Back
26 Shkurt

THIRRJE PËR REGJISTRIM NË PROCEDURAT E SHITJES SË TEPRICAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË TREG TË PARREGULLUAR NGA FURNIZUESI I TREGUT TË LIRË SH.A.

Shoqëria Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A./OSHEE Group (në vijim FTL SH.A), regjistruar në 30.03.2018 në Rregjistrin Tregtar të mbajtur pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS L81530029T, është krijuar nga Asamblea e Përgjithshme “OSHEE” SH.A. në zbatim të Urdhërit Nr. 157, datë 12.02.2018 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë “Mbi krijimin e tri shoqërive të kontrolluara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A”.

“FTL” SH.A. është licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, respektivisht me Vendimin Nr. 198, date 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike” dhe Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018 “Mbi licencimin e shoqërisë Furnizuesi i Tregut të Lirë  SH.A. në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike”.

Në zbatim të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 883, datë 27.12.2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 244, datë 30.03.2016 “Kushtet për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar, Vendimit të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Nr. 24, datë 10.02.2020 “Mbi procedurën e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A.”, shoqëria “FTL” SH.A. ju fton të merrni pjesë në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar.

Për regjistrimin si pjesëmarrës në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar nga “FTL” SH.A. duhet të plotësoni “Formularin e Regjistrimit”, si dhe të depozitoni në “FTL” SH.A dokumentacionin e nevojshëm ligjor-administrativ si më poshtë:

  1. dokumentacionin që vërteton regjistrimin e shoqërisë në regjistrat përkatës tregtar gjyqësor të shtetit përkatës në të cilin shoqëria është regjistruar;
  2. licencën për tregtimin/ furnizimin e energjisë elektrike të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse;
  3. dokumentacionin e lëshuar nga institucionet kompetente të shtetit përkatës të cilët vërtetojnë se:
  4. subjekti i licencuar nuk është në proces likujdimi/falimentimi dhe kapitalet/asetet e tij nuk janë objekt i procedurave përmbarimore;
  5. subjekti i licencuar dhe administratori nuk janë dënuar nga gjykata dhe as nuk ndiqen penalisht për shkelje penale për çështje që lidhen me aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike apo vepra të tjera penale (pjesëmarrje në organizata kriminale, korrupsion, mashtrim, pastrim parash, falsifikim, shpërdorim detyre, vjedhje, pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe veprat penale në fushën e falimentit);
  6. subjekti i licencuar ka përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqerore/ shëndetsore në perputhje me legjislacionin e shtetit përkatës;
  7. pasqyrat financiare të subjektit të licencuar të vitit të fundit janë të certifikuara sipas rregullave të shtetit përkatës ku shoqëria ushtron aktivitetin.

Pas regjistrimit në regjistrin e pjesëmarrësve “FTL” SH.A. do ju dërgojë ftesë/ofertë për pjesëmarrje në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në treg të parregulluar.

Vendimi-i-Bordit-të-ERE-Nr.-24-dt.-10.02.2020-dhe-Rregullat-e-Pergjithshme-te-organizimit-te-aktivitetit-tregtar

25 Prill

Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për klientët 35kV për muajin Prill 2019, do të jetë 13.67 Lekë/kwh

featured blerja
Operatori i Shpërndarjes së Energjiseë Elektrike (OSHEE Sh.A), informon se se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për klientët 35 kV nga Furnizuesi i Mundësisë së fundit i llogaritur për muajin Prill 2019 në zbatim të Vendimit 144 datë 25.06.2018 mbi rishikimin e “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit” neni 8 i rishikuar i “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit” miratuar me vendimin nr.201 datë 04.12.2017 të Bordit të ERE-s, do të jetë 13.67 Lekë/kwh.

19 Qershor

Qershor 2018, Tarifa për Klientët 35kV sipas Vendimit të ERE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) në funksionin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, bazuar mbi rregulloren dhe aktet ligjore në fuqi, do të furnizojë klientët në nivelin e tensionit 35 kV për muajin Qershor 2018, në përputhje me vendimin e ERE-s.

Klikoni më poshtë për materialin e plotë

Qershor_Çmimi I energjise aktive per kwh leke pa tvsh

17 Tetor

Njoftim Publik – Vende Vakante, 11 Drejtoritë Rajonale

10463763_1669637866593573_4612221182247865584_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor Rajonal” të drejtorive rajonale, përkatësisht në:
Drejtoritë Rajonale

1. Drejtoria Rajonale Tiranë
2. Drejtoria Rajonale Durrës
3. Drejtoria Rajonale Elbasan
4. Drejtoria Rajonale Gjirokastër
5. Drejtoria Rajonale Korçë
6. Drejtoria Rajonale Shkodër
7. Drejtoria Rajonale Fier
8. Drejtoria Rajonale Berat
9. Drejtoria Rajonale Burrel
10. Njësia Kukës
11. Njësia Vlorë

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMIT

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor Rajonal”:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në shkenca: inxhinierike / ekonomike / juridike;
b. Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
c. Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
d. Njohje e mirë e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
e. Aftësi shumë të mira kompjuterike;
f. Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
g. Aftësi shumë të mira pune në ekip;
h. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë vitit të fundit ku ka punuar;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
b. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1 (bashkëlidhur);
c. Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
d. Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;

Kujdes! Mos dorëzimi dokumenteve të mësipërm është kusht skualifikues.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

a. Ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”;
b. Bazat e menaxhimit dhe administrimit financiar;
c. Konceptet bazë të kontratës së shpërndarjes dhe furnizimit;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a. Platformën për zhvillimin e rajonit ku aplikon;
b. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin për të cilin aplikon;
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për pozicionin ku aplikon;

Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. Afati i dorëzimit të aplikimeve: 06 Nëntor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi nga sekretaria e Komisionit të vlerësimit ad hoc.

Komisioni i vlerësimit ad hoc do të përbëhet nga:

i. Përfaqësues i OSHEE Sh.A.;
ii. Një përfaqësues nga Universiteti i Tiranës;
iii. Menaxheri i një sipërmarrjeje të suksesshme;
iv. Një përfaqësues nga Enti Rregullator i Energjisë;
v. Një përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

Më shumë informacion mund të gjeni në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al, të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike www.oshee.al, si dhe në ueb të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.energjia.gov.al

Klikoni këtu për të shkarkuar formën e aplikimit

06 Shkurt

KËRKESË PËR RIALOKIM NË TARIFËN E SHËRBIMIT TË SHPËRNDARJES NË NIVEL TENSIONI 35KV PËR VITIN 2017


Kliko ketu per materialin e plote

02 Shkurt

Njoftim për Shitjen e pasurive të paluajtshme “Fabrikën e Tullave”

Njoftim për Shitjen e pasurive të paluajtshme “Fabrikën e Tullave” në Allprenaj, Lushnje, të shoqërisë Volalba sh.p.k, subjekt në proçedurë falimentimi:

1. Pasuritë objekt shitje janë:

a) 15 pasuri të llojit truall, ndërtesë “fabrika e tullave”, në adresën; Allprenaj, Lushnjë si vijon:
• Pasuri nr. 182/47, Vol. 3, fq. 225, 2580 m2, e llojit Truall dhe 2580 m2 e llojit Ndërtesë.
• Pasuri nr. 182/45 Vol. 3, fq. 221, 14790 m2, e llojit Truall
• Pasuri nr. 182/43, Vol. 3, fq. 223, 14790 m2, e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/42, Vol. 3, fq. 192, 27723 m2, e llojit Truall
• Pasuri nr. 182/41, Vol. 3, fq. 191, 81 m2, e llojit Truall dhe 81 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/40, Vol. 3, fq. 190, 577 m2, e llojit Truall dhe 577 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/39, Vol. 3, fq. 189, 1168 m2, e llojit Truall dhe 1168 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/38, Vol. 3, fq. 188, 216 m2, e llojit Truall dhe 216 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/37, Vol. 3, fq. 187, 965 m2, e llojit Truall dhe 965 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/36, Vol. 3, fq. 186, 200 m2, e llojit Truall dhe 200 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/35, Vol. 3, fq. 185, 615 m2, e llojit Truall dhe 615 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/34, Vol. 3, fq. 184, 172 m2, e llojit Truall dhe 172 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/33, Vol. 3, fq. 183, 333 m2, e llojit Truall dhe 333 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/32, Vol. 3, fq. 182, 468 m2, e llojit Truall dhe 468 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/29, Vol. 3, fq. 179, 555 m2, e llojit Truall dhe 555 m2 e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/28, Vol. 3, fq. 178, 333 m2, e llojit Truall
• Pasuri nr. 182/23, Vol. 3, fq. 173, 624 m2, e llojit Truall
• Pasuri nr. 182/22, Vol. 3, fq. 172, 333 m2, e llojit Ndërtesë
• Pasuri nr. 182/17, Vol. 3, fq. 167, 624 m2, e llojit Ndërtesë

b) 1 pasuri në adresën Dushk, Lushnje, si vijon:
• Pasuri nr. 245/22, zk. 1582, me sip. 1000 m2 e llojit Truall dhe 70 m2 e llojit Ndërtesë me çmim shitje 560.595 Lekë (të reja)

Shitja do të realizohet nëpërmjet Ankandit të Hapur

2. Subjektet e interesuara mund të njihen me asetet në Fshatin Allprenaj, Lushnje ose në faqen e internetit http://www.volalba.com.

3. Ftohen subjektet e interesuara të paraqesin ofertat me zarf të mbyllur në adresën e Administratores së Falimentit, Rr. “Panorama”, Pll. “Sara-El”, Shk. 1, Pranë. ZVRPP, Tiranë-Albania ose gjatë zhvillimit të ankandit.

4. Depozita për pjesëmarrjen në shitjen e sendit është 20% e vlerës së sendit dhe duhet depozituar në llogarinë nr. 401015877 401015877CLPRCLALLT8ALL, IBAN: AL3720511210015877CLPRCLALLT në Bankën Kombëtare Tregtare (Tiranë-Albania). Mandati i depozitës duhet paraqitur në zyrën e administratores së falimentimit në adresë. Rr. “Panorama”, Pll. “Sara-El”, Shk. 1, Pranë. ZVRPP, Tiranë-Albania

5. Oferta paraqitet në përputhje me pikën V, të standartit nr 5, të”Standarteve Kombëtare për Administrimin e Masës së Falimentit” miratuar me VKM nr. 124 datë. 06.12.2013. Do te shpallet fitues , pjesëmarrësi ofertues qe ofron vlerën më të lartë në favor të autoritetit shitës për blerjen e objektit të shpallur për shitje.

6. Fituesi i ankandit është i detyruar të paguajë çmimin e shitjes jo më vonë se 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës së shitjes.

7. Rimbursimi i depozitave për pjesmarrësit në ankand do të realizohet brenda 8 ditëve kalendarike nga data e zhvillimit të ankandit përveç blerësit të deklaruar dhe ofertuesit të dytë më të lartë.

8. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentet e ankandit. Për çdo informacion mund të kontaktohet në adresën e sipërshënuar të administratores së falimentit.

14 Nëntor

Rezultati Financiar i 9-mujorit i 2016 për OSHEE


Publikimi i “Rezultatit Financiar për 9-mujorin e parë 2016 të OSHEE”

Kliko ketu per raportin e plote