Back
09 Janar

Defekt në nënstacion, disa zona pa energji në Vlorë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për avarinë e ndodhur në N/Stacionin Vlora 1, e dëmtuar Tr-3 sot më datë 09.01.2015.

Si pasojë e saj, kanë mbetur pa energji disa zona në rrethin e Vlorës: Lagja” Kushtrimi”; ”11 Janari”; ”Bestrovë ” ; ” Lirime” ; ”15 Tetori”; ” Partizani” ; ” 24 Maji ”; Hajro Cakeri, Nartë ; Zvërnec

Brigadat e avarive po punojnë për riparimin e defektit.

09 Janar

OSHEE shton sportelet për pagesat dhe shërbimin ndaj klientit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në kuadër të vendosjes së ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike në vend dhe sensibilizimit të klientëve tariforë për pagesën e faturës së energjisë elektrike, përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, ka marrë masa të vazhdueshme për të përballuar fluksin në sportelet e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK).

Duke qenë se afati final për aplikimin e skemave lehtësuese është 28 Shkurti, numri i qytetarëve pranë sporteleve të OSHEE-së në Tiranë dhe rrethe ka ardhur në rritje. Për të përballuar këtë fluks, kompania ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.

Deri më tani, OSHEE ka shtuar 28 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë territorin. Në Tiranë, ku edhe fluksi është i lartë, janë hapur 8 KNK të reja, duke e çuar numrin në total për këtë rajon në 21 qendra.


Kliko këtu për materialin e plotë

08 Janar

OSHEE: Normalizohet brenda 48 orëve situata në zonën e Librazhdit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po vazhdon puna intensive në terren për rikthimin e plotë të energjisë në zonat e thella juglindore duke riparuar defektet e shkaktuara nga kushtet e përkeqësuara atmosferike të ditëve të fundit.
150 punonjës të OSHEE-së, të organizuar në 22 grupe kanë punuar në terren duke mundësuar ditën e sotme rikthimin e energjisë elektrike edhe për 310 abonentë të tjerë, pas zëvendësimit të dy transformatorëve që ishin djegur.
Po gjatë ditës së sotme, po ndërhyhet në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e nesërme për 1000 abonentë të tjerë.
Në kushtet e rrugëve të zena nga bora dhe ngricat të cilat përbëjnë vështirësi për të shkuar në kabinat dhe linjat me difekt, kompania OSHEE ka angazhuar 1 buldozer dhe 4 fadroma të mëdha. Këto mjete janë  angazhuar për hapjen e 43 km rrugë çka do të krijojë mundësinë për të shkuar mjetet e punës për eleminimin e difekteve në 25 km linjë 10kV.
Strukturat e OSHEE-së në zonën e Librazhdit informojnë se pas ndërhyrjeve që do të kryhen, brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia edhe për 2200 abonentë të këtyre zonave.
OSHEE gjen rastin të falënderojë drejtuesit dhe banorët e komunave Qendër, Stebleve dhe Stravaj që kanë punuar në mbështetje të punojësve të kompanisë për eleminimin e këtyre defekteve