Back
23 Nëntor

VKM Nr. 198 Per percaktimin e shumave te shuarjes me kompensim te detyrimeve ndermjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore

VENDIM
Nr. 198, datë 3.4.2014
PËR MIRATIMIN E SHUMAVE TË SHUARJES ME KOMPENSIM TË DETYRIMEVE NDËRMJET INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE JOBUXHETORE QË FINANCOHEN
NGA BUXHETI, KESH SHA-SË,
“CEZ SHPËRNDARJE” SHA-SË DHE MINISTRISË SË FINANCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 514 e në vijim, të ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministrit të Financave dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve të krijuara, të njohura dhe të rakorduara ndërmjet palëve, sipas përcaktimeve të mëposhtme:
a) Institucionet buxhetore dhe institucionet që financohen nga buxheti, të përcaktuara në aneksin nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, kanë rakorduar detyrimet e energjisë elektrike (në kolonën total, debi e pranuar), të krijuara deri më 31.12.2013. Këto detyrime ndaj shoqërisë “CEZ Shpërndarje” të shuhen deri në vlerën 4 447 019 092 (katër miliardë e katërqind e dyzet e shtatë milionë e nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë. “CEZ Shpërndarje” sh.a., në cilësinë e kreditorit, jep pëlqimin për këtë shuarje.


Kliko këtu për materialin e plotë

23 Nëntor

VKM Nr. 482, Per fillimin e procedurave per shuarjen me kompensim te detyrimeve te banoreve te permbytur ne Zonen e Shkodres

VENDIM

Nr. 482, datë 5.6.2015

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KALIMIN DHE SHUARJEN ME KOMPENSIM TË DETYRIMEVE, NDËRMJET KESH, SHA-SË, OSHEE, SHA-SË DHE DISA BANORËVE TË PËRMBYTUR NË ZONËN E SHKODRËS, TË PËRCAKTUAR NË VENDIMIN NR.842, DATË 6.12.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERËS SË KOMPENSIMIT TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NË KULTURAT BUJQËSORE E NË BIZNESE NGA RESHJET E SHIUT DHE PËRMBYTJET NË QARKUN SHKODËR”

Në zbatim të nenit 100 të Kushtetutës, tënenit 7, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, të ndryshuar, dhe tëneneve 514 e në vijim, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e fillimit të procedurave të kalimit dhe shuarjes me kompensim të detyrimeve të krijuara, të njohura dhe rakorduara, mes palëve KESH, sh.a., OSHEE, sh.a., dhe banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, sipas përcak-timeve të mëposhtme:
a) Shoqëria OSHEE,sh.a., me qëllim realizimin e mekanizmit për shuarjen me kompensim të detyrimeve, pranon të zëvendë-sojë dhe të marrë përsipër një pjesë të detyrimeve që shoqëria KESH, sh.a. ka ndaj disa banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, të përcaktuar në vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompen-simit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun Shkodër”, sipas listës emërore të banorëve dhe vlerës së detyrimit, të paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, të pranuar nga banorët për zëvendësimin e debitorit dhe transferimin e detyrimit, nga KESH,sh.a.-ja tek OSHEE,sh.a.-ja;


Kliko këtu për materialin e plotë

28 Korrik

Aktet ligjore dhe nënligjore për vitin 2015

Aktet ligjore dhe nënligjore kryesore për vitin 2015, që kanë lidhje me sektorin e energjise:

 

–     Ligji Nr.43/2015, datë 30.04.2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”;

–     Ligji Nr. 170/2014, që ka ratifikuar Marrëveshjen e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë Elektrike;

–     Vendimi Nr.171, datë 25.02.2015, “Për miratimin e Planit të Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të Energjisë Elektrike”;

–     Vendim nr. 125, datë 11.2.2015 “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të tarifave fikse të energjisë, për vitin 2015, që do t’u paguhen prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”.

–     Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.718, datë 30.10.2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 1086, datë 14.12.2013, “Për krijimin e Task- Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljes të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, i ndryshuar;

–     Vendimi Nr. 198, datë 03.04.2014, “Për përcaktimin e shumave të shuarjes me kompensim të detyrimeve ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore që financohen nga buxheti, KESH Sh.A, ÇEZ Shpërndarje Sh.A dhe Ministrisë së Financave”;

–     Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 482, datë 05.06.2015, “Për fillimin e procedurave për kalimin dhe shuarjen me kompensim të detyrimeve, ndërmjet KESH, sha-së, OSHEE, sha-së dhe disa banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës, të përcaktuar në Vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarkun Shkodër”;

–     Ligj Nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”;

–     VKM Nr. 434, datë 20.05.2015, “Për përcaktimin e normativave për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit, transportimit, etj, të njohura për qëllime fiskale”;

–     VKM Nr. 81, datë 28.1.2015 “Për një ndryshim në vendimin Nr. 241, datë 31.3.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kryerjen, nga “Posta Shqiptare” sha, të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera, që janë në përputhje me veprimtarinë e kësaj poste, për institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, institucionet e tjera publike si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror”;

–     VKM  Nr. 387, date 06.05.2015 “Për rregullat për kontrollin e asgjësimit të PCB-ve/, çndotjen apo asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë PCB-ve dhe/ose asgjësimin e mbetjeve të PCB-ve”.

02 Qershor

Ligji nr. 9901 Per tregtaret dhe shoqerite tregtare

LIGJ

Nr.9901, datë 14.4.2008
PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

TITULLI I
DISPOZITA TË ZBATUESHME PËR TREGTARIN DHE SHOQËRITË TREGTARE

Neni 1
Objekti i ligjit, përkufizime, regjistrime të detyrueshme
1. Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqëritë aksionare.


Kliko këtu për materialin e plotë

02 Qershor

STATUTI OSHEE

STATUTI
i
Shoqërisë
OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE Sh.A.
(“Statuti”)
Neni 1
Shoqëria

1.1  Emri i Shoqërisë është “OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË
ELEKTRIKE” ( me akronimin OSHEE), e pasuar në mënyrë të pandashme nga shkurtimi “Sh.A.”, që përfaqeson formën e saj ligjore, në vijim referuar si “Shoqëria”.

1.2  Shoqëria është nje person juridik shqiptar që ka formën ligjore të shoqërisë aksionare me ofertë private, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9901, date 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqërite tregtare”, i ndryshuar ( “Ligji për Shoqëritë Tregtare”).

1.3  Aksionarët e Shoqërise gëzojnë përgjegjësi të kufizuar deri në kufirin e kontributit të tyre në kapitalin e Shoqërisë, të përfaqësuar nga aksionet.


Kliko këtu për materialin e plotë

02 Qershor

Vendimi nr. 96 Per licensimin e OSHEE per aktivitetin e shperndarjes se energjise elektrike

VENDIM
Nr.96 Date 27.10.2014

PER  LICENSIMIN E SHOQERISE OPERATORI I
SHPERNDARJES  TE ENERGJISE ELEKTRIKE SH.A NE
AKTIVITETIN E SHPERNDARJES TE ENERGJISE ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit  9  dhe 13,  pika 1, germa c, të Ligjit Nr. 9072, datë
22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar,  neneve 5, pika 1 germa
c, 13, 14 të “Rregullores për proçedurat e liçensimit, modifikimit, transferimit te
plote/te pjesshëm dhe rinovimit te licensave”, të miratuar me Vendimin e Bordit të
Komisionerëve nr.108, datë 09.09.2008, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator
të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 27.10.2014, mbasi shqyrtoi
kërkesën e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sh.a për
Licensimin ne Aktivitetin e Shpërndarjes te Energjisë Elektrike

Konstatoi:

– Paraqitjen pergjithesisht  te dokumentacionit nga Operatori i Shperndarjes
se Energjise Elektrike sh.a  sic kerkohet nga “Rregullorja për proçedurat e
liçensimit, modifikimit, transferimit te plote/te pjesshem dhe rinovimit te
licensave”,

Bordi i Komisionerëve te ERE-s

VENDOSI :

1. Te licensoj ne aktivitetin e shperndarjes te energjise elektrike shoqerine
Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike sh.a (OSHEE) per nje afat
30 vjeçar.


Kliko këtu për materialin e plotë

02 Qershor

Vendimi Nr. 97 Per licensimin e shoqerise OSHEE ne aktivitetin e furnizuesit publik me pakice te energjise elektrike

VENDIM

Nr.97 Date 27.10.2014
PER  LICENSIMIN E SHOQERISE OPERATORI I
SHPERNDARJES  TE ENERGJISE ELEKTRIKE SH.A NE
AKTIVITETIN E FURNIZUESIT PUBLIK ME PAKICE TE
ENERGJISE ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit  9  dhe 13,  pika 1, germa ç, të Ligjit Nr. 9072, datë
22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar,  neneve 4 pika 1 germa e, 5, pika 1 germa e, 13, 14 të “Rregullores për proçedurat e liçensimit, modifikimit, transferimit te plote/te pjesshëm dhe rinovimit te licensave”, të miratuar me Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr.108, datë 09.09.2008,  Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 27.10.2014, mbasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sh.a për Licensimin ne Aktivitetin e Furnizuesit Publik me Pakice  te Energjisë Elektrike

Konstatoi:

• Paraqitjen  përgjithësisht te dokumentacionit nga Operatori i Shpërndarjes
se Energjisë Elektrike sh.a  siç kërkohet nga “Rregullorja për proçedurat e
liçensimit, modifikimit, transferimit te plote/te pjesshëm dhe rinovimit te
licensave”, Bordi i Komisionerëve te ERE-s

VENDOSI :
1. Te licencoj ne aktivitetin e Furnizuesit Publik me Pakice te Energjisë Elektrike shoqërinë Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sh.a
(OSHEE)  për një afat 5 vjeçar.


Kliko këtu për materialin e plotë

02 Qershor

Akt themelimi OSSH

AKT THEMELIMI
I SHOQERISE ANONIME
“OPERATORI I SISTEMIT TE SHPERNDARJES”

Sot me 08/06/2007, ne Tirane u hartua ky akt themelimi nga z.Gjergj BOJAXHI, Drejtor i Pergjithshem I KESH sh.a., si perfaqesues i Aksionerit te Vetem, KESH sh.a. si me poshte vijon:

Neni 1
Themelimi dhe Emri i Shoqerise

Krijohet shoqeria anonime “Operator i Sistemit te Shperndarjes” me shkurtimin “OSSH” sha. Shoqeria do te zhvilloje aktivitetin e saj ne perputhje me legjislaclonin shqiptar ne fuqi dhe me Aktin e Themelimit e Statutin e saj.
Shoqeria e ka seline e saj ne Bllokun “Vasil Shanto”, Tirane, Shqiperi dhe mund te ushtroje aktivitetin e saj ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ashtu dhe jashte saj.
Shoqeria eshte person juridik i te drejtes shqiptare, Shoqeri Anonime pa Oferte Publike.


Kliko këtu për materialin e plotë

29 Gusht

Metodologjia e llogaritjes se demit ekonomik

Qëllimi
Qëllimi i kësaj Metodologjie është përcaktimi i dëmit ekonomik shkaktuar kompanisë së shpërndarjes nga ndërhyrjet e paligjshme.

Objekti
Kjo Metodologji do të jetë e zbatueshme në rastet kur një entitet i të caktuar me ligji duhet të llogarisë dëm ekonomik të shkaktuar prej ndërhyrje vetë paligjshme në rrjetin elektrik të kompanisë së shpërndarjes.


Kliko këtu për ligjin e plotë

25 Gusht

Per vendosjen e shoqerise CEZ Shperndarje sh.a., ne administrim te perkohshem

Vendim nr. 5 datë 21.01 .2013 për vendosjen e shoqerise CEZ Shperndarje sh.a., ne  administrim te perkohshem dhe emërimin e administratorit te shoqerise CEZ Shperndarje sh.a., në zbatim të vendimit te bordit te komisionerëve te ere nr. 4, date 21 janar2013, “per heqjen e licencave për aktivitetin e shpërndarjes te energjise elektrike dhe aktivitetit te furnizimit publik me pakice te energjise elektrike te shoqerise CEZ Shperndarje sh.a.


Kliko këtu për materialin e plotë