Back
09 Janar

Defekt në nënstacion, disa zona pa energji në Vlorë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për avarinë e ndodhur në N/Stacionin Vlora 1, e dëmtuar Tr-3 sot më datë 09.01.2015.

Si pasojë e saj, kanë mbetur pa energji disa zona në rrethin e Vlorës: Lagja” Kushtrimi”; ”11 Janari”; ”Bestrovë ” ; ” Lirime” ; ”15 Tetori”; ” Partizani” ; ” 24 Maji ”; Hajro Cakeri, Nartë ; Zvërnec

Brigadat e avarive po punojnë për riparimin e defektit.

09 Janar

OSHEE shton sportelet për pagesat dhe shërbimin ndaj klientit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në kuadër të vendosjes së ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike në vend dhe sensibilizimit të klientëve tariforë për pagesën e faturës së energjisë elektrike, përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, ka marrë masa të vazhdueshme për të përballuar fluksin në sportelet e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK).

Duke qenë se afati final për aplikimin e skemave lehtësuese është 28 Shkurti, numri i qytetarëve pranë sporteleve të OSHEE-së në Tiranë dhe rrethe ka ardhur në rritje. Për të përballuar këtë fluks, kompania ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.

Deri më tani, OSHEE ka shtuar 28 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë territorin. Në Tiranë, ku edhe fluksi është i lartë, janë hapur 8 KNK të reja, duke e çuar numrin në total për këtë rajon në 21 qendra.


Kliko këtu për materialin e plotë

08 Janar

OSHEE: Normalizohet brenda 48 orëve situata në zonën e Librazhdit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po vazhdon puna intensive në terren për rikthimin e plotë të energjisë në zonat e thella juglindore duke riparuar defektet e shkaktuara nga kushtet e përkeqësuara atmosferike të ditëve të fundit.
150 punonjës të OSHEE-së, të organizuar në 22 grupe kanë punuar në terren duke mundësuar ditën e sotme rikthimin e energjisë elektrike edhe për 310 abonentë të tjerë, pas zëvendësimit të dy transformatorëve që ishin djegur.
Po gjatë ditës së sotme, po ndërhyhet në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e nesërme për 1000 abonentë të tjerë.
Në kushtet e rrugëve të zena nga bora dhe ngricat të cilat përbëjnë vështirësi për të shkuar në kabinat dhe linjat me difekt, kompania OSHEE ka angazhuar 1 buldozer dhe 4 fadroma të mëdha. Këto mjete janë  angazhuar për hapjen e 43 km rrugë çka do të krijojë mundësinë për të shkuar mjetet e punës për eleminimin e difekteve në 25 km linjë 10kV.
Strukturat e OSHEE-së në zonën e Librazhdit informojnë se pas ndërhyrjeve që do të kryhen, brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia edhe për 2200 abonentë të këtyre zonave.
OSHEE gjen rastin të falënderojë drejtuesit dhe banorët e komunave Qendër, Stebleve dhe Stravaj që kanë punuar në mbështetje të punojësve të kompanisë për eleminimin e këtyre defekteve

08 Janar

Remonti në nënstacione, kufizim energjie në disa zona të Tiranës

Si pasojë e remonteve që po kryen  në  N/Stacionin 35/6 kV Zogu Zi, nga data 06.01.2015  në orën  23:30 të mbrëmjes dhe deri në datën 07.01.2015 në orën 04:00, është ndërprerë energjia elektrike për zonën që furnizohet me energji nga ky nënstacion.
Specialistët e  Drejtorisë TL Qendër po punojnë  në demontimin e Tr 5.6 MVA, 35/6 kV  dhe zëvendësimin me Tr 10 MVA.
Pa energji janë dhe  Fidrat Nr1,3,4,6,7.
Sqarojmë se disa nga fidrat e mësipërme do të furnizohen nga Seksionimi ana 6 kV.
Zonat pa energji  në qytetin  Tiranë  /  Rr.”Bab Rexha”;  Rr.
”Muhamet Gjallesa”;  Rr.”Kongresi Lushnjës”; Rr.”Ndre Mjeda”;
UEM-I; Fabrika e Biskotave;   Rr.”Mine Peza”;Rr.”Manastiri Ri”;
Rr.”Don Bosko”; Rr. DURRESIT;
Zona rreth Pallatit Sporti Partizani;  Zona ish-shkolla e Partisë;  Zona
reth Pallatit – Kulturës;   Ambulanca qendrore.
Veç njoftimit të dhënë nga Zyra Shtypit, Drejtoria Rajonale Tiranë, për konsumatorët e rëndësishëm ti rinjoftojë përsëri mbi ndërprerjen e energjisë.

05 Janar

Njoftim Punesimi për vendin vakant të Audituesit të Brendshëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bazuar mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, shpall procedurën e konkurimit për vendin vakant të Audituesit të Brendshëm.


Kliko këtu për materialin e plotë

04 Janar

OSHEE, masat për furnizimin në zonat e prekura nga moti i keq

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z.Adrian Çela inspektoi nga afër zonat e mbetura pa energji elektrike për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Për shkak të bllokimit të rrugëve, grupet e OSHEE e kishin të pamundur të dërgonin bazën material për lidhjen e energjisë, duke sjellë vështirësi në menaxhimin e situatës.
Me ndihmën e dëgeve të tjera të OSHEE në rrethe, u morën masa për stabilizimin e situatës dhe për t’i dhënë fund mungesës së energjisë elektrike në zonat e prekura, sidomos në fshatrat e Librazhdit.

Gjatë inspektimit, z.Çela, i shoqëruar nga stafi i zonës dha këtë prononcim për mediat:

“Siç e shikoni, jemi këtu në fshatin Gizavesh, komuna Qendër ku situata paraqitet më e agravuar. Kemi marrë masat dhe kemi sjellë brigadat e emergjencës nga zona të ndryshme të vendit si Durrësi, Shkodra apo Fieri, të cilat janë në mbështetje të brigadave lokale këtu. Veprimet tona po mbështeten dhe nga banorët e zonës të cilët po na ndihmojnë. Po punohet në një situatë ku i ftohti është ekstrem dhe priten edhe reshje të tjera dëbore.
Në këtë zonë ka patur shumë dëmtime në linja dhe pas dy ditësh punë intensive presim që sot këtu të rikthehet energjia. Në të njëjtën formë do të vazhdojmë edhe në zonën e Përrenjasit. Kjo është pjesa e cila mund të cilësohet më problematikja në gjithë territorin e vendit.
Në rang vendi në total, numri i abonentëve që nuk kanë energji është rreth 6-7 mijë (nga 1.18 milionë abonentë), pra më pak se 1% e abonentëve. OSHEE po bën përpjekjet maksimale për të mundësuar rikthimin e energjisë brenda ditës së sotme dhe të nesërme.

Cilat janë vështirësitë me të cilat jeni hasur më së tepërmi?

Ju po e shikoni vet të ftohtin këtu. Nga koha e keqe, bora dhe temperaturat e ulëta janë shkëputur me dhjetëra kilometra linja të energjisë elektrike të tensionit të ulët dhe të mesëm. Po punohet edhe në zona ku ende nuk janë të zhbllokuara nga bora, ku jo vetëm mjetet, por edhe njerëzit po arrijnë me shumë vështirësi për të dërguar shtyllat dhe ngritur ato. Dua ta theksoj, kemi gjetur mbështetjen e banorëve të këtyre zonave që po na vinë në ndihmë dhe po na bëjnë prezente edhe problematikat që kanë.
Nga ana tjetër, i bëj një thirrje edhe opozitës që t’i mbështesë këta njerëz dhe mjaft më me thirrje politike. Këtu jemi në kushtet e një moti ekstrem dhe një sistemi që është i amortizuar me vite e vite dhe nuk është investuar. Të kërkosh që për një muaj apo për një vit të sistemohet gjithëçka ku për vite është neglizhuar është një hipokrizi maksimale.

OSHEE thekson se nën kushtet e përkeqësuara të motit, deri në minus 20 gradë celcius në disa zona, ka mundur të sigurojë një reagim të shpejtë ndaj avarive të shfaqura në sistemin e furnizimit me energji elektrike.
Plani i masave të miratuara pak ditë para festave të fundit vuri në gatishmëri rreth 3000 punonjës, pajisje dhe logjistikë, për t’i bërë ballë një situate të agravuar për shkak të kushteve atmosferike, 30 mm borë dhe shpejtësi ere deri në 25 km/h, që dëmtoi mbi 250 km kabëll dhe rrëzoi 370 shtylla.

 

admin 1 librazhd 2

31 Dhjetor

PLANI I MASAVE PËR GADISHMERINË GJATË DITËVE TË VITIT TË RI

Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të jetë në gatishmëri gjatë ditës së festës të fundvitit dhe ditëve të para të Vitit të Ri 2015, për të siguruar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin.
Kompania ka vendosur në gadishmëri rreth 3 mijë punonjës, të cilët do të kordinohen mes tyre sipas një skenari masash për të gjitha linjat dhe nënstacionet, 24 orë në 24.
Gjithashtu, shoqëria i bën thirrje konsumatorëve, sipas mundësive, të shmangin oraret e ngarkesës së përdorimit të energjisë, për të minimizuar kështu probabilitetin e ndodhjes së avarive.

23 Dhjetor

Njoftim Punësimi për vendin vakant të Drejtorit të Auditit të Brendshëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bazuar mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, shpall procedurën e konkurimit për vendin vakant të Drejtorit të Auditit të Brendshëm.


Kliko këtu për materialin e plotë

23 Dhjetor

Njoftim Punesimi për vendin vakant të Ekspertit Teknik pranë Zyrës së Auditit të Brendshëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bazuar mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, shpall procedurën e konkurimit për vendin vakant të Ekspertit Teknik pranë Zyrës së Auditit të Brendshëm.


Kliko këtu për materialin e plotë