Back

Mbi Furnizuesin e tregut të lirë

“Furnizuesi i tregut të Lirë” SH.A., është një shoqëri aksionere që ushtron veprimtarinë e saj tregtare konform legjislacionit shqiptar, në fushën e blerjes, shitjes, menaxhimit të energjisë dhe operimin në tregun e lirë etj, në përputhje me kushtet e licencës për tregtim me energji elektrike Nr. 423, Seria F – 18 (miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018, i ndryshuar) dhe me kushtet e licencës për furnizim me energji elektrike Nr. 422, Seria T – 18 (miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me Vendimin Nr. 198, datë 03.09.2018, i ndryshuar).

Furnizimi i klientëve me energji elektrike në treg të parregulluar nga shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” Sh.a, e cila ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me kushtet e licencës për furnizim me energji elektrike Nr. 423, Seria F – 18 (miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018) është e nevojshme zbatimi i “Rregullores mbi kushtet e përgjithshme të shërbimit të furnizimit me energji elektrike për klientin fundor” të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 203 datë 18.12.2017, si dhe monitorimin e konsumit, arkëtimeve dhe ankesave për një numër të madh klientësh.