VKM Nr. 198 Per percaktimin e shumave te shuarjes me kompensim te detyrimeve ndermjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore

VENDIM
Nr. 198, datë 3.4.2014
PËR MIRATIMIN E SHUMAVE TË SHUARJES ME KOMPENSIM TË DETYRIMEVE NDËRMJET INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE JOBUXHETORE QË FINANCOHEN
NGA BUXHETI, KESH SHA-SË,
“CEZ SHPËRNDARJE” SHA-SË DHE MINISTRISË SË FINANCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 514 e në vijim, të ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministrit të Financave dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve të krijuara, të njohura dhe të rakorduara ndërmjet palëve, sipas përcaktimeve të mëposhtme:
a) Institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, të përcaktuara në aneksin nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, kanë rakorduar detyrimet e energjisë elektrike (në kolonën total, debi e pranuar), të krijuara deri më 31.12.2013. Këto detyrime ndaj shoqërisë “CEZ Shpërndarje” të shuhen deri në vlerën 4 447 019 092 (katër miliardë e katërqind e dyzet e shtatë milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë. “CEZ Shpërndarje” sh.a., në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje.


Kliko këtu për materialin e plotë