Në zbatim të planit të posaçëm të masave për festat e fundvitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informon opinionin publik se po punon intensivisht në terren për të garantuar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin. Rreth 3 mijë punonjës të OSHEE-së janë angazhuar që prej datës 31 dhjetor 2014 në të gjithë territorin për të eleminuar avaritë në rrjet.
Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e mbingarkesës nga rritja e menjëhershme e konsumit të energjisë elektrike, ka patur zona ku është stakuar energjia për disa orë, me synim shmangien e pasojave më të rënda në rrjetin e shpërndarjes. Pas kalimit të orarit të pikut dhe shmangies së rrezikut, energjia është rikthyer në të gjitha zonat ku ka patur ndërprerje për shkak të ngarkesës.
Ndërkaq, rrjeti tejet i amortizuar ka krijuar problem në disa zona të thella ku vazhdohet të punohet nga grupet e OSHEE-së për të riparuar avaritë teknike. Kushtet e përkeqësuara atmosferike, ne temperature minus 15 grade kanë vështirësuar ndjeshëm punën e këtyre grupeve në terren për eleminimin e defekteve, kryesisht në zonat e thella veriore dhe juglindore. Në këto ndërhyrje në terren, OSHEE po bashkëpunon ngushtësisht me dispeçeritë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe me njësitë e Shtabit të Emergjencave Civile. Moti i keq solli per pasoje demtimin e rreth 60 shtyllave dhe 240 km linje te tensionit te mesem dhe te ulet.
Aktualisht, në Qarkun e Kukësit ka mungesë energjie në fshatrat Geghysen, Degë, Lekbibaj, Grykë Qaje, Kalisë, Topojan dhe Shishtavec. Po punohet në terren për të mundësuar rikthimin e energjisë elektrike dhe riparimin e defektit. Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.
Në Qarkun e Elbasanit është pjesërisht jashtë pune fideri që furnizon me energji Labinotin; në Përrenjas fideri I Stravajt është jashtë pune; në Rrajcë janë jashtë pune 5 kabina; në Qukës është jashtë pune një kabinë. Në zonën e Librazhdit fideri i Lunikut është pjesërisht në punë dhe po punohet ndërkaq në fiderin që furnizon Hotolishtin, Kodovjatin, Cerrujën, Pishajt dhe Poroçanin.Për eleminimin e këtyre avarive po punohet intensivisht në terren nga grupet e OSHEE-së. Pjesa tjetër e Qarkut ka furnizim normal me energji elektrike.
Në Qarkun e Korçës është pa energji fidri që furnizon Cangonjin për shkak të një defekti në nënstacion dhe rrjetin e tensionit të ulët. Në zonën e Pogradecit mungon energjia përrreth 200 konsumatorë ndërsa në Ersekë janë pa energji rreth 100 konsumatorë në fshatin Panarit ku është vështirësuar ndërhyrja për shkak të bllokimit të rrugës. Në Korçë ka probleme me furnizimin me energjinë komunat Lozhan, Lekas dhe Moglicë. Grupet e OSHEE-së janë në terren për të mundësuar rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjen rastin ti kërkojë ndjesë konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë ndërsa angazhohet se duke nisur nga ky vit do të zbatohet një plan konkret investimesh me synim përmirësimin teknik të rrjetit, shmangien e defekteve dhe rritjen e kapaciteteve të shpërndarjes.
Shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të jetë në gatishmëri gjatë ditës së festës të fundvitit dhe ditëve të para të Vitit të Ri 2015, për të siguruar mbulimin me energji elektrike në të gjithë vendin.
Kompania ka vendosur në gadishmëri rreth 3 mijë punonjës, të cilët do të kordinohen mes tyre sipas një skenari masash për të gjitha linjat dhe nënstacionet, 24 orë në 24.
Gjithashtu, shoqëria i bën thirrje konsumatorëve, sipas mundësive, të shmangin oraret e ngarkesës së përdorimit të energjisë, për të minimizuar kështu probabilitetin e ndodhjes së avarive.
Sherbimet qe ofrohen ne qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit si dhe dokumentacionin e caktuar qe nevojitet per kerkesat apo ankesat e Klientit
Si me poshte gjeni te listuara te gjitha shërbimet që ofrohen në Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit, si dhe dokumentacionin e caktuar që nevojitet për kërkesat apo ankesat e klientëve.
Keto qendra jane pikat kryesore te kontaktit qe klientet kane me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a dhe kane per qellim te ofrojne zgjidhje te problemeve dhe kerkesave te tyre.
a) Sistemi i faturimit (Billing), që më parë merrej shërbim dhe mirëmbahej nga kompani e huaj. Sot, ky sistem mirëmbahet dhe zhvillohet nga DTI në Shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. Janë përmirësuar të gjithë modulet e sistemit ndër të cilat veçojmë: përllogaritje automatike e debisë dhe kamatës së abonentëve në kohë reale, detajimi i saktë dhe shfaqja e dallueshme e të gjithë informacionit (faturim, arkëtim), zhvillim dhe integrim i sistemit të ankesave në sistemin e Billingut. Është rikonceptuar i gjithë procesi i gjenerimit dhe printimit të faturave, me qëllim shmangien e vonesave në shperndarjen e tyre.
b) Sistemi myAvis (sistem për regjistrimet e leximeve në terren nga lexuesit), Sot, realizojmë identifikimin nëpërmjet koordinatave të vendndodhjes së lexuesit në momentin e leximit të matësave, rifreskimi ditor i Sistemit të Faturimit (Billing) me të dhënat e reja të regjistruara nga lexuesit.
c) Implementim i Sistemit Financiar SAP, ky sistem më përpara merrej si shërbim nga CEZ Albania dhe në një kohë rekord si dhe me kosto shumë të ulët është implementuar dhe vënë në funksion ky sistem financiar bashkëkohor.
d) Implementimi i Sistemit Converge (sistem për leximin e matësave në distancë), ky sistem merrej si shërbim dhe pas ndërprerjes së tij nga CEZ Albania është kontaktuar dhe negociuar me kompaninë që ofron këtë sistem për leximin e matësave në distancë dhe kemi realizuar implementimin e tij. Leximet e matësave (Converge) të subjekteve të mëdha duke filluar nga muaji gusht 2013 do të lexohen online nëpërmjet këtij sistemi.
e) Në kuadrin e transparencës me Abonentët, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ka vendosur Online sistemet dhe shërbimet:
- Shërbimi i Faturës Online, abonenti në çdo moment dhe në kohë reale mund të informohet për të gjithë historikun e tij të detyrimeve, pagesave si dhe të printojë faturat në sistemin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a.
- Shërbimi i Ankesave Online, abonentët mund të bëjnë online kërkesë apo ankesë në lidhje me shërbimet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. ofron.
- Sistem Informimi me SMS (nr. 069 41 40 000), nëpërmjet këtij sistemi abonentët mund të realizojnë kërkesë/ankesë, mund të informohen për vlerën e faturës së fundit të tyre, detyrimin që ata kanë në sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. si dhe mund të marrin fjalëkalimin për sistemin e faturës online (për abonentët që kanë akses për faturën online).
- Dërgimi i tekstit “F” apo “FATURE” do t’u informojë për vlerën e faturës aktuale
- Dërgimi i tekstit “D” apo “DEBI” do t’u informojë për vlerën aktuale të debisë
- Dërgimi i tekstit “P” apo “PASSWORD” do t’u informojë për fjalëkalimin tuaj në modulin online të informacionit.
- Çdo tekst tjetër i ardhur edhe nga qytetarët që nuk kanë akses online, do të konsiderohet automatikisht kërkesë/ankesë.
f) Posta Shqiptare si dhe Bankat Online, posta si të gjithë bankat e nivelit të dytë të cilat kanë akt-marrveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., janë të lidhura online dhe shkëmbejnë në formë elektronike online të gjithë pagesat e faturave. I gjithë informacioni në kohë reale mund të konsultohet direkt nga abonentët online në Shërbimin e Faturës Online.
g) Monitorim Online i Automjeteve (GPS), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. tashmë ka vendosur një sistem monitorimi online të të gjithë automjeteve të saj me qëllim kontrollin dhe monitorimin e lëvizjes së tyre, me këtë sistem Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. do të ketë një shfrytëzimin maksimal dhe korrekt të resurseve të saj. Me këtë sistem në çdo kohë mund të përcaktohet vendndodhja e ekipit të punonjësve dhe lëvizjet ditore të tyre.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit (KNK) si dhe sportelet e pagesës së faturave të energjisë elektrike do të jenë të hapura edhe më datën 25 dhjetor.
Pavarësisht ditës festive, kompania do të vijojë normalisht punën, për t’iu gjendur pranë abonentëve të saj dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, në lidhje me ankesat dhe pagesat e faturave.
Gjithashtu, në gatishmëri do të jenë të gjithë grupet e punës, përfshi edhe ata të kontrollit, të cilët do të vijojnë verifikimet në terren për lidhjet e paligjshme.
Ndërkohë, kompania është duke punuar për të zgjeruar sportelet e shërbimit, ku deri më tani për muajin dhjetor, janë hapur 11 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit, si dhe po planifikohen edhe 21 të tjera, në rang vendi.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bazuar mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, shpall procedurën e konkurimit për vendin vakant të Drejtorit të Auditit të Brendshëm.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bazuar mbi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, shpall procedurën e konkurimit për vendin vakant të Ekspertit Teknik pranë Zyrës së Auditit të Brendshëm.
Pas një analize të hollësishme, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Drejtoria e Durrësit, nisi një aksion të gjërë kontrolli në qytetin e Krujës, rajon ky problematik me mospagesën e energjisë elektrike.
Aksioni i verifikimit dhe kontrollit u përqëndrua te kabinat që furnizojnë qëndrën e qytetit. Pas matjeve përkatëse, rezultuan anomali te sasitë e raportuara të energjisë.
Kështu, në bashkëpunim me policinë e shtetit, strukturat e Krujës, pas informimit nga OSHEE, bën të mundur identifikimin e tre rasteve, që vidhnin energjinë elektrike, përmes lidhjeve të dyfishta.
Për pasojë, u arrestuan shtetasit, Avdi Vathi, Enver Shullazi dhe Luan Hoxha, pronarë subjektesh private.
Aksioni po vijon ende, ndërsa është shtrirë edhe në rrethinat e qytetit.
– Per te permiresuar funizimin me energji elektrike te zones jugore te qytetit Sarande, nga N/Stacioni 110/20 kV “Qafe Gjashte ” parashikohet te dalin fiderat F6 dhe F7, me tesion 20 kV, me kabell alumini me izolacion XLPE dhe seksion 3x(lxl85) mm2.
-Kokat e daljes se fiderave do te lidhen ne celat OLM-6 dhe OLM-7 te seksionit te pare.
-Nga pika “A” N/Stacioni deri ne piken “B”(ne nderprerjen e rruges “Skenderbeu” me rrugen “N.Bezhani” te dy fiderat do te kalojne ne te njejten trase.aksi i te ciles te kaloje 1.5ml nga buza e trotuarit ne drejtim te aksit te rruges.
-Traseja nga pika “B” deri te K-16/F-6 eshte e gjitha shkemb dhe e paasfaltuar. Por do kalohet ne segmenter te cilat ne planin urbani stik te Qytetit jane mige ose shkallare (sipas projektit)
-Ndersa traseja e fiderit F-7 nga pika “B” deri ne fund tek kabina K-17/F-7 kalon e gjitha ne asfalt pasi eshte ne rrugen krysore te Burtintit dhe rruge dytesore te saj.
-Ne te gjitha rastet te zbatohen kushtet teknike te shtriijes se kabllove.
-Ne te gjitha kalimet e rrugeve kablli do te vendoset ne tubo plastike me parete te holla 0200 mm icilidote futet ne tubo celiku 0219mm, sipas specifikimeve te vendosura ne projekt, por gjithmone duke respektuar kushtet teknike ne fuqi
-Prerjet terthore per te gjitha rastet e trasese se kabllit, paraqiten ne kete flete projekti
-Gjate shtriijes se kabllit, te kontrollohet me sy gjendja e tij dhe ai te leshohet lehtesisht ne kanal. Kanali te pastrohet me perpara nga mbushjet -Te behet marketimi i kabllove ne kanal.
-Muftet bashkuese dhe kokat e kabllit te behen ne kushte te mira atmosferike. Mbi to te mos ushtrohen sforcime mekanike. Muftet te mbrohen e te sigurohen me tre shtresa me tulla, ne nje gjatesi 2 ml.
-Para fìllimit te punimeve te meren lejet e punimeve nga institicionet perkatese(Bashki, Komune, telecom, Ujesjelles, MKZ dhe Agjensia Rajonale e Mjedisit)
Kerkohen 2 Specialist në Degë Teknike në Njësinë Shijak me kohë të plotë.
Për më shumë Hap Profilin


