Kerkohen 2 Specialist në Degë Teknike në Njësinë Shijak me kohë të plotë.
Për më shumë Hap Profilin
Kerkohen 2 Specialist në Degë Teknike në Njësinë Shijak me kohë të plotë.
Për më shumë Hap Profilin
Deklaratë e administratorit të përgjithshëm, z.Adrian Çela!
Përshëndetje,
Jam sot përpara jush për të njoftuar se kemi filluar shpalljen e vendeve vakante të pozicioneve të ndryshme pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
I bëj thirrje të gjithë inxhinierëve, elektricistëve, specialistëve të mesëm e të lartë në fushën e energjisë elektrike të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të OSHEE.
Për këtë qëllim, ne kemi vënë në funksion një portal special online permes të cilit mund të bëhen aplikimet. Për çdo vend vakant kemi publikuar specifikimin e përshkrimit të detyrës që ofrohet dhe çdokush që është i interesuar të jetë pjesë e ekipit të OSHEE, i përkushtuar, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka pozicioni të aplikojë përmes faqes zyrtare www.oshee.al.
Ne kemi ngritur komisionet e rekrutimit, të cilët do të administrojnë CV-të që do të ngarkohen në faqen e internetit nga aplikantët. Procedurat për të aplikuar janë të qarta, të shpallura në faqen e internetit.
Theksoj edhe një herë që në OSHEE do të gjejnë vend për të punuar vetëm ata që janë të bindur për misionin tonë të reformës kundër abuzimeve, vjedhjes së energjisë dhe të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore.
Përfitoj sërish nga rasti për të falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët shqiptarë që po përgjigjen pozitivisht duke paguar detyrimin e tyre për energjinë elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informon opinionin publik se pas kontrollit në sistem të kontratave individuale të 385 drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore rezultoi se 122 prej tyre janë debitorë.
Siç u komunikua dhe nga OSHEE në fundjavën e shkuar, këta drejtues vendorë zotëronin 166 kontrata, çka do të thotë se disa prej tyre kanë më shumë se sa një kontratë debitore me kompaninë.
Në kuadër të këtij procesi verifikimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se që prej ditës së shtunë është ndërprerë energjia për 83 kontrata debitore, prej të cilave është rilidhur më pas në 42 raste, pasi u likujdua debia në arkat e kompanisë. Sipas të dhënave të deri mbrëmjes së të dielës, për 41 kontrata që u përkasin 33 drejtuesve vendorë, energjia vazhdon të jetë e shkëputur deri në shlyerjen e detyrimeve të mbartura ndaj Operatorit të Shpërndarjes.
OSHEE sqaron se për 83 kontrata të tjera janë nënshkruar aktmarrëveshjet për shlyerjen e debive me këste, ashtu sikurse në një pjesë prej tyre është likujduar e gjithë shuma e detyrimit.
Gjatë ditës së dielë, në arkat e OSHEE-së janë arkëtuar 10 milionë lekë të reja detyrime të mbartura nga kontratat individuale të drejtuesve të njësive vendore.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të rivendosur disiplinën e pagesave dhe për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me energjinë elektrike.
Siç është paralajmëruar dhe publikisht, për rastet që nuk do të shlyejnë detyrimet apo nuk do të lidhin aktmarrëveshje, OSHEE-ja do t’i drejtohet Këshillit të Ministrave për marrjen e masave të mëtejshme deri në shkarkimin e këtyre drejtuesve të njësive vendore.
Deklaratë e administratorit të OSHEE, z.Adrian Çela, dhënë për mediat: Të dhënat e deritanishme që vijnë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë janë tejet inkurajuese dhe tregojnë se, numri i konsumatorëve të ndërgjegjësuar për të paguar në mënyrë të rregullt energjinë elektrike të harxhuar, është me një rritje të panjohur në njëzet vjet me radhë, gjatë të cilëve fatkeqësisht ka pasur vetëm rënie.Dua të veçoj dhe të përshëndes rastin e rrethit të Tropojës, ku mesatarisht energjia e paguar ishte 3 milionë lekë të reja në muaj.
Vetëm në 12 ditët e para të dhjetorit, në Tropojë janë arkëtuar 26 milionë lekë të reja.
Çka tregon se edhe në qarkun e Tropojës ku pagesa e energjisë ishte në nivelin më të ulët, sot kemi një situatë të re me qytetarë të cilët po i bashkohen kësaj përpjekjeje të madhe kombëtare në të mirë të vendit, familjeve, fëmijëve tanë.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Damian Gjiknuri, deklaroi sot para mediave se performanca e OSHEE ka ndryshuar pozitivisht, duke sjellë një rritje të arkëtimeve deri në 40 milionë dollarë më shumë, për periudhën janar-nëntor 2014, në raport me vitin 2013. Rrjedhimisht, falë arkëtimeve të larta, OSHEE ka mundur të reduktojë humbjet, të cilat në nëntor ishin 32.8 nga 42% që regjistrohej në nëntorin e 2013-s.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se Drejtoria e Tensionit të Lartë, Juglindje, do të kryejë remont të Fiderave 10 kV në N/Stacionin Pogradec në datat 10.12.2014 deri më 12.12.2014, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Për të garantuar kushte sigurie gjatë punimeve do të stakohet energjia elektrike në Pogradec, më konkretisht në lagjen nr.5, lagjen Nr.3, ”Trikotazhi”, Komuna ”Buçimas”(një pjesë), Zona Tushemishtit, Hidrovori i Tushemishtit, ujësjellësi Pogradec, etj.
Vendim i Këshillit Mbikqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)
Në mbledhjen e tij të datës 26.11.2014, Këshilli Mbikqyrës i OSHEE-së mori në shqyrtim propozimin e ardhur nga Shoqëria OSHEE sh.a, lidhur me kushtet lehtësuese që do të zbatohen ndaj konsumatorëve familjarë të cilët ekzekutojnë detyrimet e prapambetura nga vitet e kaluara.
[su_spacer size=”5″]
Vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Shpërndarjes
së Energjisë Elektrike (OSHEE)
[su_spacer size=”25″]
Në mbledhjen e tij të datës 26.11.2014, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së mori në shqyrtim propozimin e ardhur nga Shoqëria OSHEE sh.a, lidhur me kushtet lehtësuese që do të zbatohen ndaj konsumatorëve familjarë të cilët ekzekutojnë detyrimet e prapambetura nga vitet e kaluara.
Duke shqyrtuar me kujdes këtë propozim, duke marrë në konsideratë nivelin e të ardhurave mesatare të familjeve shqiptare dhe gjendjen e tyre sociale, Këshilli vendosi sa më poshtë:
1. Të gjithë konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi.
2. Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, Shoqëria nuk do të llogarisë më kamatë vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.
3. Shoqëria do të marrë masa që të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2,500 lekë në muaj.
4. Përjashtimisht, për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1,000 lekë në muaj.
5. Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në nivelin prej 80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatëvonesa. Kjo mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 Mars 2015.
6. Kushtet e mësipërme nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë, nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shoqërinë OSHEE sh.a. Në këtë rast, ndaj këtyre konsumatorëve do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës.
Ky vendim hyn në fuqi në datën 01.12.2014.
Ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 338 date 19.03.2008 ”Per miratimin e Modelit te Tregut te Energjise Elektrike” (i ndryshuar), si dhe ne baze te Vendimit Nr. 9 date 06.02.2014 te Entit Rregullator te Energjise “Rregullat dhe proçedurat e blerjes nga KESH sh.a. te energjise elektrike”, miratuar me vendimin Nr.30, date 23.03.2011, te Bordit te Komisionereve te ERE-s., dhe ne zbatim te urdherit te Titullarit te Autoritetit Bleres per zhvillimin e procedures se blerjes me subjekt “Per blerjen e energjise elektrike per periudhen 01.12.2014 – 31.12.2014”, Komisioni i Blerjes se energjise elektrike zhvilloi proceduren e blerjes se energjise elektrike duke ftuar te marrin pjese shoqerite tregtare dhe prodhuese per te paraqitur ofertat e tyre.
Në zbatim të vendimit Nr. 9 date 06.02.2014 dhe pikës 2, të nenit 9 dhe nenit 19 të “Rregullave dhe Procedurave të blerjes së energjisë elektrike nga tregtaret vendas dhe te huaj” të miratuara me vendimin Nr. 30, datë 23.03.2011, i Bordit të Komisionerëve të ERE-s, bashkëlidhur ftesa dhe kontrata për “Blerje te energjise elektrike për periudhën 01.12.2014 – 31.12.2014”.