VKM Nr. 125 Per miratimin e planit te rimekembjes e sektorit te energjise elektrike
VENDIM
Nr. 125, datë 11.2.2015
PËR MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË PËRCAKTIMIT TË TARIFAVE FIKSE TË ENERGJISË, PËR VITIN 2015, QË DO T’U PAGUHEN PRODHUESVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HIDROCENTRALET
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15, pika 1, e 27, pika 2, të ligjit nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Metodologjia e përcaktimit të tarifave fikse të energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet, për periudhën 1.1.2015 -31.12.2015, do të jetë si më poshtë:
“Çmimi i shitjes” (lekë/kWh), është çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kWh, x koeficientin 1.24, x normën mesatare të këmbimit euro/lekë për vitin e fundit.
– Me çmim mesatar të vitit përkatës së bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike kuptohet çmimi vjetor mesatar i ponderuar, final i shlyerjes (final settlement price) së energjisë elektrike në bazë (baseload), i produkteve të livruara në segmentin e Kontratave Fizike të së Ardhmes (Physical Futures – PhF) të bursës së Hungarisë (HUPX), ashtu siç publikohet në Raportin Vjetor (Physical Futures Annual Report) të këtij segmenti, për vitin 2014.