VENDIM
Nr.97 Date 27.10.2014
PER LICENSIMIN E SHOQERISE OPERATORI I
SHPERNDARJES TE ENERGJISE ELEKTRIKE SH.A NE
AKTIVITETIN E FURNIZUESIT PUBLIK ME PAKICE TE
ENERGJISE ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 9 dhe 13, pika 1, germa ç, të Ligjit Nr. 9072, datë
22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar, neneve 4 pika 1 germa e, 5, pika 1 germa e, 13, 14 të “Rregullores për proçedurat e liçensimit, modifikimit, transferimit te plote/te pjesshëm dhe rinovimit te licensave”, të miratuar me Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr.108, datë 09.09.2008, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 27.10.2014, mbasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sh.a për Licensimin ne Aktivitetin e Furnizuesit Publik me Pakice te Energjisë Elektrike
Konstatoi:
• Paraqitjen përgjithësisht te dokumentacionit nga Operatori i Shpërndarjes
se Energjisë Elektrike sh.a siç kërkohet nga “Rregullorja për proçedurat e
liçensimit, modifikimit, transferimit te plote/te pjesshëm dhe rinovimit te
licensave”, Bordi i Komisionerëve te ERE-s
VENDOSI :
1. Te licencoj ne aktivitetin e Furnizuesit Publik me Pakice te Energjisë Elektrike shoqërinë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sh.a
(OSHEE) për një afat 5 vjeçar.