Pavarësisht motit të pafavorshëm, në kushtet e temperaturave deri në minus 15 gradë celcius në disa zona të vendit, strukturat e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vijiuar punën maksimalisht për t’iu përgjigjur nevojave emergjente për furnizim me energji aty ku janë konstatuar probleme.
Kompania OSHEE ka nje impenjim maksimal si me personelin dhe makinerite ashtu dhe me bashkepunimin si me Kompanine OST ne nderhyrjet ne Rajonin Korçe ashtu dhe me Emergjencat Civile.
Megjithë punën e bërë nga Kompania OSHEE, me bazë materiale emergjence, me grupe pune, brigade avarie, etj, është rikthyer energjia elektrike në disa zona të cilat kanë qenë në gjendje avarie (fshatra të Qarkut Korçë, Dibër, Kukës ,Berat dhe Elbasan), megjithatë situata paraqitet e rënduar në disa zona të thella malore.
Aktualisht nuk kanë energji elektrike zonat si më poshtë:
Në rajonin e Elbasanit, në Librazhd, komuna Orenje, e cila ka 15 km linjë të dëmtuar, në komunën Hotolisht, Polis dhe komuna Lunik. Në Përrenjas, nuk kanë energji elektrike komunat Rajcë (fshtrat Leshnje dhe Gjanç), Stravaj dhe Mokër.
Në rajonin e Korçës, komunat Moglicë, Mollas (fshtrat Panarit, Trebickë dhe Laboc) dhe Lozhan.
Në rajonin Burrel, komuna Gollobordë, pa energji 4 fshtra.
Në rajonin Kukës, komuna Zapot. Jashtë pune Degzimi Kalis që furnizon 5 fshatra të Kukesit, Kalis-Çaj, si dhe 3 fshatra të tjerë që furnizohen nga fidri i Lekbibaj: Shalca, Palçi dhe Brinca, ku rrugët janë të bllokuar nga bora.
OSHEE është duke monitoruar situatën dhe raporton se gjendja paraqitet më e stabilizuar.



d) Implementimi i Sistemit Converge (sistem për leximin e matësave në distancë), ky sistem merrej si shërbim dhe pas ndërprerjes së tij nga CEZ Albania është kontaktuar dhe negociuar me kompaninë që ofron këtë sistem për leximin e matësave në distancë dhe kemi realizuar implementimin e tij. Leximet e matësave (Converge) të subjekteve të mëdha duke filluar nga muaji gusht 2013 do të lexohen online nëpërmjet këtij sistemi.
g) Monitorim Online i Automjeteve (GPS), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. tashmë ka vendosur një sistem monitorimi online të të gjithë automjeteve të saj me qëllim kontrollin dhe monitorimin e lëvizjes së tyre, me këtë sistem Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. do të ketë një shfrytëzimin maksimal dhe korrekt të resurseve të saj. Me këtë sistem në çdo kohë mund të përcaktohet vendndodhja e ekipit të punonjësve dhe lëvizjet ditore të tyre.
– Per te permiresuar funizimin me energji elektrike te zones jugore te qytetit Sarande, nga N/Stacioni 110/20 kV “Qafe Gjashte ” parashikohet te dalin fiderat F6 dhe F7, me tesion 20 kV, me kabell alumini me izolacion XLPE dhe seksion 3x(lxl85) mm2.