin se reformat thelbësore të Qeverisë në sektorin energjetik, ku pjesë është dhe OSHEE-ja, kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme, duke e shndërruar njëherë e mirë këtë sektor nga një gjendje kolapsi dhe me rrezik falimentimi, në një sektor, i cili gjatë këtyre viteve të fundit ka pasur kontribut të jashtëzakonshëm si në ecurinë pozitive të ekonomisë, ashtu edhe në të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Sa i përket vitit 2017, mund të them se ky vit ishte testi më i fortë që OSHEE ka kaluar prej vitit 2014, për shkak të një situate mjaft të vështirë hidrike, si pasojë e thatësirës më të rëndë të 20 viteve të fundit. Shqipëria është një vend me varësi të theksuar nga burimet hidrike, dhe OSHEE-ja e vuajti këtë varësi përgjatë vitit 2017, çka e detyroi ta siguronte energjinë jo nga burimet e vendit, si KESH apo HEC-et private, por nga importi me çmime shumë të larta (gati dyfish) krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo thatësirë i shkaktoi OSHEE-së impakt negativ me mbi 100 milionë euro në financat e saj.

Vlen të përmendet fakti që në vitet e mëparshme ish-CEZ Shpërndarje apo dikur OSSH, në situata të tilla hidrike ka qenë e detyruar të aplikojë kufizime me orar të furnizimit me energji, si pasojë e pamundësisë së blerjes së energjisë në import, ndërkohë që OSHEE gjatë 2017-s në asnjë moment nuk ka diskutuar furnizimin me energji dhe gjithë blerjet e energjisë janë përballuar me fondet e OSHEE-së.

Me gjithë vështirësitë e sipërpërmendura, OSHEE vijoi të regjistrojë rezultate pozitive edhe për vitin 2017:

rezultati financiar i OSHEE-së për vitin 2017 ishte me një fitim neto prej 1.83 miliardë lekësh.
Humbjet e energjisë zbritën në nivelin historik prej 26.41%; më të ulëtat e arritura ndonjëherë në historinë e sektorit energjetik në Shqipëri.
Arkëtimet nga shitja e energjisë tejkaluan parashikimin në Planin e Rimëkëmbjes me 2.13%, duke u realizuar 97.13% nga 95% të planifikuar.
Me gjithë vështirësitë financiare, OSHEE vijoi të realizojë një volum të jashtëzakonshëm investimesh prej rreth 11.9 miliardë lekësh.

Për 6–mujorin e parë të 2018-s, OSHEE u përball me një tjetër situatë, ku prurjet hidrike kaluan në ekstremin tjetër, duke sjellë një prodhim të jashtëzakonshëm të HEC-eve, energji e cila blihet nga OSHEE-ja me 65 Euro/MWH (rreth 40% më shumë se importi). Megjithatë pritet që gjatë 6-mujorit të dytë, efekti financiar të zbutet me prodhimin e KESH-it.

Për sa u përket humbjeve, theksojmë se ato vijojnë të ulen më tej, dhe viti 2018 pritet të shkojë në nivelin 24.5%; që do të thotë: kursime të mëtejshme të OSHEE-së në shpenzimet për blerje energjie.

Gjithashtu, mund të themi se si rezultat i masave konsistente të OSHEE-së gjatë 3 viteve të fundit, edhe sjellja e Konsumatorit është bërë mjaft më e përgjegjshme për sa u përket pagesave në kohë të energjisë. Niveli i arkëtimeve arriti në 101.6%, më i larti i arritur ndonjëherë gjatë një periudhe 6-mujore. Ndërkohë që OSHEE vijon me masa të mëtejshme për identifikimin e abuzuesve në rrjet, të cilët janë pak, por ende ekzistojnë, sidomos në zonat rurale me një shtrirje të madhe në terren që e bën më të vështirë punën.

Për këtë çështje, OSHEE-ja ka përgatitur një plan të detajuar investimesh për 4-vjeçarin e ardhshëm, me qëllim uljen e humbjeve në nivele të pranueshme rajonale rreth 16.5%; kjo është një sfidë mjaft e vështirë, por që pritet të arrihet – gjithmonë dhe me mbështetjen e qeverisë.

OSHEE është ndarë tashmë në tri pjesë. Deri në çfarë faze keni arritur dhe si pritet të ndikojë kjo ndarje në performancën e kompanisë?

Procesi i ndarjes së shoqërisë në zbatim të Ligjit të Energjisë është në fazën përmbyllëse të tij dhe me miratimin e ERE-s për transferimin e licencave përkatëse, si dhe disa vendimeve që priten të merren nga Ministria e Energjisë, shoqëritë e reja parashikohet të fillojnë aktivitetin në vitin 2019.

Aktualisht, ERE sapo ka miratuar Licencën e një prej Shoqërive, atë të FTL (Furnizuesit të Tregut të Lirë), ndërkohë pritet të vijohet edhe me miratimin e transferimit të Licencave edhe për dy operatorët e tjerë, atë të Shërbimit të Shpërndarjes dhe Shërbimit Universal.

Theksojmë se masat paraprake që po merren, si dhe plani i hapave që po ndiqen, kanë si qëllim primar shmangien e çdo lloj ndikimi të procesit të ndarjes së OSHEE-së, për sa i përket:

vijimësisë së përmirësimit të treguesve të shoqërisë, siç ka ndodhur gjatë 2015-2018-s,
shërbimit ndaj konsumatorit, si dhe cilësisë së furnizimit me energji.

Pikërisht për këtë qellim, OSHEE-ja ka marrë një Konsulent të jashtëm, për të aplikuar përvojat më të mira të shoqërive të ngjashme në vendet më të zhvilluara. Kjo do të thotë që ndarja nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në performancën e konsoliduar të shoqërisë.

Cilat janë planet e investimeve të kompanisë në të ardhmen, në kuadër edhe të strategjisë së energjisë?

Duke e konsideruar tashmë të tejkaluar situatën e Rimëkëmbjes së Shoqërisë, OSHEE-ja ka përgatitur një Plan Biznesi 4-vjeçar në koordinim dhe me Bankën Botërore, për ta çuar shoqërinë në një tjetër nivel, në atë të të qenët një Korporatë e krahasueshme me vendet e rajonit, madje në disa pika me cilësi më të mira se to.

Për realizimin e këtij hapi të rëndësishëm, i cili konsiderohet një sfidë e re për OSHEE-në, pas atij të vitit 2015, është përgatitur një Plan i detajuar masash i shoqëruar me Investime thelbësore në rrjetin e shpërndarjes, të cilat konsiderohen mjaft të rëndësishme për realizimin me sukses të këtij ndryshimi.

Përmendim faktin që Plani i Investimeve për 2018-2021 është një Plan gjithëpërfshirës, në përputhje me çdo aspekt të zhvillimeve të Shqipërisë, duke bërë të mundur:

Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues për ruajtjen e nivelit të humbjeve, si dhe sigurimin normal të operimit.
Reduktimin e mëtejshëm të humbjeve me 9.9% deri në vitin 2021, duke i çuar ato në nivelin e 16.5%.
Zhvillimin e Rrjetit në Zonat e kërkuara nga Qeveria për të mbështetur strategjinë kombëtare të zhvillimit të ekonomisë
Zhvillimin e Rrjetit në përputhje me politikat e Ministrisë së Energjisë për Burimet e reja të energjisë së rinovueshme.
Përmirësimi i cilësisë së furnizimit, në përputhje me Ligjin për Liberalizimin e Tregut të Energjisë.

Vlen të theksohet fakti që Investimet e parashikuara në OSHEE gjatë viteve 2018 – 2021 kanë një kthyeshmëri nga përfitueshmeria e tyre prej rreth 6 vjetësh, të cilat mund të konsiderohen si investimet më rentabël në listën e investimeve publike të realizuara në vend.

Që nga fillimi i vitit 2013, kur operatori i shpërndarjes kaloi sërish në duart e shtetit, si ka ndryshuar performanca e kompanisë?

OSHEE, prej vitit 2017, ka filluar të mos bëjë më krahasime me vitin 2013 e më parë, por të krahasohet me veten, d.m.th. vitet 2015, 2016, sepse dihet qartë që OSHEE tashmë nuk ka më asnjë lidhje me atë periudhë.

Mund të përmendim këtu disa fakte domethënëse, siç janë:

Niveli i Humbjeve në 2013 prej 44.7%, ndërkohë që në 2018-n pritet që ato të jenë 24.5%.
Niveli i Arkëtimeve, i cili në 2013-n ishte 38 miliardë lekë, ku arkëtimet faktike të vitit 2017 ishin 64 miliardë lekë.
Pagesat ndaj furnitorëve kryesorë KESH dhe OST në vitin 2013 ishin 50%, ndërkohë që prej vitit 2015 deri më sot pagesat ndaj tyre janë në nivelin e 102%, duke shmangur krijimin e borxheve të reja, madje duke i ulur ato.
Rezultati financiar i vitit 2013 ishte me një Humbje prej -27 miliardë lekësh, ndërkohë që për të tretin vit radhazi, OSHEE regjistron fitime përfshi dhe vitin e thatësirës gjatë 2017-s, me një fitim mesatar të 3 viteve prej 12 miliardë lekë/vit.
Kapitali i shoqërisë nga -66 miliardë lekë në vitin 2013, është përmirësuar në -33 miliardë lekë në 2017.

Përveç treguesve financiarë të përmendur më sipër, shumë tregues të tjerë kanë ndryshuar në mënyrë drastike siç janë:

Cilësia e furnizimit me energji elektrike, e cila nuk mund të krahasohet me vitin 2013 e para, kjo si rezultat i investimeve të jashtëzakonshme të kryera gjatë 2015 – 2018
i ndërprerjeve dhe kohëzgjatja e tyre e cila është reduktuar dukshëm në çdo situatë të motit
Shërbimi ndaj klientit, i cili është shpejtuar si edhe është modernizuar duke e informuar atë në kohë reale dhe në kanale të ndryshme komunikimi.

Por siç edhe përmendëm më sipër, tashmë OSHEE e ka hedhur pas atë të shkuar të vitit 2013 e më parë, dhe është duke punuar për përmirësimin e mëtejshëm dhe modernizimin e aktivitetit të saj, për të kapur sa më shpejt nivelet e shoqërive të shpërndarjes dhe shitjes së energjisë në vendet më të zhvilluara të rajonit si Kroacia, Serbia, Greqia, etj.

Pritshmëritë

Sa i përket nivelit të Humbjeve, ato pritet të zbresin në nivelin e 24.5%, Arkëtimet do të vijojnë të jenë mbi Planin e Rimëkëmbjes në nivelin e 97%, ndërkohë që OSHEE do të vijojë me Planin e Investimeve edhe për këtë vit në nivelin e 9 miliardë lekë, për të bërë të mundur që këto investime të japin efektin e tyre në vitin pasardhës 2019, me qëllim sigurimin e vijimësisë të përmirësimit të të gjithë treguesve të OSHEE-së.

Si parashikohet të jetë ecuria e kompanisë këtë vit, në drejtim të treguesve financiarë?

Rezultatet e arritura gjatë 6-mujorit të parë, si dhe parashikimet për 6-mujorin e dytë tregojnë se edhe 2018-a do të jetë një vit pozitiv për OSHEE-në në të gjithë treguesit e saj, dhe në disa tregues si Kostot e Energjisë do të jetë dukshëm më mirë se viti 2017, kjo si rezultat i prodhimit të energjisë në nivele të konsiderueshme nga furnitori primar i OSHEE që është KESH sh.a.

Sa i përket nivelit të Humbjeve, ato pritet të zbresin në nivelin e 24.5%, Arkëtimet do të vijojnë të jenë mbi Planin e Rimëkëmbjes në nivelin e 97%, ndërkohë që OSHEE do të vijojë me Planin e Investimeve edhe për këtë vit në nivelin e 9 miliardë lekë, për të bërë të mundur që këto investime të japin efektin e tyre në vitin pasardhës 2019, me qëllim sigurimin e vijimësisë të përmirësimit të të gjithë treguesve të OSHEE-së.

14 Shtator

Sezoni turistik, përgjysmuam defektet dhe rritëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike

N1 – Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%
D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%

SAIDI – Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%
SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%

Operatori i Shpërndarjes saë Energjisë Elektrike, OSHEE Sh.A, ka kryer analizën e menaxhimit të situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik qershor-gusht 2018.
Nga të dhënat e analizuara, krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, kompania OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit siç njihet ndryshe SAIDI dhe SAIFI.
Duhet të theksojmë se ndryshe nga një vit më parë, ky sezon turistik u shoqërua me mot jo të mirë cka solli probleme në rrjetin shpërndarës.
Megjithatë, masat e marra që në fillim të nisjes së sezonit turistik nga Divizioni i Shpërndarjes në kompaninë OSHEE kanë ofruar një furnizim më të mirë me energji elektrike të zonave bregdetare të Velipojës, Shëngjinit, Rrilës, Durrësit, Divjakës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, brenda parametrave optimalë në përputhje me rregulloren e cilësisë.

Kryerja e punimeve të planifikuara që në fillim të këtij viti si:
• Rikonstruksioni i rrjetit (remontet)
• Investimet në NST, fidera, shtylla dhe kabina
• organizimi i gadishmërisë me 1800 punonjës
kanë dhënë impak në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Me nisjen e sezonit turistik, kompania OSHEE bëri publike numrat e kontaktit të dispecerive rajonale ku abonentët mund të drejtonin ankesat e tyre në lidhje me defektet në rrjetin elektrik.
Raportimi në kohë reale si dhe bashkëpunimi abonent – OSHEE dha rezultat në përgjysmimin e kohës së zgjidhjes të defektit.

Shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren duke u angazhuar maksimalisht në riparimin sa më të shpejtë të defekteve që u shfaqën në rrjet, ishte një tjetër masë që dha rezultat efikas në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare.

Koha e riparimit të defektit (mesatare)
Viti 2017 – 54.7 minuta
Viti 2018 – 26.6 minuta

26 Gusht

Dy mjete përplasen me shtyllat elektrike të segmentit Radhimë-Orikum, lënë pa energji zonën

Dy raste të papërgjegjshmërisë së drejtuesve të automjeteve kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Radhimës dh Orikumit, ditën e djeshme.
Incidenti i parë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit ku një makinë goditi shtyllën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 3, duke lene pa energji elektrike një pjesë të Orikumit.
Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes së tij (punonjësit e OSHEE nuk kanë gjetur njeri në makinë).
OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e dëmit.
Po dje, rreth orës 16:10, fideri 3 Radhimë doli jashtë pune për shkak të përplasjes së një mjeti me shtyllën e tensionit të mesëm në segmentin e linjës Radhimë – Orikum.
Me dy rastet e djeshme, shkon në 3 numri i incidente të ndodhura në zonën e Radhimës në një hark kohor brenda pak ditësh.

23 Gusht

Defekti në transformatorin e ARMO në Ballsh, OSHEE nis rikonstruksionin e linjës 35kV Ciflig- Pobrat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE sh.a, prej datës 15 gusht është njohur me problemin e avarisë në transformatorin e fuqisë 110/35/6kV të Ballshit në pronësi të subjektit IRTC.

Ky defekt i rëndë la pa energji
• Pikën shpërndarëse të qytetit të Ballshit nga e cila furnizohen gjithë përdoruesit e OSHEE për qytetin e Ballshit
• Nstacionin e POCEMIT 35/6 privat dhe që është pronë e ARMOS ( IRTC ) nga e cila furnizohen me energji elektrike pompat e ujit të pijshëm të qytetit –Kontraktorë të OSHEE
Pompat e ujit të Uzinës, pronë e ARMOS
Konsumatorëve të fshatrave përrreth dhe ato të ALBPETROL të cilët janë kontraktore të OSHEE

Nga ana e saj, OSHEE sqaron se:
Menjëherë pas konstatimit të avarisë në transformator, pronë e “IRTC privat” në pronësi të ARMO-S, mori masat masat tekniko-organizative për të mbuluar gjithë kërkesën për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve te saj që furnizoheshin ne skemë normale nga ky transformator i subjektit privat i cili në origjinë është trashëgimi industriale e ish-Kombinatit të Përpunimit .

Kështu, fillimisht u vendos shpërndarja e ngarkesës në linjën 35kV L30-9 e cila ka kapacitet të limituar transmetimi si dhe në linjat 6/10kV të N/stacioneve transformuese 35/6 kV – Patos, Matkë etj, për të ndihmuar indirekt në mosngarkimin e linjës L 30-9.
OSHEE po monitoron dhe kontrollon ngarkesën e linjës L 30-9 dhe në rastet kritike ka vendosur orare kufizimi për të mos dëmtuar linjën mbi kapacitetin e lejuar të saj.
Gjithashtu, OSHEE mori masa të menjëhershme për furnizimin me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së vecantë
• Duke i dhënë prioritet Pompave të Ujësjellësit, spitaleve e ambulancave të qytetit dhe zonave përreth, si dhe zonës së Naftës dhe Albpetrolit
• Duke përdorur sistemin e menaxhimit me rotacion të linjave ne rastet kur kerkesa për konsum energji rritet mbi atë të lejuarin.

Një tjetër masë e rëndësishme që ndërmori OSHEE, për të përballuar fluksin e ngarkesës së konsumit që mbulohej nga transformatori privat, është rikonstruksioni i linjës 35 kV Ciflig- Pobrat, për të përballuar situatat e ndryshme që krijohen me rritjen e kërkesës për konsum energjie për periudhën në vijueshmëri.

Ky rikonstruksion do ti vijë në ndihmë rishpërndarjes së flukseve të konsumit të energjisë për bizneset që furnizohen në linjën 35 kV në këtë zonë, duke eliminuar plotësisht kufizimet e energjisë që mund të shkaktohen nga mbingarkesa në rrjet apo dëmtimet që mund të ndodhin në linjat e tjera nga ndryshimet klimatike të motit gjatë kësaj periudhe.

Kompania OSHEE sqaron se për zbatimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për furnizimin cilësor me energji të zonës së Ballshit e fshatrave përreth, ka angazhuar në terren brigadat e punonjësve të saj të cilët po punojnë intensivisht për përfundimin e rikonstruksionit të linjës 35 kV Ciflig- Pobrat brenda muajit gusht.
Së fundi, theksojmë se aktualisht në qytetin e Ballshit dhe zonat përreth nuk ka kufizime të energjisë elektrike.

22 Gusht

Dëmtim rrjeti nga privati/ OSHEE rikthen energjinë në Orikum dhe Himarë

bb

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të mungesës së energjisë elektrike, të shkaktuara nga palë të treta.

Konkretisht, dje në orën 16:45 u dëmtua fideri nr 2 në Nst Himara 1, si rezultat i këputjes së përcjellësit në pjesën e një degëzimi të një subjekti privat (në fshatin Iljaz), edhe si shkak i kohës së keqe me shtrëngata shiu.
Pa energji mbeti një pjesë e Vunoit deri në Potam.

Ndërkohë sot, rreth orës 10:00, u dëmtua rrjeti TM i fiderit nr. 3, Nst Rradhimë, nga një firmë private ndërtimi, duke lënë pa energji elektrike qytetin e Orikumit.

Tjetër rast u regjistrua po sot, në Tiranë, ku mësohet se është dëmtuar fideri nr. 28, Nst Kashar, nga ana e Ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës së Kamzës.

Falë gatishmërisë në terren, grupet operative të OSHEE-së morën masa të menjëhershme, duke bërë të mundur rikthimin brenda kohës së shkurtër të energjisë elektrike.

16 Gusht

Hetimi/Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit në Lezhë (emrat)

Ekipet e verifikim-matjes ne terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkoder kane “goditur” dje gjate pasdites nje grup te strukturuar organizatoresh ndërmjet punonjesve te OSHEE Lezhe dhe subjekteve, me pasoja te renda te vepres penale: vjedhje e energjise elektrike duke manipuluar matesin.

Hetimi zbuloi se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.
Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke.

Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.

Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.

OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin

Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.
Hoteli1