Mbi Furnizuesin e tregut të lirë
“Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A., është një shoqëri aksionere që ushtron veprimtarinë e saj tregtare konform legjislacionit shqiptar, në fushën e blerjes, shitjes, menaxhimit e grupit të saj balancues dhe operimin në tregun e lirë etj, në përputhje me kushtet e licencës për tregtim me energji elektrike Nr. 422, Seria T18/ T23 (miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me Vendimin Nr. 198, datë 03.09.2018, i ndryshuar me Vendimin Nr. 189, date 06.06.2023) dhe me kushtet e licencës për furnizim me energji elektrike Nr. 423, Seria F18/F23 (miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike me Vendimin Nr. 199, datë 03.09.2018, i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, date 04.04.2023).
Për furnizimin e klientëve me energji elektrike në treg të parregulluar nga shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A., është e nevojshme zbatimi i “Rregullores mbi kushtet e përgjithshme të shërbimit të furnizimit me energji elektrike për klientin fundor” të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s Nr. 203 datë 18.12.2017, si dhe monitorimi i konsumit, arkëtimeve dhe ankesave të klientëve.
1- Ligj per tregtaret dhe shoqerite tregtare, Nr. 9901, date 14.04.2008 i përditësuar
2- Ligji Nr. 59, date 18.06.2026 – Per sektorin e energjise elektrike
4- Rregullore e Tregtimit te Energjise Elektrike e KESH sh.a
5- Vendimi ERE_Nr. 24, dt 10.2.2020
6- Vendim ERE_Nr.202, dt 02.12.2020
7- VENDIM ERE_NR.37, dt 11.02.2021
8- VENDIM ERE_NR.101, dt16.04.2021
9- Urdher Nr. 28, date 18.01.2021 – Udherrefyes per hapjen e tregut dhe de-rregullimin
10- Urdher Nr. 50, date 07.04.2023 – Udherrefyes per hapjen e tregut dhe de-rregullimin
11- Urdher Nr. 217, date 29.12.2023 – Udherrefyes per hapjen e tregut dhe de-rregullimin
12- Urdhër Nr. 322, datë 30.12.2024 – Udherrefyes per hapjen e tregut dhe de-rregullimin
